|
Te nderuar pjesmarres !
Qė nga fillimi i kohėrave, njeriu vazhdon
te jete subjekt i diktaturave qė arsyeja
tenton t'i ndale e t’i spjegojė
ndersa duket se nje sere interferimesh
pengojne mekanizmat e logjikės njerėzore per
te gjetur kompromiset e duhura.
Diktatura komuniste ishte dhe mbetet fakti
socio-politik i ēuditshėm , i njohur qysh
prej lashtėsisė dhe qė po prej lashtėsisė
ka qenė i mbėshtjellė me miste , pa njė
shpjegim te vetėm dhe te pangatėrrueshėm.
Diktatura
ėshtė njė gropė e memories sonė, njeherit
njė mesazh qė na vjen nga realitete paralelė
qė janė ende tė panjohur pėr shumekend e
posacerisht per brezat e rinj, njė lloj
"trekėndėsh katėrkėndor", kontradiktore nėse
nuk specifikohen parametrat brenda tė cilėve
ne lėvizim.
Duke pare mirė e me kujdes, pėrtej ndonje
ndjesie tė fortė reminishence a fillestare,
ne nuk do mundemi pothuajse asnjėherė te
ikim nga njė kujtesė e detajeve dhe njė
pjesė e jona e di mirė, se gjėrat nė tė
vėrtetė nuk janė tamam kėshtu sikurse na i
kane servirur ata qe duan te harrojne
shkakun e nje Mirdite te ndaluar per me
shume se 60 vite ne kapercyell te shekujve
XX –XXI.
Perballe perpjekjeve te panderprera per te
“spėrkatur” vendin dhe organizimin tone
politiko-social me njė substancė tė
panjohur neodiktature, pavaresisht vuajtjeve
dhe persekutimit te thelle kur autoritetet
zyrtare mohuan tė kishin dijeni pėr
ekzistencėn e tmerrit social, persekutimin
shumeformesh dhe me shume trebrezash ,
posacerisht sa lidhet me Klerin Katolik ,
nevojiten bashkekomunikime te tilla per
nderuar viktima krejtesisht te pafajshme,
pasardhes te te cileve gjenden ne kete
salle, ne gjithe Mirditen dhe ne mbare
Shqiperine, si kontribues per t’i shkurtuar
jeten diktatures me te ashper komuniste.
Perballe formacioneve politike qe
nuk tregojnė
aspak qėllime paqėsore dhe janė
tė pėrgatitur tė ripėrdorin deri armėt dhe
mjete tė tjera tė dhunshme,
duke mbajtur e
rimarre pushtetin dhe fshehur gjatė
gjithė kohės ,ne mjediset
urbane dhe rurale behet perhere e me teper e
frikshme se te falesh duke heshtur eshte
nje dem jo vetem i se djathtes por i mbare
kombit perderisa ata qe nuk pranojne te
vijne paqesisht ne pushtet nuk jane aspak te
pergatitur t’u permbahen parimeve themelore
demokratike…
Thuajse
te gjithe e pranojme se historiografia
komuniste nuk deshi ta shihte historine
specifike te Mirdites dhe studimet per
tragjedine dhe lavdine e Klerit vuajne nga
mungesa e parimeve te mirefillta dhe prania
e paragjykimeve por lehte provohet se
Mirdita ishte dhe mbetej e lidhur me fatin
e te krishtereve mbeshtetur njeherit mbi
gjuhe dhe fene.
Mirditoret paguajne ende sot vonesa dhe
shtremberime dhe studimet e kesaj fushe na
japin te kuptojme funksionin kompleks te
shoqerise shqiptare pertej klisheve
komuniste qe fshihnin dallimet dhe
harrojne a shformojne “Dosjen e Diktatures”
pjese te te ciles qendrojne poshte lendinave
qe mbulojne trupin e martireve At. Anton
HARAPI , At Gjon SHLLAKU ,At Vincens
PRENUSHI, At. Pal DODAJ , At Zef PELLUMBI e
mjaft te tjere klerike dhe besimtare …
Roli i komunitetit katolik dhe klerit nuk ka
vlejtur thjesht per te treguar karakterin
oksidental te shoqerise e kombit shqiptar
por ai perforcon apektin demokratik
perendimore ku ne aspirojme sot , ndaj keto
trajtesa te reja te se sotmes jo vetem qe
pasurojne dosjen e diktatures por ndihmojne
te kuptojme teresine e fenomenit dhe
kompleksitetin e traditave mirditore aspak
te shpikura…
Ne kohen e nje hapje jo vetem kufijsh
fizike dhe mundesish per te zbuluar
pasurite e arkivave te vendit dhe te huaja
, vecanerisht konsullore , ne kemi rastin
te perfitojme dhe te shtyjme dijetaret tane
e ato te huaj te zgjerojne fushen e
studimeve dhe ta thellojne ate per te
evidentuar mekanizmat sociale dhe politike
qe kane qene dhe jane ne themel te
zhvillimit dhe ndalimeve te Mirdites, kesaj
treve jo vetem me identitet fetar e krahinor
por dhe socioprofesionale, breznore ku
rrjeti i klerikeve percaktoi mardheniet jo
vetem lokale por ato kombetare dhe me tej.
