|
Mirditės kur nuk ja merrnin nė konsideratė
artin, ajo prodhonte dijen, kur nuk ja
merrnin nė konsideratė dijen, ajo kundronte
me artin.
Sot
ndjehem shumė mė i vogėl se kur kam qėnė
herėn tjetėr, por shumė mė krenar se ēdo
herė tjetėr, dhe me mė pėrgjegjėsi se
asnjėherė nė jetėn time. Mendoj se pėr
Mirditėn qė foli aq mirė profesori Kolec
Topalli, asnjė kryetar nuk e ka zotėsinė pėr
tė folur mė mirė se sa dora e piktorit
Gjergj Simoni, dhe goja dhe duart e
mrekullueshme te kėtij ansambli. Askush nuk
e ka mbajtur nė kėmbė Mirditėn se sa arti
dhe dija.
Kur nuk ja merrnin nė konsideratė artin ajo
prodhonte dijen, kur nuk ja merrnin nė
konsideratė dijen ajo kundronte me artin.
Unė mendoj se nuk ishte rastėsi, nuk ishte
meritė e kėtij kryetari qė tashmė qė po i
vjen fundi i kėtij mandati, popr ėshtė
meritė e juaja qė pėr tė gjithė aoto shkaqe
qė tė gjithė i dimė, se ju ikėt nga Mirdita
se ajo nuk na mbante tė gjithėve. Por
zbritėt kėtu nė Durrės qė me vizionin tuaj
qyetarė duke treguar se mund tė
bashkėjetoni. se mund tė na nderoni tė
gjithėve ne, dhe tė gjithė Mirditėn.
Unė e kam pritur shumė mirė mardhėnien
eMirditės me Durrėsin sepse kam besuar se
aty ku puthen dhe pėrqafohen lumenjtė
njerėzit dinė tė dashurohen me njėri
tjetrin. Dhe nė fakt lumenjtė qė zbresin nė
Adriatik ata mund ta lidhin Mirditėn edhe me
fushėn e Pollogut edhe me fushėn e Kosovės.
Dhe meqė thatė se bėhėt fjalė pėr emocionet,
kur po ju ndiqja nga ana tjetėr (llozha)
sigurisht po mendoja se atė qė nuk e humbėm
me “Minatorin” nė fakt e fituam
me presidentin tonė z. Met Troplini qė nuk e
lėshoi Minatorin. Kjo tregon se Mirdita
pėrpara se tė shkruhen objektivat e
mijėvjeqarit pėrsa i pėrket barazisė
gjinore, Mirdita tashmė e ka dhe e ka pasur
pasi edhe herėt, kur nė dhomėn e burrave ka
pas hyrė gjithmonė mirditorja mė e mencur.
Njė falenderim i veqantė i shkon tė gjithqė
atyre femrave qė lujanė volejboll, qė
kėndojnė dhe bėjnė art, qė kontribuojnė pėr
Mirditėn dhe pėr vėndin e tyre.
Dhe mė lejoni gjithashtu, meqė nuk do ta
kam fatin tė jem nė mandatin e ardhėshėm
kėshtu siq jam sot, tu them njė emocion tė
ēastit. Kur isha andej nga llozha vura re se
njė grup tė moshės mesatare qė heshtnin, por
duartrokisnin dhe brohorisnin atėherė kur
kėnga mbaronte. Mesa duket ata ishin duke
menduar se sa shumė kemi vuajtur dhe se sa
shumė mund na duhet me u ngjit nė Mirditė.
Kishte edhe njė grup tė rinjsh dhe tė rejash
qė brohorisnin nga fillimi deri nė fund. Pėr
hir tė kėtyre tė rinjve dhe tė rejave,
mendoj se i kam borxh dy gjėra Mirditės, i
kam borxh tė vėrtetėn dhe jetėn polittike.
Nė kėtė kuadėr kemi nisur njė nismė
bashkėpunimi, edhe kontributin e doktorit
Met Troplini, me Universitetin “Aleksandėr
Moisiu” pėr tė hapur njė filial tė kėtij
universiteti edhe nė Mirditė. Dhe nėse do tė
kemi kėtė mbėshtetje dhe entuziasėm,
sigurisht rektori Agim Kukeli do tė thoshte
qė dursakėt e meritojnė tė vijnė atje, dhe
mirditorėt tė vijnė kėtu.
Ju falenderoj. |