REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Vėllezėr tė krishterė,

dhe ju tė gjithė qė mė dėgjoni!

 Siē e shikoni, nuk ėshtė hera e parė qė ky shesh pėrjeton ditė me dritė dhe me miq e vėllezėr qė festojnė, dhe jo mė nė emėr tė ndonjė ideologjie, por nė emėr tė Krishtit, tė Atij qė, pėr arsye se na ka dashur deri nė vdekje, ka dashur tė rrijė nė mesin tonė, nė shenjėn e bukės sė kushtuar, shteg bashkimi vėllazėror dhe aftėsi dashurie.

 Nuk ėshtė e lehtė tė jetojmė kėshtu, si vėllezėr, nė kujdesje pėr njėri-tjetrin, por duhet edhe tė provojmė, duhet edhe tė mbėrrijmė tė besojmė qė mjetet pėr tė mbėrritur janė vetėm ato qė Jezusi vetė, akoma sot, vazhdon tė na kujtojė:besim nė Hyjin, nė vetvete dhe nė tė tjerėt: me Atė dhe sė bashku mund tė jetojmė nė kushte mė tė mira dhe nė qytete mė tė jetueshme, si qytetarė dhe si tė krishterė.

 Dhe kjo, qoftė nėse jemi nė pozicione autoritetesh, qoftė nėse mbetemi njerėz tė thjeshtė respektues tė ligjeve dhe tė vlerave themelore si respekti pėr jetėn, tė drejtėn e punės, pėr njė shtėpi tė banueshme, pėr solidaritet, pėr dashurinė pėr njėri-tjetrin.

 Nuk do tė jetojmė kurrė mirė dhe si vėllezėr, derisa tė vazhdojmė tė jemi persona qė, pavarėsisht nga pėrgjegjėsitė qė kemi nė shoqėri, preokupohemi mė shumė pėr interesat personale sesa pėr tė mirėn e pėrbashkėt … sepse gjithēka shkatėrrohet derisa secili mendon vetėm pėr vetveten: Hyji na don tė vėmendshėm dhe nė kujdes pėr njėri-tjetrin.

 Nuk ėshtė e mundur tė mendojmė pėr njė popull civil, pėr njė komb, ekonomikisht tė zhvilluar nėse nuk mbahen parasysh edhe tė tjera aspekte: bota ėshtė bėrė e vogėl dhe problemet e njėrit duhet tė jenė edhe probleme tė tjetrit.

 Por pėr tė arritur nė kėtė pikė duhet tė fillojmė nga vogėlsia jonė, nga problemet e vogla tonat, nga pallati ynė, nga grupi ku mblidhemi … qė nga tė mbajturit pastėr rrugėt tona, dhe duke patur kujdes pėr ēdo gjė publike, tė preokupuar pėr edukimin shkollor dhe tė kujdesshėm pėr respektin reciprok.

 Tashmė ajo ēfarė na bashkon nuk ėshtė ligji i frikshėm, burgu apo njė gjobė, apo as edhe turpi qė dikush mund tė na drejtojė me gisht … aq sa, e pėrsėris, vetėm dashuria.

 Arrihet, nė fakt, progres i vėrtetė, vetėm kur zhvillohemi si njerėz. Dhe pėr tė krishterėt njėriu i vėrtetė, modeli i njeriut perfekt qė mund tė jemi ėshtė vetėm Krishti qė mbėrrin tė japė jetėn e vet pėr secilin prej nesh dhe qė, pėr tė na e kujtuar gjatė shekujve, mbetet i pranishėm dhe i gjallė nė kishat tona nė aparencėn e bukės sė ndarė dhe tė gjakut tė derdhur.

 Ėshtė vetė Papa Benedikti qė na thotė: njeriu larg Hyjit ėshtė i sėmurė. Vetėm Hyji ėshtė i aftė tė rinovojė zemrėn e njeriut qė tė mund tė dedikohet tė jetojė nė dashuri dhe nė drejtėsi.

 Vėllezėr dhe miq, botėn e vjetėr duhet ta lėmė pas krahėve nėse duam njė botė tė re dhe akoma mė mirė, pjesė e Evropės.

 Mos kini frikė tė rifilloni tė keni besim dhe ti besoni fėmijėt tuaj nėn kujdesin e Kishės qė, pavarėsisht mėkatit tė disa bijve tė saj, mbetet akoma nėnė dhe mėsuese, eksperte nė humanizėm, shkollė dhe shtėpi bashkimi, sepse nė tė vazhdon tė jetojė, tė mėsojė, tė falė dhe tė shpėtojė themeluesi i saj, Krishti Jezus, shpėtimtari i vetėm i botės.

 Ėshtė ky urimi im si ipeshkėv, i vėllezėrve tė mij meshtarė dhe rregulltarė, i tė gjithėve atyre qė veprojnė vullnetarisht nė Kishė … dhe ėshtė edhe shpresa jonė

 

 

…. Gėzuar festėn.