REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Nė Mirditė & rreth e rrotull

-Promovohet libri me reportazhe i autorit Fatos Baxhaku-

  Nėn kujdesin e Bashkisė Rrėshen, Qendra kulturore dhe biblioteka publike Rrėshen organizuan promovimin e librit “Nė Mirditė & rreth e rrotull” tė autorit Fatos Baxhaku, i njohur si “peligrini” shtegtues i krahinave shqiptare me reportazhet e njohura tė tij si nė median e shkruar ashtu dhe atė vizive.

Veprimtaria u kurua nėn njė kujdes maksimal, dhe publiku pati rastin tė komunikonte me studiuesin dhe publicistin e njohur qė nga skena pėrballė tij. Me fjalė tė ngrohta ėshtė pritur autori Baxhaku nga Bardhok Gjikola qė ka hapur takimin,ndėrsa mė pas foli pėr librin,punė e bėrė nė median shqiptare dhe hulumtimet tipike tė autorit drejtuesi i gazetės SHQIP Bajram Peci, i cili ėshtė ndalur mė sė shumti nė mėnyrėn sesi autori krijon dhe pėrse lidhja e tij mund tė quhet gati gjenetike me Mirditėn.

Benet Koleka,drejtor i shtėpisė botuese PAPIRUS, theksoj faktin se autorė si Baxhaku, pėrbėjnė kėnaqėsi dhe pėr atw ent qė i boton ata,dhe ne si shtėpi botuese ndjehemi shumė mirė pėr faktin se botonim njė libėr me Mirditėn. Ėshtė njė libėr qė ėshtė pėlqyer qw nė stenda nė panairin e librit dhe se krijimtaria e Fatos Baxhakut pėrbėn njė lėndė interesante pėr t’u ndjekur si shembull nga ata qė e duan Shqipėrinė jo vetėm nė qendėr. Vladimri Myrtezaj, si piktor dhe kompozues i kopertinės,theksoj se lėnda mė ka dhėnė dorė pėr tė sjellė njė gjendje emocionale qė nė kopertinė tė njė libri qė gjithcka duket e ka nė lėvizje, meritė e autorit pėr tė sjellė njė pamje origjinale vizive si me foton, me shtegimin e tij prej peligrini dhe mėnyrėn e tė shkruarit. Myrtezaj pėrmendi nė mėnyrė tė vecantė dhe parathėnien e librit e sjellė me nje gjuhė tė thjeshte dhe tė pastėr, mendim estetik tė kėndshėm.

Ndue Dedaj theksoj se Fatos Baxhaku, autori i librit qė kemi nė dorė, nė kėto vite tė ngjeshura tranzicioni u kthye nė njė shtegtar tė palodhur tė udhėve shqiptare, shpesh tė rrėnuara nga braktisja, pėrherė me njė busull profesionale, pėr tė dhėnė thellėsisht njeriun dhe njerėzoren, si me shkrepjen fotografike dhe bllokun e shėnimeve, ashtu edhe me kamerėn e pasur e tė zhdėrvjelltė nė rastin e reportazheve televizive. Gjithnjė nė kėrkim tė gjurmėve tė qyteteve dhe qytetėrimeve tė kaluara, shtėpi mė shtėpi, muze e jo muze, sa ndonjėherė habitesh se si ėshtė e mundur qė nė dy faqe gazetė a nė tridhjetė minuta “Rrugėtim” televiziv tė ngėrthehet njė reliev social-historik i tėrė, njė kumt historie dhe bashkėkohėsie i gėrshetuar nė njė.

Pėrshėndetje tė vecantė pėr autorin pėrcolli kryebashkiaku Gjon Dedaj, duke kumtuar faktin se autori na ka mėsuar se si ta duam edhe mė tepėr Mirditėn. Baxhaku,si njė qėmtues i hollė i faktit dhe dhimbjes njerėzore, na zbulon hap pas hapi si askush udhėprshkrues tjetėr i ditėve tona nga njė copė Shqipėri, qė do e donte tė ishte shumė mė mirė. E gjitha vjen pėrmes njė proze qė ka edhe pėrmasėn e tė shkuarės. Ai vjen pėrmes kėtij libri si njė mirditor i urtė dhe  i dijshėm teksa ngulet nė historinė,nė traditėn,nė epikėn dhe mistikėn e kėsaj krahine qė nė momente tė rėndėsishme tė fatit tonė si komb ka determinuar pozitivisht pikėrisht fatet e tij.

pas autori ka kuvenduar me auditorin duke iu pėrgjigjur pyetjeve,e qė nė kėtė rast nuk kanė munguar falenderimet pėr kėtė punė tė paqme qė ai ka bėrė pėr Mirditėn. Preng Cub Lleshi ka dhuruar disa libra tė botuar nga ai ku vlen tė shėnohet Visari Leksikor i Mirditės,njė libėr studimor dhe njė tjetėr me poezi.

Dita kulturore me emrin e Baxhakut nė thelb,vazhdoj me njė kokteil nė sallėn e galerisė sė arteve dhe sallėn e muzeut atnografik tė ansamblit Mirdita, ku janė shkėmbyer mendime e debate tė lirshme,duke qenė njė impresion nė mes autorit, atyre qė e shoqėronin dhe lexuesve tė shumtė mirditorė.

