REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Rrėshen. Policia nė njė ditė feste.

Pėrkujtohet 96 vjetori i krijimit tė policisė sė shtetit.

Homazh policeve te vrare. 

96 vite mė parė, vetėm pak mė shumė se njė muaj nga shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qeveria e Ismail Qemalit nė ditėt e para tė qeverisjes sė tij, hodhi bazat pėr ngritjen e njė strukture policore pėr tė vėnė nėn kontroll situatėn nė territoret e mėvetėsuara. Dokumentat historikė provojnė se nė dhjetėditėshin e parė tė janarit 1913 nisi tė hedhė hapat kjo strukturė policore, ndėrsa si ditė e krijimit tė saj, ėshtė data 13 janar 1913. Pikėrisht kjo datė ka vite qė ėshtė shpallur si festė e policisė sė shtetit shqiptar. Kjo ėshtė njė ditė ndryshe pėr tė gjitha komisariatet e vėndit, pasi ato hapin dyert pėr vizitorė tė shumtė, kryesisht qytetarė tė zakonshėm. Edhe komisariati i policisė sė Mirditės, qė nė orėt e para tė ditės ka hapur dyert e saj pėr tė gjithė qytetarėt dhe vizitorė tė ndryshėm

Rreth orės 10 para dite, nė komisariat pėr tė uruar fesėtėn, kanė mbėrritur drejtuesit e pushtetit vendor, n/prefekti i Mirditės z. Gjon Pjetri, kryetari i Bashkisė z. Gjon Dedaj dhe pėrfaqėsuesi i Qarkut Lezhė nė cilėsin e Kryetarit tė Komisionit tė Rendit z. Preng Gjergji. Ata janė pritur nga shefi i komisariatit tė policisė sė Mirditės, z. Dedan Gjetaj dhe drejtues tė tjerė tė kėtij komisariati.

Z. Gjon Pjetri dhe z. Gjon Dedaj, fillimisht kanė uruar policinė pėr festėn e tyre, njėkohėsisht nga mikpritėsit janė njohur me punėn qė bėhet nė kėtė komisariat, me shėrbimet dhe me arritjet gjatė njė viti. Drejtuesit e pushtetit lokal Pjetri e Dedaj e kanė inkurajuar policinė lokale nė punėn e tyre, duke i siguruar se nga ana e pushtetit vendor do tė ofrohet i gjithė bashkėpunimi pėr njė rend sa mė tė sigurtė dhe nė shėrbim tė qytetarėve.

Mė tej pasi janė vizituar ambiente tė ndryshme tė godinės sė komisariatit, festa ėshtė zhvendosur nė ambientet e njėrit prej lokaleve tė qytetit. Kėtu ishin prezentė tė gjithė efektivat e policisė sė Mirditės, veteranė tė policisė, familjet e policėve tė rėnė nė krye tė detyrės si edhe miq e tė ftuar tė tjerė.

Sipari i festės ėshtė hapur me HYMNIN E POLICISĖ, ku tė gjithė kanė qėndruar nė kėmbė nė shenjė nderimi pėr punėn, mundin, sakrificat dhe gjakun e policėve gjatė 96 viteve.

Mė tej shefi i kėtij komisariati z. Dedan Gjetaj ka falenderuar tė pranishmit dhe nė fjalėn e tij pėrshėndetėse ka theksuar:

 

Tė nderuar tė ftuar!

Tė nderuar veteranė tė policisė!

Tė nderuar familjarė tė rėnėve nė krye tė detyrės!

Tė nderuar pjesmarrės!

Jemi mbledhur kėtu sot pėr tė festuar 96 vjetorin e Policisė sė Shtetit Shqiptar.

Si ēdo strukturė tjetėr e shtetit shqiptar, edhe Policia e shtetit ka historikun e saj.

Krijimi i Policisė sė shtetit zė fill mė 13 janar tė vitit 1913. Me ēlirimin e Shqipėrisė u krijuar forcat e disiplinės dhe tė ndjekjes. Miratimi i ligjit tė ri “Pėr Policinė e shtetit” i dha njė shtytje pėrpara pėrkushtimit dhe rritjes sė cilėsisė sė punės sė Policisė sė Shtetit, shpalli bazėn ligjore pėr mbrojtjen e saj, pėrmirėsoi nė mėnyrė tė dukshme kuadrin ligjor. Nė vitet e fundit, u ndėrtuan lidhje tė ngushta pune dhe bashkėpunimi me policitė e vendeve fqinje dhe vendeve perėndimore si: ICITAP, MAPE, INTER- FORZE, etj.

Me ndihmėn e kėtyre misioneve janė trainuar pothuajse 100% e efektivave tė policisė shqiptare, si brėnda dhe jashtė Shqipėrisė.

Historia e Policisė shqiptare ėshtė shkruar jo vetėm e sakrificat e brezave tė tėrė qė kanė milituar nė tė, por edhe me gjakun e 213 punonjėsve tė policisė tė vrarė nė krye tė detyrės, 105 prej tė cilėve tė shpallur dėshmorė, si dhe 228 tė plagusurve nė krye tė detyrės. Pjesė e kėtij historiku ėshtė edhe efektivi i Komisariatit tė Policisė sė Mirditės, i cili vazhdimisht ka punuar pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe liritė e qytetarėve, ka luftuar nė vazhdimėsi e dhėmb pėr dhėmb me krimin dhe kriminelėt.

Ne sot kujtojmė me respekt tė thellė kolegėt tanė qė dhanė jetėn nė luftė kundėr krimit, si oficeri i policisė Ndue Kaza, punonjėsi i policisė Gjon Paēuku, punonjėsi i policisė Nikolin Tusha (Melyshi), inspektori i policisė sė rendit Fran Bardhok Lleshi, si dhe punonjėsin e polocisė sė grupit tė gatshėm Fran Kaēorri, tė cilėt ranė nė krye tė detyrės.

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tyre.

Edhe njė hetė mirėse keni ardhur tė gėzuar Festėn e Policisė.

Festa ka vijuar me trokitjen e gotave nė njė kokteil fesiv, ndėrkohė qė n/prefekti z. Gjon Pjetri pasi ka falenderuar pėr ftesėn i ka uruar gjithė efektivat pėr ditėn Policisė. Ai ka evidentuar faktin se bashkėpunimi me pushtetin vendor ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr njė efikasitet tė policisė. Z. Gjon Pjetri ka falenderuar familjet e policėve tė vrarė nė krye tė detyrės duke i siguruar ata se shteti gjithnjė ka qėnė dhe do tė jetė nė mbėshtetje tė tyre.

Kryetari i bashkisė z. Gjon Dedaj nė pėrshėndetjen e tij tha se policia si institucion ngrihet mbi sakrificėn njerėzore, pa pėrjashtuar edhe humbjen e jetėve. Ne si qytetarė kėrkojmė shumė nga njė polic, por japim shumė pak pėr ta. Duke evidentuar faktin se Mirdita nė pėrgjithėsi ėshtė njė zonė e qetė dhe pa shumė konflikte, z. Dedaj tha se mirditorėt janė pjesė e menēurisė sė kėtij vėndi.

Nė kėtė festė kanė pėrshėndetur edhe veterani i policisė z. Preng Gjergji si edhe drejtori i rrugėve z. Preng Toma. Festa ka vijuar mė gjatė, ndėrkohė qė urimi pėr ditėn e festės sė policisė ka qėnė kryefjala e kėsaj dite.

A. Ndoja