REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Ju pershendes te gjitheve !

Me lejoni qė  tė shpreh konsideraten time pėr  ēdo bashkim te mirditoreve, dhe kėtė tė sotmin verēanėrisht.

Personalisht mendoj se ky bashkim jo vetem se eshte e vullnetshem por do mbetet i frytshėm pasi tejkalon pozicionet politike qe sikurse e dime burojne prej nje sėrė ndasish,  dhe per shkak idesh a bindjesh. Per me teper ne tashme jemi deshmitare te dy “ndarjeve” ajo e detyruar e para ’90  dhe ndarja e vullnetshme apo mbetur per inerci ne keto  vite te rilindjes dhe demokracise !

Duke ju falenderuar per gjithe kontributin tuaj  pėr vendlindjen tonė tė pėrbashkėt por dhe pėr kontributet e individualizuara pasi keni mundur te bėheni pjesė e integruar e kryeqytetit Shqiperisė nga ku hedhin sytė dhe presin gjithe shqiptaret edhe se mund te kene tjeter kryeqytet, do te doja te perfitoja nga rasti tju ftoja te jemi sebashku ne sfidat jot e pakta  dhe jo te lehta qe ka Mirdita ne keto momente.

E para mendoj se eshte sfida e perfaqesimit, dhe per kete ne na duhet te bashkveprojme per nje imazh sa me afer krenarise qe mart treva jone,  dhe te mundesojme nje lobim e advokasi sa me bashkohore . Fakti qe ligjet e shumta nuk I kane dale  te mbrojne te verteten aq hyjnisht sa e mbronte nder ne e drejta jona zakonore eshte I mjaftueshme per nje perfaqesim dinjitoz ne cdo instance .

E dyta eshte sfida e zhvillimit ekonomik, ēka kerkon te bashkrendojme instrumentet e sotem te bizneseve te perbashketa  dhe te qendrueshme, pse jo seri sherbimesh   dhe nje tersi zevendesuesish qe do te shmangte zevendesimin e rreziqeve! Fakti qe sot ne pershkruhem nga aksi me I madh kombetare Durres –Prishtine  ose sikurse do te doja te quaja bulevardi I shqiptareve kerkon realizimin sa me shpejt te akseve qe I kishim  por qe nuk funksionojne Rreshen- Burrel – Klos,  Rreshen  - Lure , Rreshen- Bukmire- Ungrej , pse jo  dhe ate qe Rubikun dhe Kallmetin permes Veles  cka do te donte vijimesi idesh , studimesh , projektimesh  dhe implementimesh te shpejta!  

E treta eshte sfida sociale, apo thene ndryshe aftėsia jonė per tė mbushur me gėzim arritjesh qytetare, boshllekun e fatkeqsive te brezave paraardhes. Te duam njeri –tjetrin dhe te komunikojme besoj kjo eshte ftesa jone e perbeshket !  Fakti qe sot dhe ne permbytemi ne dimer dhe thajme ne vere ndonese te rrethuar nga burime ujore, apo pyjore a minerare,  mjafton te themi se grupet e intersesit duhen me mire organizuar !

Dhe e katerta eshte sfida akademike, qe do te ishte bashkimi i kapaciteteve te  sotme, dhe favorizimi i atyre qe po vijojne arsimin sipas sistemit te Bolonjes qe te rrisnin densitetit dhe thellesine e studimeve per MIRDITEN, per burimet e saj natyrore dhe humane. Fakti se ne sot jemi tė “rrethuar “ nga jete universitare Shkodėr, Kukės, Dibėr, mjafton te pranojme se nuk eshte me utopi te punojme per nje filial universitar dhe ne MIRDITE.

Per te gjitha keto qe mendoj tani dhe per aq sa u diskutua e do diskutojme ne kete takim shume te ngrohte ju rishpreh vullnetin tim te palekundur per te bashkpunuar jo vetem per sa kohe me ka mbetur te jem Kryetar Bashkie , nje vlersim fort I madh per mua, por dhe ne gjithe vitet e jetes sime !

Ne perfundim  me lejoni tju uroj te gjitheve Ju dhe permes jush te gjithe mirditoreve kudo jane  GEZUAR 2010 –ten   dhe mbaresi ne  cdo aspekt te jetes personale  dhe familjare !

Zoti  bekofte Mirditen tone te dashur  !

Gjon DEDAJ