REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Fesfolk 2009, ansambli “Mirdita” gati pėr konkurim.

  Ansambli “Mirdita”, falė kontributit financiar tė bashkisė Rrėshen, ka mundur tė organizohet nė kohė rekord pėr t’u paraqitur para jurisė sė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė, Turizmit dhe Sporteve, mė 28 korrik nė Lezhė. Kėshtu prej 15 ditėsh, nėn drejtimin e drejtorit artistik Gjergj Marku dhe udhėheqėsit artistik, muzikantit Mark Gjoka, artistėt e kėtij ansambli arritėn tė kompaktėsoheshin pėr tė krijuar njė program interesant pas mbledhjes sė nektarit nė burim nga bartėsit popullorė tė folkut, duke sjellė risi nė shumė elementė.

Pėrzgjedhja konsiston nė disa elementė qė nga muzika, sidomos kėnga akapelo karakteristike, balada, trio, grupi i vajzave, grupi emblematik i burrave etj, po ashtu pėr instrumentėt ku kryesori mbetet ciftelia, sharkia, por dhe fyelli, fanciku, bilbili, lahuta, guralecėt, linget dhe kranet e natyrės.

Improvizimi i disa ritualeve vjen si risi, qė nga ajo qė sjell ritin e buzmit, shtrunga e cobanit etj, duke sjellė momente interesante tė improvizuara pėrmes njė dasme po tradicionale. Veshjet janė njė pikė tjetėr e fortė e grupit kėsaj rradhe, dhe pėr kėtė janė stilizuar rroba tė hershme, duke bėrė kujdes nė ruajtjen e autencitetit. Sa i pėrket interpretimit ėshtė bėrė kujdes tė pėrzgjidhet dhe elementi i ri krahas atij me eksperiencė, pėr tė pėrshtatur zėrin dhe natyrėn tipologjike, ndėrsa vjen e thjeshtėzuar vallja pa patur ndonjė pretendim tė vecantė.

Sonte grupi artistik folklorik “Mirdita” performoi dhe proven gjenerale para njė publiku tė Rrėshenit pėr tė vazhduar konkurimin ditėn e nesėrme nė Lezhė.

 

 

 

 

 

PROGRAMI

I GRUPIT FOLKLORIK “MIRDITA”

28 korrik 2009

1. Kengė Majėkrahu. „Mirse te gjejme i zoti i shpisė“. –Kėndon Nikollė Preci.

 2. „Moj nusja e Mirdites“. Kėndon Paulin Luli.

3. „Valle humoristike e plakut dhe e plakės“. Nikollė Preci, Drane Ndrelala.

4. „Shtrunga e Stanit“, njė motiv interesant baritor, i mbledhur nė zonėn e Kurbneshit, kėnduar nga Elsa Mrruku dhe Rezarta Kola.

Nė shtrungė Besim Lekgega, shoqėron me fancik Mark Gjoni, nė kėmborė Aurel Pėrkeqi.

5. „Mos harro gjuhėn e nanės“,-motiv i mbledhur nė Kacinar.

Si njė amanet pėr gjuhėn e nėnės vijnė pėr ta paraqitur me shumė emocion kėtė kėngė nėnė e bijė qė tashmė jetojnė si emigrante nė Angli, Mirdita Dedgjonaj dhe vajza e saj Eliza Deddgjonaj.

6. „Rituali i Buzmit“,- kėngė me motiv burimor pagan i mbledhur nė Fan, njė festė simbol qė na sjellė ritin e shtimit tė bereqetit. Kėtė na e tregon dhe inskenimi i tanishėm, duke pėrfytyruar njė arė ku shtrohej sofra dhe paralel me tė ndizej njė zjarr ku digjej buzmi, i pėrbėrė nga njė degė arre. Rrotull zjarrit kėndoheshin fjalėt e kėngės shoqėruar me goditjet e shkopinjėve tė arrės.

Kėndon Tone Gjoka, Arbėr Kola dhe grupi i vajzave.

  7. „Guri i Kshetės“- Njė kėngė me burim mitologjik, legjendė qė i shtrin gjurmėt deri nė ditėt e sotme, ku gjendet njė gur nė lumin Fan tė zonės sė Fanit e ku mendohet tė ketė qėndruar Ksheta.

Kėndon Prena Beleshi, shoqėron nė lahute Pjetėr Matusha.

8. Grupi emblematik i Mirditės, nuk kishte si tė harronte kėsaj radhe edhe Rrugėn e Kombit, kėtė arterie qė po bėn realitet lidhjen e pjesėve tė ndarė padrejtėsisht tė njė kombi, njė rrugė qė po lidh amanetin e gjeneratave shekuj pas shekuj.

70 km tė kėsaj rrugė simfoni nėpėr Mirditėn e qėndresės, tė trimėrisė, bujarisė, e kulturės kanė nxitur bartėsit tanė pėr tė sjellė njė krijim autentik, pėr ta shpalosur me shumė origjinalitet nėpėr motivet e kėngės mirditore “RRUGA E KOMBIT”.

Kėndon Kol Zefi, dhe grupi karakteristik i burrave.

  9. „Balada e Nuses“, -motiv i mbledhur nė Orosh. Kėndon Enida Pėrlala, Elsa Mrruku dhe Rezarta Kola.

  10. „Njė tufė pėllumbash tė Bardhė“, -motiv lirik i mbledhur nė Katundin e Vjetėr Rubik, vjen nėn interpretimin e trios, solist Anton Gjoka.

  11. “Larg tri ditė e larg tri netė“. -Motiv i mbledhur nė Kacinar. Kėndon Arinda Gjoni, nė fyell Mark Gjoni.

  12. “Vajze mirdite”,  Bardhok Deda.

  13. “Kėngė humoristike”. -Motiv i mbledhur nė Kodėr Rrėshen. Kėndon Nikolle Preci.

  14. “Me t’marr nuse me duvak”, -motiv i mbledhur nė Malaj. Kėndon Kastriot Kola dhe treshja e vajzave.

  Pėrgatiti: A.Ndoja