|
VITOJĖ e TUZIT, atje ku politika malazeze
“protestohet” pėrmes folkut
TUZ.
6-7 kilometra sapo kalon Hanin e Hotit pėr
nė territorin e Malit tė Zi, bie nė sy njė
amfiteatėr natyror i ndėrtuar harmonishėm nė
mes njė gjelbėrimi tė harlisur dhe livadhe
tė jeshilta. Uji i freskėt dhe i bollshėm
gurgullon afėr fundit tė shkembinjėve, tė
natyralizuar me ambjentin nga dora e
kujdesėshme e malėsorėve tė kėsaj ane, tė
cilėt disa vite mė parė, kanė punuar krejt
vullnetarisht pėr tė “kompozuar” njė ballkon
tė tillė natyror perfekt. Gjithcka ėshtė
bėrė privatisht, dhe sipas organizatorėve me
fillimin e punės kėtu, nuk e kanė patur tė
lehtė tė merrnin leje nga qeveria malazese,
tė pikasur mbase nga idetė se pikėrisht pėr
vite kėtu do tė shpalosej folku burimor i
pasur jo vetėm i kėsaj malėsie por tė gjithė
trojeve shqiptare., dhe mė tepėr se folk tė
bėhej politikė pėr ruajtjen e traditės
shqiptare nėpėrkėmbur nga politika
sllaviste. Shoqėria organizatore
kulturo-artistike mban emrin “Rapsha”, dhe
pėr cdo katėr vite kėtu mblidhen arealet e
pasura burimore mbarėkombėtare, qė nga
Kosova, Malėsia e Malit tė Zi e populluar me
shqiptarė, Shqipėria e deri nė tokat came,
si dhe diaspora kryesisht e Amerikės aq e
lidhur me tokėn amė.
Ky festival, gati i ngjajshėm pėr nga
pėrmasat me atė mbarėkombėtar nė
Gjirokastėr, ka njė organizim perfekt, por
aspak i ndihmuar nga ndonjė ent shtetėror
malazez, e as komuna e Tuzit, kjo e fundit
pėr faktin se nuk disponon asnjė kopetencė
financiare. Kėtė na e thekson shoqėruesi ynė
Luca, qė si shume tė tjerė, shpirtin e kanė
kėtu nė Malėsi dhe “kėmbėt” nė Amerikė.
Pasi jemi akomoduar nė njė hotel studentėsh
nė Podgoricė, rreth orės 18.00 marrim rrugėn
pėr nė Tuz ku do tė bėhet defilimi i grupeve
tė natės sė fundit (pėr katėr net ėshtė
kryer ky ritual rrugėve tė Tuzit).
Gjithandej syri i thjeshtė duket sikur rrok
njė vend tė njė shoqėrie tregu shtatanike,
sa tek komunizmi i Titos nė shoqėrinė reale
tė tregut. (Ata qė takojmė thonė se sa i
pėrket kėsaj tė fundit kontrabanda e
cigareve ė shtė
mė e thekura pėr tė tipizuar Malin e Zi dhe
vetė presidentin Gjukanoviq i akuzuar disa
herė pėr njė trafik tė tillė me pėrmasa
ndėrkombėtare, por dhe droga, thuhet se
qarkullon lirshėm kėndej. Nė doganė as qė
kontrollon ndokush pėr kėto “mallra”, mė e
shumta policėt gjatoshė malazesė mundohen tė
gjejnė njė sebep nė letra pėr tė kthyer
mbrapsht njė grup artistėsh qė mjet
“trafikimi” tė vetėm mund tė kenė kėngėn!).
Thuajse asgjė nuk ka ndryshuar nė kėtė vend
tė vogėl Ballkanik nga periudha e Titos,
vetėm njė shtatore e tij ėshtė hequr e
gjithashtu emri Titograd, por majė malesh
shfaqet hijerėndė emri simbolik TITO, ku
nostalgjiėt e ripėrtėrijnė herė pas here me
gėlqere. Podgorica duket sikur ruan
statukuonė edhe sa i pėrket rritjes
demografike, sepse pakkund mund tė vėsh re
ndėrtime tė reja, pallate tė larta jo e jo.
Por dhe mėnyra e drejtimit kėtu nuk ka
ndryshuar, i famshmi Gjukanovic, (5 herė
kryeministėr, njė mandat president dhe tash
sė fundi sėrish, prej 18 vitesh) vetėm sa
ripėrsėrit formalisht veten nė drejtim tė
kėtij vendi. “Pėrse jo,- thotė njėri nga
shoqėruesit tanė, kur Mali i Zi, nga 400
mijė votues, 200 mijė janė tė punėsuar nė
shtet,frymėmarrja e gjithckaje e ka emrin
Milo Gjukanovic!” Partia e tij zotėron
gjithcka, edhe gazeta mė e madhe nė kėtė
vend ėshtė e kėsaj partie, ndėrsa zėri
opozitar para joshjeve tė pushtetit ėshtė
thuajse i mekur. Shqiptarėt tė ndarė si kėtu
kanė mundur tė marrin katėr deputet nė
zgjedhjet e fundit, mbase do tė merrnin dhe
njė tjetėr nėse do ishin organizuar mė mirė.
