REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Pėrfundon faza e tretė e “sistemim-asfaltim” tė rrugės Rrėshen-Kodėr-Rrėshen.

  Ka pėrfunduar faza e tretė e “Sistemim Asfaltim” pėr rrugėn qė lidh qytetin Rrėshen me fshatin Kodėr Rrėshen. Ėshtė hera e parė nė historinė e funksionit tė kėsaj rruge, qė  gjerėsia e saj ka prekur asfaltin, si njė mundėsi pėr levizjen sa mė komode tė banorėve tė kėti fshati, pėr tu lidhur me zonat urbane. Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm kjo rrugė qė nė shumicėn e tėrėsisė sė saj ėshtė malore dhe me kthesa tė shumta, jep njė pamje mjaft cilėsore. Tashmė asfalti gjarpėron nė kodrėn pėrballė qytetit pėr tė pėrfunduar nė hyrje tė fshatit Kodėr Rrėshen. Ėshtė faza vijuese e cila do ta shtyjė mė tej deri nė qėndėr tė fshatit, por qė pritet tė rinisė pas akordimit tė fondeve pėrkatėse. Megjithatė banorėt e kėtij fshati shprehen mjaft tė kėnaqur pėr pėrfundimin e fazės sė tretė pasi rrugė nė pėrqindjen mė tė madhe tė saj ofron konfort, cilėsi, e cila ndikon drejtpėrdrejt nė uljen e kostos sė udhėtimit pėr nė qytet. Nė kėtė rrugė kalojnė qindra banorė tė kėtij fshati i cili ruan njė numėr tė konsiderueshėm familjesh, pasi janė shumė tė pakta ato familje qė kanė lėvizur pėr tė migruar. Kjo edhe pėr faktin se toka nė kėtė fshat ėshtė shumė pjellore, ndėrsa rezervuari Malaj – 2, siguron ujin pėr vaditje pėr stinėn e ngrohtė tė verės. Po ashtu shumė banorė tė kėtij fshati, duke pasur qytetin shumė afėr, e madje janė pronarė tokash nė qytet, kanė ngritur bisneze tė shumta. Rruga e cila ka pėrfunduar pak ditė mė parė, ka siguruar njė udhėtim mjaft tė mirė dhe tė shpejtė edhe pėr nxėnėsit tė cilėt vijojnė mėsimin nė shkollat e qytetit.

Rruga!

 Tė dy fazat qė kanė realizuar asfaltimin e rrugės nga qyteti pėr nė hyrje tė fshatit janė realizuar nga firma “Kthella-Shpk” me president z. Pjetėr Nikolli. Sipas drejtuesit ligjor tė kėsaj firme, pėr realizimin e fazės sė tretė qė nis tek degėzimi i ish-repartit kundėr ajror dhe pėrfundonte nė tė hyrė tė fshatit, Bashkia Rrėshen ka vėnė nė dispozicion njė shumė prej 6462503 lekė. Sipėrfaqja e sistemuar dhe e shtruar mė asfalt ėshtė nė masėn 3128 m2, ndėrsa ėshtė realizuar mbushje nė njė sipėrfaqe prej 255 m2. Pėr ndėrtimin e plotė tė saj ėshtė pėrdorur rreth 156 m3 beton tė markės 200. pėr tė siguruar njė cilėsi tė konsiderueshme tė rrugės ėshtė ndėrtuar edhe bankina nė nėj sipėrfaqe prej 1125 m2. z. Nikolli shprehet se ėshtė bėrė kujdes i madh nė ndėrtimin e pritave nė tė ashtuquajturave zona tė rrezikshme, pasi njė pjesė e ekstremit tė rrugės kufizohet mė njė greminė majft tė madhe dhe me rrezikshmėri tė lartė.

A. Ndoja