Kjo tragjedi e fshehur pas ligjerimit
dominues te diktaturembeshtetesve gjendet
ne kujtimet e aktorve te periudhes , ne
librat e kohes dhe ne ato te sotem kerkon
nje rrjet lexuesisht dhe nje
imazhpercjellje pertej rregjistrave te
biografive admistrativo-komuniste, ndaj na
duhen me shume studime, botime, revista ,
gazeta , arkiva bashkiake e komentar ku
levrohet mendimi –kritik ai aftesi
mbrojtese, i cili eshte njeherit psikologjia
e jetes dhe filozofia e vdekjes …ndaj
lavdia ju shkon atyre qe e perballen dhe
sfiduan tragjedine !!!
Duke qene tipike per nga rrjetet sociale te
solidaritetit, pavarsisht levizjeve te
popullsise, Mirdita iu perulet dhe
detyrohet klerikeve te saj per kontributet
jo vetem ne traditen e shkrimit por dhe per
krijimin e ruajtjen e ndergjegjes politike
dhe perketasise se qendrueshme ne funksion
te bashkimeve te natyrshme te te gjithe
shqiptareve bazuar ne kodet e gjuhes ,
nderit dhe beses.
Edhe se ndjekese e vijes aterore
patrilokale, e organizuar nga fise te
lidhura territorialisht te quajtura -Bajrak
, te drejtuar nga pleqesia ,keshilli i
pleqeve ose “demogerontia“ me aftesi jo
vetem per organizim ushtarak por dhe per
mirembajtjen e vijave te ujit, mbrojtjen e
tokave dhe kullotave Mirdita mbetej vendi
ku “sheshet – vendkuvende ” sebashku me
kishen dhe shkollen ishin vende te lirise ,
marreveshjeve dhe qytetarise, buruar dhe
prej kujdesit te priftit.
Bashkpunuese dhe perfituese e kujdesit te
fuqive te tjera katolike evropiane Mirdita
duket kishte gjetur veten mes qendrave
kryesore te katolicizmit Shkoder –Durres –
Prizren (ose Shkup ) dhe Abacia e Mirdites
iu shtua ketyre tre qendrave per t’u
drejtuar nga Abati me bekim te
drejtperdrejte nga Papa qe prej vitit 1988,
veprim qe favorizoj dhe me shume formimin e
klerit vendas dhe ruajtjen e vecorive
etniko-fetare.
Pikerisht per kontributet e saj shpirterore
dhe intelektuale elita e kesaj treve qe
paraprihej nga kleri dhe familja e
kapedaneve - Gjomarkaj u be barriere e
veshtire e pushtimit te cdollojshem dhe atij
komunist ne vecanti, arsyet dhe raportet e
forces se te cileve do duhej qe vec te
dhenave statistikore te mirevertetueshme
dhe studjuesve te mirefillte t’i kerkonin
dhe studentet mirditore permes kerkimeve te
tyre shkencore per kete berthame thellesisht
shqiptare e rendesishme ne zhvillimet
politiko-fetare dhe zbatimeve te ligjit
zakonor.
Duke qene nje udhekryq jo vetem lumenjsh
por dhe i familjeve te medha nga ajo e
Kastrioteve , Bushatlinjeve a Zogolleve ,
Mirdita del rregullisht mbi sistemet e
taksave te padrejta qe nuk shkonin me
pejsazhin e saj ekonomik, nuk shkonin me
dashurine per malet dhe familjaritetin me
armet duke krijuar nė mos nje “ Vatikan te
vogel “ te pakten nje popullsi me aftesi
mbrojtese kunderasimilim qe i mungonte jo
vetem trevave te tjera te pasura
ekonomikisht por dhe disa kombeve te
qyteteruara te Evropes.