Por kjo duket e largėt, pėr qytetarėt e
atyshėm.
Tuzi,
i banuar shumėsisht nga shqiptarė, ende nuk
ėshtė komunė me status, ndėrsa jo pak
shqiptarė po ndėrrojnė kombėsinė nė
boshnjakė, ashtu si njė lagje e tėrė me afro
500 shtėpi tipike tė reja, ėshtė ndėrtuar
nga boshnjakė nė tokat qė janė shitur nga
shqiptarėt, e duket se ky “marifet malazes”
po e pėrmbys raportin e kombėsive kėtu.
Protestat shqiptare bien nė vesh tė
shurdhėr, madje dhe shteti shqiptar pak
ndihet pėr kėrkesat e tyre.
Lek Lulguri, njėri prej ish deputetėve tė
Malėsisė nė 1989, qė atėhere ka mundur tė
pikasė atė cfarė do ngjiste mė shqiptarėt e
Malit tė Zi dhe vetė komunėn me shumicė
shqiptarė ka definuar se kjo ėshtė njė
politikė shkombėtarizuese pėr shqiptarėt. Jo
pak kėrkesa atikulohen nga shqiptarėt e
Tuzit nė Mal tė Zi pėr shpalljen e Tuzit
komunė mė vete, (status qė e gėzonte deri nė
vitin 1957) pėr tė mos qenė thjeshtė njė
lagje e Podgoricės sipas njė projektligji tė
miratuar nga qeveria malazeze, e ku duket
hapur ndarja e fshatrave shqiptare e deri
zevėndėsimi i toponimeve shqiptare me ato
sllave. Pėr kėtė vetė kreu i komunės
Ēunmulaj ka kėrkuar qė Tirana tė kthejė sytė
edhe nga shqiptarėt e Malit tė Zi.
Shija e hidhur e arrestimit tė 11
shqiptarėve nga policia malazeze pėr akte
terroriste (edhe pas lirimit) ka mbetur ende
e idhėt dhe ka mbjellė jo pak frikė ashtu
sic shkaktoi jo pak probleme dhe protesta
nga shqiptarėt e Malit tė Zi pėr tė drejtat
e tyre. 11 personat u burgosėn nė fillim tė
shtatorit 2006, pas njė operacioni tė
forcave speciale tė Podgoricės, qė u cilėsua
si shumė i dhunshėm nga banorėt e
zonės
tė Tuzit, tė cilėt publikisht akuzuan
policinė e asaj kohe pėr dhunė ndaj
familjeve.
Tuzi aktualisht ka 12 mijė banorė me shumicė
dėrrmuese tė popullsisė shqiptare por Mali i
Zi ka pėrcaktuar si komuna dhe zona qė kanė
shumė mė pak numėr popullsie se Tuzi, ku
numėrohen rreth 21 komuna tė tilla.
Ndaj politikanė shqiptarė nė Mal tė Zi e
quajnė plotėsisht politik veprimin e
qeverisė sė Malit tė Zi, tė cilėt tentojnė
tė zvogėlojnė influencėn shqiptare nė Mal tė
Zi.
Sipas politikanėve tuzianė me keto plane
Malėsija eshte lanė pa objekte te karakterit
ekonomik e infrastruktural me qellim qe
politikisht te dermohet, madje struktura
demografike me dhune te nderrohet duke ndare
troje falas dhe duke sjelle banore te ri
joshqiptarė, per c'gjė tentojne te
perfitojin perkrahjen e prijėsve fetarė dhe
te perfaqesuesve te subjekteve politike
shqiptare. Me keto plane punohet ne drejtim
te krijimit te konfliktit nderkonvencional.
