|
…10
Gjėrat qe urrej nė kėtė botė…
Gėzimi e lumturia janė tė pafund, dhimbja
ėshtė e pashmangshme dhe mes kėtyre dy
ndjenjave nuk ka semafor qė tė thotė:
“Ndal’’…
Jeta e njerėzve ėshtė si nje lojė shahu, ku
fati ėshtė Zot, mbi mbretėr e mbretėresha,
oficer me gjak aristokrati, kalores bujar e
ushtarė tė zotė, dhe me njė lėvizje, jeta
ose fati yt marshon drejt lumturisė ose
vdekjes…
Kjo eshte urrejtja e parė ndaj teje Botė, qė
njė njeriu i fal lumturi, harmoni dhe qetėsi
shpirtėrore e njė tjetri dhimbje e vetmi…
Urrej nėnat e pashpirt qė i lėnė femijėt e
tyre fillikat nė kėtė botė …Urrej tolerimin
tėnd qė ėshtė shterruar e tharė prej kohėsh,
tolerimi yt ka humbur bashkė me gėrmadhat e
Atlantikut … Urrej atė qė ti e quan tė mirė
t’i japėsh dikujt mė shumė e njė tjetri me
pak … Urrej kohėn qė kalon e s’mund ta
kthejmė pas…
Urrej egoizmin tėnd…Je ti botė mizore qė nuk
u fal njerėzve mirkuptimin e besimin tek
njeri-tjetri…Urrej ndarjet mes njerėzve
…Urrej rrugėt qe ti u jep njerėzve, njerit
njė stacion autobusi, por qė tė paktėn ka
njė destinacion, e njė tjetri i jep rrugėn
me anije nė detin e pafund e pa nje pike
ndalimi…
Urrej mėnyrat si ti i le gjėrat as nė qiell,
as nė tokė, por diku nė ajėr dhe thua:
’’Kujt ti djegi le ta mbaje…” Urrej
hipokrizinė, ajo qė tek njerezit nuk mungon
dhe ushqehet dita ditės…
Dhe gjėja e 10-tė qė urrej tek ti botė
mizore ėshtė vdekja qe ti ua jep njerėzve,
pa t’u dridhur qerpiku, pa menduar pėr
dhimbjen qė u fal atyre…Kėte botė te ligė e
bėjne njerėzit qė u nėnshtrohen tundimit e
joshjes pėr tė qenė me i miri …E mira nė
kėtė botė kthehet nė rrafshin imagjinar jo
real, dhe e keqja fshihet pas mimitizmit e
dėshirės pėr tė qėnė mbi tė tjerėt…
Elizabeta Dodaj
Klasa 9-b, Shkolla nr2
email:
beta.dodaj@yahoo.com
Rreshen.
|