Bash per keto arsye Kleri Katolik ne
Mirdite dhe pertej saj e beri gjuhen shqipe
objekt trajtimi te gramatikes se krahasuar
dhe linguistikes evropiane , jo thjeshte per
te krijuar nje imazh te jashtem por per te
ruajtur origjinen, lashtesine dhe karakterin
autokton te mirditoreve dhe shqiptareve ne
teresi.
Kleri katolik dhe mirditasit e zgjuar e
dinin mire se njelloj si osmanet edhe
komunistet do t’i konsideronin mirditoret si
luftetare te izoluar ndonese te lire mes
maleve , do te vijonin t’i quanin “barbar
–kaurre – te pafe “ pavarsisht se ne
kuroren e flamujve te tyre mosizolimi ishte
kryqi dhe pavaresia si pasardhes te
pellazgeve qe do te thosh “i vjeter “, “i
lashte “ ne korrespondim te fjales “ plak
“.
Kleriket , keta kontrubues te paepur per
ngritjen e nje momuneti per vendin e tyre,
ndertuan bashke me mirditoret kundershtaret
e te gjitha pushtimeve Mirditen- kete “
keshtjelle “ te kombesise shqiptare ku
kullat e saj ose “minikeshtjellat e fiseve
“ i jepnin asaj jo vetem frymen e bashkimit
dhe entusiazmin per pavaresi por vete
shpirtin luftarak ndersa Kishat ishin
perhapese te mesimit, te te lexuarit shqip
dhe besimit qe ky komunitet te mbetej
dalezotes dhe bashkveprimtar per
shqiptarizem pertej akuzave per mungese
kulture, mungese historie a letersie. Vendi
ku dallohej dhe shkrihej sinonimisht ‘te
dalte zeri “ , “nami a denama “ dhe ku
imazhi si mbeshtese e Evropes nuk mund te
mos i terbonte pushtuesin e rinj te mesit
te shekullit te njezet sepse pa rrezuar
Mirditen dhe shkollen e Oroshit nuk mund
t’i hapej rruga perandorise komuniste,
rrenuese e njehershme e nderit , e beses
dhe kanunit, gjithe ligjesive dhe
trashegimise morale te deriatehershme.
Edhe pas renies se perandorise se te keqes (
perandori e ardhur prej ideologjise ruse) ,
ne mirditoret e sotem nuk kerkojme asgje me
shume se kerkonin pararadhesit tane , asgje
me shume se ajo per te cilen punoj kleri
katolik qe konsolidoj ekzistencen tone
shpirterore,ne kerkojme permiresim te
komunikacionit, riberje te rrugeve qe i
kishim drejt Matit dhe Shkodres (pasi fale
qeverise demokratike tashme jetojme ne ane
te bulevardit te kombit Durres –Prizren ),ne
kerkojme permiresim ne shkollim dhe cikel
te plote ne kete fushe pasi sipas amanetit
te tyre nje popull i qyeteruar eshte nje
popull i arsimuar dhe vetem te tille popuj
nuk nenshkrohen. Nje popull qe ka nje
universitet ka dhe nje qeveri tjeter!
Historia tregon se mirditoret ishin jo vetem
rezistues te dores se pare per mosdorezimin
e territoreve shqiptare ( perfshi rastin e
Plaves e Gucise ) por dhe te rrezikuarit e
vazhdueshme per shperberjen nga jashte e
njeherit komuniteti i Nikoll KAĒORRIT,
Gjergj FISHTES,Abat DOĒIT e mjaft
klerikeve qe sebashku me kleriket e tjere
vendas e te huaj luajten nje rol te
rendesishem ne pavaresine kombetare dhe per
gjuhen indoevropiane shqipe permes
rritjes se pjesemarrjes dhe botimeve te
librave qe lidhnin arsimin dhe ndjeshmerite
kombetare.. .
Te harruar jo pak nga akademiket e periudhes
se vone, ne mungese te nje Akademie
Mbarekombetare, realisht vleresuese per
mirditoret katolike , klerin dhe prijesit
e tyre ne vuajme tashme efektet e
perjashtimit te hershem te mjaft djemve dhe
vajzave nga fusha e studimeve aq sa “
kanceri yne social” nuk eshte nje shpikje
mendjeje sociale por nje fakt social
shkaktuar prej mikrobit te epidemise
komuniste, te shtypjes dhe dhunes qe kerkon
medikamente qe minimizojne dhimbjet e
harrimit dhe i zgjasin jeten motoreve te
vertete te shqiptarizmit.
