REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Bashkia Rrėshen nė fokus tė prodhuesve tė energjisė me anė tė erės.

 Prej shumė vitesh nė vende tė ndryshme tė botws sipėrfaqe tė mėdha toke janė okupuar nga rrjeshta tė pa fundėm helikash, qė rrotullohen pa pushim nė varėsi tė shpejtėsisė sė erės. Ndonėse kėta lloj helikash shfaqim pamje tė bukura dhe mjaft madhėshtore, shpikėsit apo prodhuesit e tyre kanė menduar tė shfrytėzojnė erėn, kėtė dukuri tė zakonshme natyrore,  pėr tė prodhuar energji elektrike. Njė metodė e tillė ka rezultuar mjaft efektive, pasi ėshtė tejet ekologjike, dhe nuk kėrkon ndonjė energji tjetėr pėr ta konvertuar nė energji elektrike, siē ndodh me Tec-et etj.

Kompani tė ndryshme botėrore janė gjithnjė nė kėrkim tė vendeve ku shpejtėsia e erės dhe prezenca e saj ėshtė nė sa mė shumė muaj tė vitit. Nga studime tė ndryshme ėshtė provuar se edhe Shqipėria ėshtė nė listėn e atyre vendeve qė e ka njė resurs tė tillė. Madje dhe Mirdita ėshtė nė fokus tė kompanive qė identifikojnė ato pika ku mund tė vendosen tė tilla mjete, pėr prodhim tė energjisė elektrike.

Pikėrisht dy ditė mė parė nė bashkinė Rrėshen ėshtė paraqitur njė ekip specialistėsh kryesur nga z. Stefano Falkonio, konsulent pėr energjinė nė Itali. Ai ėshtė pritur nga kryetari i bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj. Specialisti italian pėr energjinė z. Falkonio, ka bėrė njė panoramw tė gjatė me elementė teknikė tė nismės sė kompanisė sė tij pėr tė investuar nė zonėn pėr rreth qyetit Rrėshen. Duke vijuar mė tej, z. Stefano tha se fillmisht kompania e tij ishte e gatshme pėr tė nisur njė investim paraprak qė tė sigurohemi nėse investimi pėrfundimtar tė jetė i mbrojtur nga ndonjė risk i mundshėm. Ai u ka kėrkuar tė pranishmėve qė tė japin sygjerimet e tyre si pėr zonat ku mund tė investohet dhe qė garantojnė njė proces normal tė mirfunksionimit tė tyre.

Nga ana e tij z. Gjon Dedaj e ka garantuar investitorin italian se nė Bashkinė Rrėshen do tė gjente klimėn e pėrshtatshme pėr njė bashkėpunim tė ngushtė nė kėtė drejtim, i cili do tė xhenerojė pėrfitime tė ndėrsjellta. Z. Dedaj e garantoi se ata nuk do tė paguanin asnjė taksė tė pa ligjshme, dhe se do tė nxiste administratėn (sektorin pėrkatės) pėr tė evidentuar zonėn dhe pronarėt e tyre.

Pas takimit grupi i specialistėve dhe konsulenti pėr energjinė z. Stefano Falconio kanė inspektuar disa zona nė fshatin Malaj dhe kurorėn e fshatit Bungaj, ku edhe pritet tė njoftohen rezultate pėr ecurinė e mėtejshme tė kėtij procesi.

A.   Ndoja.