Pasqyra e lėndės

Rrugės pėr n’Orosh

Atje ku lumi rrjedh nė tė kundėrt

Rrėsheni, qyteti qė lindi nga lart

Arkivoli nė fund tė minierės

Copėza Mirdite nė dimėr

Nė gjurmėt e njė prifti tė vjetėr

Pėr 1 Maj nė Kurbnesh

Nė Spaē, nė vendin e historive

Varfėri dhe shpresė nė anė tė rrugės sė madhe

Ndėrfana, nė zemėr tė Arbrit

Histori nga qyteti nė va

Ulėza, liqeni qė "s'bėzan"

Histori rreth kodrės "punk"

Nga superfosfati te Shna Ndou

Fshati me dy shenjtore

Puka, atje ku dimri vjen shpejt

Kallmeti, vendi i njė misteri tė kahershėm

Rrila e Lezhės, ose njė kthim pas 23 vjetėsh

Abaci dhe shenjtorė

Kapedanėt

Krahina me tri qendra

Arkivoli nė fund tė minierės

"Si mė shpėtoi burgu"

At Deda dhe njė "gjamė" 120-vjeēare

1954, policė tė hareshėm nė njė pėrrua

Histori nga Spaēi

Disa pranvera tė ndryshme

Gjermanėt shpėtojnė anglezėt nga shqiptarėt

Dy klerikė nė anė tė kėnetes

Por vjollca nuk ka

Zadrima e parė nga njė zadrimor

Njė mister i kahershėm

Fotografike

Parahyrja

A jeni, si jeni burra!

Pėr herė t’parė fjalen Mirditė duhet ta kem nigjue prej dajs tem, Vehbi Ēangės, gazetar shkodran. Prej tij, tash qė kujtohem, kam marrė plot e plot gjana, prej tė cilave edhe dishirin pėr tė shkrue e me takue sa ma shumė njerz. Ky dajė i mirė kishte nji vllam mirditor, Frrok Morinen. Nuk e di hala nėse ky ishte emni i tij i vėrtetė, sepse n’Shkodėr kishte ra me u mshehė pėr punė biografiet e pėr nji gjak tė vjetėr. Tė dy bashkė recitojshin me za t’ultė “Lahuten e Malcisė” n’anė tė Bunės a tė Drinit gjatė udhėtimeve tė tyne tė shpeshta ndėr katunet rreth Shkodrės.

Heren e fundit mirditorin e urtė e kam taku nė vorrimin e dajs, vllamit t’vet. Ishte 1995. Aj rrite vetėm, krejt i mpitė, me sytė e pėrhumun s’di se ku. Nuk dukej t’ishte nji njiri i plotė. Ma shumė ishte nji gjys njirit. Gjysa tjetėr porsa ishte kallė nėn dhe. Pėr herė t’parė pashė lot nė sytė e njenit qė nuk kishte qa qysh se ishte fmi. Vite ma vonė msova me trishtim t’pashoq se Frrokun e kishin vra nė nji pritė. Gjaksi i vjetėr ishte kujtu me e kry ritualin e lashtė. Kshtu e kam njoftė unė pėr herė tė parė Mirditen: epike, t’bukur, tė dhimshme, por edhe t’sertė e tė vėshtirė, njisoj si nji plakė kryenaltė e flokbardhė e cila, mas shumė pėrvojash t’vujtuna, nuk ka pse fal kėrkend.

Mandej, nė moshė t’rinisė, fati ma pruni qė tė kem nji shok tė ngushtė mirditor, Bardhok Gjikolėn prej Kurbneshit, me tė cilin kaluem bashkė katėr vjet jetė universitare. Prej Bardhokut mėsova tanė ato historina, por ma e randsishmja prej tė gjithave ishte se kuptova qysh herėt dinjitetin e pashoq mirditor, qė nė fakt pėrban ashtin e krejt historisė sė krahinės. E kshtu, hap mas hapit, kalova nga leximet ndėr libra tė kamotshėm nė takimet me njerėzit e Mirditės dhe tė krahinave rreth e rrotull.

Botimi i kėtij libri nuk do t’ishte kenė i mujtun pa ndihmėn e pashoqe qė mė ka dhanė miku i vjetėr, Ndue Dedaj. Nė listėn e gjatė tė “bashkautorve” tė kėtij libri ai xen vendin e parė. Falenderime tė posaēme ia kam pėr borxh po ashtu Zotit Gjon Dedaj, Kryetar i Bashkisė Rrėshen. Jo vetėm ma’asht gjetė n’krah me ndihmė konkrete gjatė udhėtimeve tė mija, por edhe m’asht tregu mik e kshilltar i pazėvendsushėm. Lista e miqve mirditorė qė duhen falenderu mund tė zgjatet pa fund, por unė do ta veēojsha t’madhin Marka Bardhi prej Kaēinarit, zemrėn e mirė tė t’cilit nuk kanė arritė me e thy as tranzicioni dhe as marrinat e tjera tė kohėve tona qė po u thojnė “moderne”. Mirditorėve si ai jau kam nji peng t’madh: nuk kam mujtė kurr me ba pėr ta aq shumė, sa kanė ba ata pėr mu. Ky libėr asht vetėm nji hap i vogel e i ndrojtun pėr me mujt me e shly sadopak kėt borxh mes burrash.

Fatos Baxhaku

N’Tiranė, 22 korrik 2009

Pėrgatiti: Gjergj Marku