Pastaj, tentohet qe me cdo kusht te dermohet
organizimi i tyre politik serioz dhe
koshient qė tentojnė t’i jenė besnike luftes
kundėr realizimit te ketyre projekteve te
udheheqesise malazeze dhe “kacavarseve” te
tyre shqiptare. Sipas tuzianėve qė mbrojnė
kėto tė drejta, nė momentin kur udheheqesia
malazeze t’i realizoi keto plane dhe kur te
jene te sigurte se mbi 50% te keshilltareve
te kuvendit vendor te Tuzit nuk do te flasin
shqip, por serboboshnjakė-muslimanė, apo
malazezo-amtarisht, atehere Tuzi me siguri
do te fitoje statusin e komunes! Ndėrkohė qė
ata shprehen se nuk kėrkojnė as mė shumė e
as mė pak qė shqiptarėt ne Mal te Zi duhet
te kene te njejtat te drejta qe do t’i kene
serbet e Kosoves sepse ne jemi prezent ne
kete teritor qėkur ėshtė krijuar raca
njerėzore, konkludojnė ata.
Duke
ecur rrugės nga Podgorica nė Tuz, kupton se
kėtu shteti ėshtė gjithcka, edhe nė formėn
pronėsore, nuk ka nevojė dhe aq tė gėrmosh
nė statistika, pasi vetėm njė fushė tregon
mbipushtetin shtetėror, kilometra tė tėra
nga Podgorica pėr Tuz nė tė dy anėt e
rrugės, shtrihen vreshta pafund me rrush dhe
pemtore kryesisht pjeshkė. Janė tė shtetit
kėto vreshta, dhe pikėrisht prej kėtu
marketohet njė nga verėrat mė cilėsore tė
kėtij vendi qė pėrdoret gjithandej, por dhe
eksportohet susksesshėm jashtė. Kėshtu Mali
i Zi ėshtė ende me njė kėmbė tė fortė tek
realiteti ekonomik i ish Jugosllavisė dhe
kjo me sa duket i intereson fort kėsaj klase
politike drejtuese dhe Gjukanovicit, qė po i
afrohet kohėzgjatjes sė Titos nė drejtim tė
kėtij vendi. Por nė Tuz ka fare pak objekte
shtetėrore apo punishte tė mėdha dhe kjo
ėshtė bėrė kasten qė shqiptarėt tė
shpėrngulen prej kėndej dhe realiteti i
frikshėm flet pikėrisht pėr kėtė zhvendosje
nė emigrim sidomos.
Duket se vetėm folku dhe kėnga i mbledh
sėbashku pėr ta parė realitetin e trishtė
ekonomik qė duket kėtyre anėve tė
pazhvilluara.
Kur “Xhamadani i Mic Sokolit” tė fuste nė
burg
Antoni
dhe Mrika, dy kėngėtarėt virtuoz qė vijnė tė
kėndojnė kėtu me ansamblin “Mirdita” na
rrėfejnė axhendėn e para 30 vitesh. Shteti
shqiptar, tė paktėn kulturalisht mbante disa
lidhje me ish shtetin Jugosllav, dhe
kryesisht me ato zona qė banoheshin nga
shqiptarė, si Kosovėn apo Malin e Zi dhe
Maqedoninė.
I cilėsuar si ansambli emblematik, qeveria
shqiptare e asaj kohe, i jep viston
ansamblit Mirdita pėr tė dhėnė disa shfaqje
nė Malin e Zi. Kėngėtarėt rrėfejnė se pėr
njė muaj kemi dhėnė koncerte nė disa vete si
nė Titograd (sot Podgoricė), nė Budva, Tuz,
Ulqin e zona tė tjera. Na ndiqnin kudo,
natyrisht shqiptarė tė etur pėr kėngėn dhe
tė interesuar pėr dheun mėmė. Mrikė
Trumshi,. Kėngėtarja e njohur e “Xhamadanit
tė Mic Sokolit”, thotė se kur e kėndova kėtė
kėngė nė stadium nė Titograd nė vitin 1979,
tėrė stadiumi ishte ēuar nė kėmbė dhe mbaj
mend se pati dhe arrestime nga thirrjet pėr
Shqipėrinė. Nuk na linin tė ecnim rrugės
duke na pėrshėndetur, kishin dėshirė tė na
merrnin nėpėr shtėpi, por axhenda nuk
prekej. Ne shikonim lot nė sytė e
shqiptarėve tė kėtyre trojeve, mallin qė
kishin pėr atdheun e tyre. Ėshtė interesant
fakti se pikėrisht edhe sot artistėt e
Shqipėrisė priten nė tė njėtėn mėnyrė,
thuajse tė njejtin efekt ka sėrish kėnga e
Mic Sokolit, apo kėngėt labe tė Pilurit,
vallja e Matit apo kėngėt e Sarandės.
