|
Dy fshatrat mė tė mėdha nė Bashkinė Rrėshen,
Nderfushaz dhe Kodėr Rrėshen sė shpejti me
rrugė tė asfaltuara.
Prej
disa ditėsh nė dy fshatrat mė tė mėdha dhe
me popullsi tė konsiderueshme nė Bashkinė
Rrėshen, po punohet me intensitet tė plotė
pėr lidhjen e tyre mė rrugė tė asfaltuar.
Bėhet fjalė pėr fshatrat Ndėrfushaz
dhe Kodėr-Rrėshen, fshatra tė cilat pas pak
muajsh do tė kenė njė komunikim konfort me
qytetin e Rrėshenit.
Pėr objektin
“Sistemim-Asfaltim,rruga
Rreshen–Nderfushaz” ka qėnė Operatori
Ekonomik “Uleza Ndertim Shpk & GPG Company
shpk” me nėnshkrues kontrate z. Nikolin
Shpani, e cila ka pas njė procesi tė gjatė
gare mes operatorėve ekonomikė, ka fituar
tenderin me vlerė prej 48 686 670 lekė.
Puna ka nisur me intensitet tė plotė, dhe
ndonėse punimet janė nė fillimet e tyre
segmeti rrugor ka filluar tė pėsojė
ndryshimet e para. Segmenti fillon nė urėn
degėzuese pranė varrezave publike nė tė hyrė
tė qytetit tė Rrėshenit, dhe vijon nė urėn e
cila ka qėnė ndėrtuar pėr kalimin e trenit
hekurudhor. Pikėrisht kėtu ėshtė filluar me
zgjerimin e trasės dhe me zbutjen
e
ngjitjes pėr nė urė. Ndėrkohė punimet
vijojnė disa qindra metra mė tej, nė fillim
tė fshatit.
Sipas drejtuesit ligjor tė “Ulza Ndėrtim” z.
Nikolin Shpani, fillimisht po punohet me
ndėrtimin e veprave tė artit dhe
disiplinimin pėrfundimtar tė vendkalimit tė
ujrave. Po vihen tombina tė mėdha nė
pėrputhje me kriteret teknike tė kėrkuara,
dhe po realizohet betonimi i pjesėve anėsore
tė rrugės. Z. Shpani ka konfirmuar se do tė
punohet me cilėsi tė lartė, dhe do tė
zbatohen me pėrpikmėri tė gjitha kushtet
inxhinierike e teknike tė kėrkuara.
Po ashtu po punohet edhe nė fshatin Kodėr
Rrėshen. Kėtu po zbatohet faza e IV-t e
ndėrtimit tė rrugės qė lidh qytetin Rrėshen,
me qėndrėn e kėtij fshati.
Sipėrmarrės
i punimeve ėshtė “Genti-shpk” me
drejtues ligjor znj. Drane Boci. Fodi i vėnė
nė dispozicion nga ivestitori Bashkia
Rrėshen ėshtė nė masėn 21794028 lekė,
dhe afati i pėrfundimit tė punimeve ėshtė 90
ditė. Puna ka fillur nė tė hyrė tė fshatit
Kodėr Rrėshen, dhe do tė pėrfundojė nė
ekstremin tjetėr tė fshatit, pranė Kishės.
Ndėrkohė pėrveq kėtij segmenti, pjesė e
kėtij projekti do tė jetė edhe njė segment
tjetėr nga lagjia Kodėr, e cila lidhet me
rrugėn kryesore.
Punimet nė kėto dy segmente rrugore qė lidh
dy fshatra tė rėndėsishme tė Bashkisė
Rrėshen janė ndjekur nw mwnyrw periodike
edhe nga kryetari i Bashkisė z. Ndue Gega.
Nė kontakt me drejtuesit teknikė dhe ligjorė
tė dy operatorėve ekonomikė z. Gega ka
lėrkuar cilėsi tė lartė nė punime dhe
zbatimin me pėrpikmėri tė kushteve teknike
tė investimeve pėrkatėse.
A.
Ndoja
8 shtator 11
|