|
Gjakmarrja….Problem pa
zgjidhje ?!
Eshte viti 2010. Shqipėria pretendon heqjen
e vizave dhe bashkimin e saj me familjen
europiane.
Por nė kėto 20 vite tranzicion ne jemi
pėrballur me shumė probleme sociale ende tė
pazgjidhura. Njė nga kėto ėshtė gjakmarrja,
e cila bazohėt ne ligjet kanunore, dhe kohwt
e fundit po zbatohet jo vetwm nw Mirditė,
por nė gjithė Shqipėrine. Kanuni i Lek
Dukagjinit ėshtė njė nga thesaret me te
ēmuara kulturės dhe historisė shqiptare,
pasi tregon se nė atė kohė kur ėshtė
krijuar (pra nė mesjetė ) shqiptarėt e
kishin “kushtetuten” e tyre por ai duhet
ruajtur muze, e jo te zbatohet sėrish pasi
ėshtė rikthim i nje epoke tashmė tė
tejkaluar.
Kjo
dukuri i ka rrėnjėt qė nė fund tė shekullit
te XV. Si nje krahinė autonome Mirdita
kishte pėr Kushtetutė, Kanunin. Shpejt ai
filloi te zbatohej nga e gjithė krahina e
Mirditės pasi ligjet qė kishte u
pershtateshin mentalitetit mirditor
Sipas antropologeve, kanuni nxjerr ne pah
cilėsi psikike tė shqiptareve si: Shpirti
rrebel e luftarak, mikpritjen, mbajtjen e
fjalės, respektin ndaj gruas etj…
Edhe pse kanė kaluar disa etapa nga koha
kur kanuni filloi te zbatohej, fatkeqėsisht
ai ka rilindur ne mendjet e shqiptareve. Me
e keqja eshte se ai ka pėsuar ndryshime,
pasi tashme ne kete “gjueti” janė pėrfshirė
gratė dhe fėmijet qė mė parė nuk pranoheshin
ne mėnyrė kategorike, madje ne disa raste
kanuni ka qene pretekst per zhvillimin e
kriminalistikės ne Shqipėri.
Shkak pėr kėtė rilindje kanė qenė edhe
varfėria, braktisja e arsimit dhe sidomos
dobėsimi i autoritetit te ligjit. Madje
shumė shqiptarė kanė harruar se nė
territoret ku jetojnė ekziston nje shtet
normal qe quhet Shqipėri, shtet i cili ka
kushtetuten e dhe ligjet e tij.
Pasojat?
Te pabesueshme, shumė shqiptarė jane
detyruar tė lėnė arsimin e tė mbyllen brenda
nė shtėpi pikėrisht pėr kėtė shkak. Madje
disa kanė kaluar tė gjithė fėmijerinė e tyre
tė mbyllur brenda katėr mureve.
Zgjidhja duket e pamundur pasi as populli
shqiptar nuk solidarizohet pėr te gjetur nje
zgjidhje, ndėrsa politikanėt harrojne t’a
shėnojne ne agjenden e tyre zgjidhjen e
ketij problem.
Ndėrkohė qė njė pjesė e fėmijeve shqiptare
studiojne e diplomohen jashte e brenda
vendit, ka disa fėmijė tė cilėt rrinė tėrė
ditėn prapa dritares duke pritur diten qe
makthi i tyre te mbaroje…………
Punoi: Erion Shtjefanaku
Klasa…………..Shkolla………………
email:
erioni_94@albaniaonline.com
|