Ne kohen e sotme te “ imperializmit
global”, mirditoret jo vetem kujtojne
karrierat ushtarake dhe te se drejtes, dhe
menyren e tyre te vetidentifikimit pertej
hendekut midis brezave por kerkojne nga
pushteti politik lokal instrumente per
kapercimin e pasojave te tragjedise dhe
rritje te kapitalit social dhe ekonomik
permes kapitalit intelektual ndaj
lehtesisht evidentohet nevoja dhe lidhja e
re me klerin katolik duke rizgjuar e nxitur
mirekuptimin duke shmangur cdo perdorim
politik .
Pikerisht ne shumesine e mundesive qe na
afron koha per te zgjedhur, teksa breza te
tere pasardhesish mirditas lindin ne
emigracion , me perpjekjen per tu integruar
ne rrjetet euroaltlantike te dijes ,
bisnesit , qyteterimeve , nevojitet jo vetem
te kujtojme dhe nderojme klerin katolik por
dhe te kemi e forcojme klerin lokal te
nivelit me te larte.
Sfida jone mbetet vendi yne ne qyterimin
evropian ndaj qarkullimi i informacioneve
, librave , botimeve , gazetave , web-ve
dhe bashkpunimet lokale dhe Konferenca
Kulturore si kjo e sotmja jane instrumentet
e duhura dhe te pazevendesueshme per me
shume energji per te kapercyrer pasojat e
kancerit social qe la pas jo vetem pushtimi
otoman por dhe diktatura komuniste,
metastaza te cilat i ndjejme ende.
Edhe se plaget tona jane te tilla qe nuk
mund dhe nuk duhet te harrohen kurre cka e
ben Mirditen te ngjaje me nje “Piemont “
per Shqiperine ne duhet te shfrytzojme
lirine , fene dhe demokracine per te qene me
te shkolluar , per te mos perseritur denimet
dhe ndalimet, duke qene liberaliste dhe
humaniste , te afte te ndertojme nje
qeverisje qe funksionon pa korrupsion , qe
permireson kushtet e sigurise publike
permes komunikimit dhe sherben permes
funksionaresh te afte.
Padyshim shumekush e di se “ kush
kontrollon energjine kontrollon qyteterimin
ndersa kush i ka energjite eshte i afte per
veprime qyteteruese “, per me teper
kur shkojme drejt epokes se hidrogjenit dhe
leme pas epoken e Drurit (qymyreve ) dhe
epoken e Karbonit ( burimeve fosile te
naftes ), ndonese kemi jetuar per kaq kohe
te rrethuar nga energjia diellore dhe
ujerat a ererat … rruga e shkences duket se
na thote se dhe energjite shpirterore jane
te riperteritshme dhe Tragjedia e Lavdia e
klerit katolik eshte nje burim i rinovueshem
energjie njerezore per Ringjalljen fetare
jo vetem te mirditoreve.
Personalisht besoj se vullneti politik (
i bazuar ne vullnete intelektuale ) eshte
shume here me i rendesishem se pasurite
monetare , ndaj shpreh bindjen se
Mbijetesa e Klerit Katolik , mbijetesa e
ketij simboli kombetar me shume se fetar,
eshte jo vetem tregues i perkatesise dhe
identitetit tone evropian por mbetet i
lidhur fort me shnderrimet politike e
ekonomike postkomuniste dhe perpjekjen e
perbashket per te kapur vagonin tone ne
trenin e Bashkimit Evropian .
Por meqe
fjala e nje kryetari bashkie a nje
politikani te pranishem a qe nuk ka “mundur
te vije“ eshte shume me pak se studimet e
thelluara qe jane kryer e duhen kryer per
Tragjedine ne Komunizem dhe Lavdine e
Klerit Katolik ne udhen e zhvillimeve te
Mirdites , Shqiperise dhe mbare Ballkanit
te Jugut, me lejoni te falenderoj prej zemre
Kumtuesit e kesaj Konference …., Tju
falenderoj Ju te gjitheve te pranishem ,
dhe ti perulem sinqerisht mirditoreve e
mirditoredashesve kudo ndodhen .
Ju faleminderit
Kryetar i Bashkise
Gjon DEDAJ
|