Vitojė, folk dhe disko me kėngė shqiptare
Kėshtu pasi kemi kaluar momentin e defilimit
tė kostumografisė shėtitores kryesore tė
Tuzit, natyrisht nėn njė mbikqyrje policore,
gjithcka zhvillohet nė amfiteatrin e
Vitojės, ku janė mbledhur mbi 4 mijė
shqip tarė nga Malėsia. Grupet ia lėshojnė
vendin njėri tjetrit dhe publiku ėshtė
mrekulluar nga gjithcka performohet aty,
nga kėnga dhe vallja e Prizrenit apo e
Matit, e Mirditės dhe e Gostivarit, nga
kėnga politifonike e Pilurit apo lahuta e
Grudės, nga vallet fantastike tė Kosovės apo
ritet e mrekullueshme dhe kėnga e vallja e
ardhur nga Diaspora.
Gėzim, lot dhe hare sjell pėrshėndetja e
kėngėtarit Gėzim Nika dhe Hane Nikprelaj si
tė ftuar nderi nė kėtė manifestim tė
magjishėm kulturor. Pasi jepen cmimet, festa
vazhdon tėrė natėn deri nė mėngjes, ku rinia
por dhe mosha tė tjera kėndojnė e kėrcejnė
vetėm nėn motivet shqiptare. Me cmim tė parė
vlerėsohet ShKA "Katarina Josipi" – Zym. Me
cmin tė dytė GP “Bregdeti i Himarės”-Himarė
dhe cmim tė tretė ansambli “Diaspora” SHBA.
Pak historik
Lindja e kėsaj shoqėrie kulturore nė
Dumre-Hot, daton vitin 1978 Drumja-pjesė e
Hotit, shtrihet pranė Liqenit tė Shkodrės,
pjesė e Malėsisė sė Madhe apo si shpesh e
quajnė Malėsia e Mbishkodrės, pjesė kjo e
tokave shqipėtare ( Shqipėria e veriut ) e
aneksuar nga Mali i Zi me Kongresin e
Berlinit. Prelė Juncaj, njėri pre
fillestarėve tė kėsaj shoqėrie, rrėfen me
nostalgji se edhe pse tė ndarė nga shteti
amė, malėsorėt e kėtejshėm me kujdes dhe
respekt tė veēantė ruajtėn gjuhėn dhe
traditat e veta, ruajtėn folklorin - kėngėt,
vallet, ritet, zakonet si vlerė tė
paēmueshme dhe me ēka edhe sot me lehtėsi
mund tė identifikohen se i takojnė kombit-me
histori dhe kulturė tė lashtė-shqipėtare.
Aktivitetet e para kulturore nė mėnyrė tė
organizuar pėr herė tė parė nė Hot fillojnė
pikėrisht nė Drume nė vitin 1978, kur njė
grup entusiaztėsh, nxėnės tė shkollės sė
mesme, fillojnė tė organizohen pėr tė ardhur
deri te njė ide e pėrbashkėt, pėr tė
pėrcaktuar mėnyrėn e ruajtjes dhe kultivimit
tė folklorit burimor si pjesė e pandashme e
kėtyre trevave. Prej tyre merita mė e madhe
ju takon: Nikollė N. Junēaj, Lukė U. Junēaj.
Prėlė N. Junēaj, Lulash Z. Junēaj, etj, tė
cilėt fillojnė tė tubohen me qellim qė mė
vonė kėsaj pune apo kėtij aktiviteti t’i
bashkangjiten edhe tė rinj tė tjerė nga
Drumja. Duke sjellė njė detaj, Juncaj thotė
se programi i asaj kohe “krihej” nga
njerėzit e shtetit komunist tė ish RFJ, dhe
sidomos tekstet e ardhura nga Shqipėria,
shumė prej tė cilėve hidheshin poshtė si tė
dėmshme pėr rininė jugosllave. Vit pas viti
vjen dhe organizimi mė perfekt i kėsaj
shoqėrie dhe bashkėpunimeve mė pjesė tė
tjera tė Malėsisė, deri sa nė vitin 2001,
konkretisht nė kuvendin e mbajtur me datėn
04.02.2001, kjo shoqėri riaktivizohet nė
veprimtarinė e vet kulturo-artistike, por
tani mė emrin e ri ShKA “RAPSHA”
nga Drumja
e regjistruar si organizatė joqeveritare
(OJQ). Tani shoqėria ka organet e veta tė
zgjedhura nė kuvend, ka vulėn, emblemen dhe
rregulloren e vet nė tė cilėn bazohet puna e
shoqėrisė. Janė disa veprimtari tė spikatura
si me rastin e festės sė “SH’NJONIT” apo
“LOGUN TRADICIONAL”, pjesėmarrjet nė evente
tė rėndėsishmė folkloristike e dramaturgjike
nė Malin e Zi, Kosovė, Shqipėri etj. Por
veprimtaria e festfolkut mbarėkombėtar qė
zhvillohet nė Vitojė, ėshtė nga mė tė
mėdhatė dhe angazhueset.
Gjergj Marku
|