|
Fėmijėt jetimė tė Mirditės, pak orė festė me
mbėshtjen e intelektualit humanist Lekė
Preēi.
Mirdita
si gjithė rrethet e tjera tė vendit ka njė
shtresė njerėzore e cila ka nevojė qoftė
edhe pėr njė fjalė tė mirė. Ata janė
fėmijėt jetimė tė cilėt fati u ka caktuar
tė rriten pa njėrin prej prindėrve, apo nė
rastin mė tė keq, pa asnjėrin prej tyre. Pa
dyshim nėse sado pak arrin tė depėrtosh nė
mendimet e tyre, e kupton se me ēfar stresi
ata rriten, kur shikojnė moshatarėt e tyre
qė kanė njė fat tjetėr, ndryshe me ta.
Ndonėse ka ligje qė i mbėshtesin nė njė farė
mase, shoqėria e kapluar me problemet e saj,
qėndron indiferent ndaj kėsaj kategorie,
ndonėse nė shumė raste ka edhe individė tė
veqantė me zemėr tė madhe, dhe nuk
hezitojnė tė bėjnė tė pa mundurėn pėr tė
qėnė pranė kėsaj shtrese mjaf delikate tė
shoqėrisė sonė. Njėri prej tyre pa dyshim
ėshtė Lekė Preēi, i cili prej disa vitesh
ka bėrė qė festa e Krishtlindjeve tė jetė
festė e veqantė edhe pėr kėta fėmijė, tė
cilėt pėr disa orė largohen nga realiteti tė
cilin askush nuk do t’ua uronte.
Lekė Preci i cili prej disa vitesh ėshtė
emigrant i integruar nė Itali
drejton
edhe njė shoqėri tė njohur ndėrtimi nė kėtė
vend, nuk i ka harruar jetimėt edhe kėtė
vit. Nė pa mundėsi pėr qėnė pranė fėmijėve
jetimė nė ditėt e festės sė Krishtlindjve,
ka “deleguar” bamirėsinė e tij pėrmes
studiuesit tė mirnjohur tė vlerave historike
mirditase, intelektualit cilėsor z. Nikoll
Loka. Bashkėpunimi ka qėnė i sukseseshėm
edhe me kryetarin e Shoqatės sė jetimėve z.
Ded Pepkolaj, i cili ditė mė parė ėshtė
marrė me organizimin e ditės sė festės pėr
jetimėt.
Ceremonia!
Rreth 50 fėmijė janė mbledhur nė njėrin prej
lokaleve tė qytetit. Me njė meny tė pasur,
organizatorėt janė kujdesur qė atmosfera tė
ishte sa mė e kwndshme nėn tingujt e
muzikės. Ne fillim ka pėrshėndetur Kryetari
i Shoqatės sė Jetimėve tė Mirditės z. Ded
Pepkolaj i cili u ka uruar tė gjithė
fėmijėve jetimė dhe familjarėve tė tyre, pėr
festat e fundvitit.
Ai ka falenderuar kryetarėt e bashkive
Rrėshen dhe Rubik pjesmarrės nė kėtė takim
z. Ndue Gega dhe Gjokė Vuka pėr mbėshtetjen
e tyre, por nė veqanti z. Lekė _Preci pėr
mbėshtjen finaciare dhe qytetare, dhe
pėrfaqėsuesin e tij nė kėtė evenimet, z.
Nikoll Loka.
Nė kėtė takim ka pėrshėndetur edhe z. Ndue
Gega, kryetari i Bashkisė Rrėshen i cili nė
fjalėn e tij ka theksuar se nė kėtė rast vij
para jush jo si Kryetar i Bashkisė, por si
mėsues dhe prind. Ju uroj tė dashur fėmijė
tė rriteni pa ndjenjėn e stresit qė vjen si
rezultat i mungesės sė prindėrve. Falė edhe
pėrkujdesit tė Kryetarit tė jetimėve z. Ded
Pepkola, takime tė tilla ju vllazėrojnė me
njėri tjetrin, duke bėrė qė tė kompensohet
sado pak mungesa e prindėrve, qoftė edhe pėr
pak orė apo minuta. Nė pėrfundim z. Ndue
Gega i ka uruar pėr njė vit sa mė tė mbarė
dhe premtues.
Nikoll Loka tha se ju fėmijė keni lindur pėr
tė qenė tė lumtur si gjithė tė
tjerėt,
por fati ju ka bėrė qė tė mos i keni njėrin
prind, apo tė dy sėbashku. Pranė jush ka
njerėz me zemėr tė madhe si Lek Preēi, qė i
cili bėn qė tė paktėn pėr disa orė tė
qėndroni sėbashku, tė gėzuar si gjithė
moshatarėt e tjerė. Unė jam kėtu nė emėr tė
z. Lekė Preēi, intelektuali humanist i cili
ndan disa kontribute nga puna e tij, traditė
kjo edhe nė Europė. Nė emėr tė tij unė ju
uroj Gėzuar festat e fundvitit.
Mė tej kanė pėrshėndetrur edhe Kryetari i
Bashkisė Rubik z. Gjok Vuka, Kryetari i
Shoqatės sė Verbėrve etj. Mė pas ka vijuar
kėnga dhe vallja me tė gjithė fėmijėt,
ndėrkohė kėngėtari Nikoll Dedaj nė duet me
kėngėtaren e re Daniela Koka, kanė kėnduar
disa kėngė pėr fėmijėt jetimė.
Aleksandėr Ndoja
23. 12. 2011
|