REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 Fjala e z. Gjon dedaj ne ceremonine e dhenies se ititullit "Nderi i Qarkut" per famullitarin e Fanit Dom Beni.

Tė dashur  vėllezėr e motra tė bashkuar nė Krisht!

I nderuar Ipeshkvi ynė Cristoforo PALMIER!

I nderuar Kryetar  i Qarkut LEZHĖ!

…mė lejoni qė nė fillim tė fjalės time tė pėrshėndes Imzot Cristoforo Palmieri, dhe tė falenderoj Kėshillin e Qarkut Lezhė dhe posacėrisht, Kryetarin Bardh RICA, pėr nderimin jo vetėm tė Famulltarit tė Fanit dhe tė Oroshit, por pėr privilegjin qė Bashkia Rrėshen dhe ky Pallat Kulture gėzon sot, tė jetė zgjedhur pėr ceremoninė e dhėnies sė titullit “NDERI I QARKUT”, Dom Bardhec ZYMI (Dom Beni)…

Duket se rrėnjėt mirditore tė origjinės sė tij, SPAĒI - burim historie dhe durues vuajtjesh burgu, jo thjeshtė, kanė bashkuar fort meshtarin me Kryekomunarėt, kolegė e vėllezėr tė mi, Aleksandėr LALA dhe Gjergj PRENGA, por ia kanė dalė tė ushqejnė lidhjen Ranoc – KLINĖ ku ai lindi, me qarkun LEZHĖ, njėherit Kosovėn me Shqipėrinė, kėto dy copa shqiptarizmi qė tashmė mund t`i pėrshkruajmė lehtėsisht, pasi Zoti u ul nė sofrėn e maleve qė bashkojnė tre fushat e Adriaktikut - Pollogut – Kosovės.

Pikėrisht pėr kėtė, Prizreni, ky vend i lidhjes sė shqiptarėve, ku gjendet seminari “Lazer MJEDA“, mjedisi i ngrohtė dhe edukues qė e priti atė pas shkollimit fillor nė vendlindje, i ofron plot mundėsi, drejtimin pėr formimin si prift 1994-1998, edhe Krishti ka pasur dėshirėn dhe ka zgjedhur qė tė dėgjoj ftesėn e tij…

Kėtij tė zgjedhuri si “peshkatar pėr njerėzit”, arsimimi i lartė 1998-2004 nė kolegjin Urban tek propaganda Fide pranė  Vatikanit, i ka ofruar gjithshka ėshtė mė e rėndėsishme, mė e ēmueshme, mė e shenjtė – Dashurinė, si lidhja qė bashkon misionarin nė mėnyrė thelbėsore me personat hyjnor, me njerėzit dhe thirrjet e shumėfishta.

Me pėrgjegjėsinė t`i pėrgjigjet nė kohė kėsaj dashurie, me besnikėri dhe nė pėrmbushje tė urdhėrimeve, ai pėrfundon me rezultate tė shkėlqyera arsimin pėr prift, i gatshėm tė japė cdo dite jetėn pėr tė mirat e Zotit, nė gjendje tė pėrmbushė misionin mė fisnik pėr njė shqiptar tė shekullit tė ri, pasdiktature e pasndarje, vetėm sepse  Jezusi e kishte siguruar se do tė ishte Ai vetė qė do tė vepronte…  

Vendlindja ishte dhe mbeti njė detyrim vetjak mirėnjohje dhe ai gjeti rastin e vitit 2004 tė kthehej nė Kosovė, por me rekomandim tė Ipeshkvit tė Kosovės, monsinjor Mark SOPI, vjen nė Mirditė pėr tė kryer praktikėn e para shugurimit, duke tejkaluar ndarjet dhe  vėshtirėsitė, i aftė tė ecė pėrmes shtigjesh tė ngushta edhe po tė mos ketė ku tė mbėshtesė kokėn.

Me dashurinė e thellė pėr gjithshka qė ka nė vetvete gjurmė shqiptarie, ai kreu detyrėn e ndihmėsit tė priftėrinjve nė fashtrat e Burrelit, nė vitet 2004-2005 dhe ia doli tė shugurohet dhe pranohet “Xhakon prej Mos.Cristoforo PALMIERI, si dhe praktikoi kėtė detyrė nė Rrėshen, nė vijim 2005 - 2006, duke bashkuar gjithnjė dimensionin shpirtėror dhe atė logjik, duke bashkuar botėn e artit dhe besimit katolik, predikimin e faljes, tė dashurisė dhe forcės sė Shpirtit tė Shenjtė.

Qartėsia e shugurimit shtohej nga dita nė ditė, ndėrsa brenda tij rritej vetėdija se dhėnėsi i shugurimit, nė tė vėrtetė, ėshtė Shpirti i Shenjtė, ndaj me besimin e madh, ndricimin, ngushėllimin dhe forcėn qė i jepte pėr tė ushtruar nė mėnyrė tė paqortueshme shėrbesėn fetare, nė vitin 2006 ai shugurohet “Meshtar” dhe mer detyrėn pėr t`i shėrbyer Kishės dhe kombit nė famullinė e Fanit dhe Oroshit, ndėrsa e dinte se aty kishte jetuar kreu i Mirditės. familja e nderuar pėrjetė e Gjomarkajve, prijės tė trevės qė kishte ruajtur besimin katolik pėrtej cdo rreziku.

Gjithnjė shndrit njė dritė e pėrboshtme pėrmbi tragjeditė e kombeve, ndaj koha tret kufijtė ndėr shqiptar dhe Dom Beni e di mirė thėnien e Leonardo Da Vincit se “dhuna lind nga forca por vdes nga liria”  ndaj i vetėdijshėm pėr pasojat e diktaturės mė tė egėr komuniste, si  misionari bashkues i shenjės, fjalėve dhe lirisė, qė do tė ndėrtojnė Kishėn e vėrtetė brenda Njeriut, kontribuon me ndėrtimin e shpejtė tė dy kishave dhe tre ltereve ne Fan, ringriti dy ltere nė Orosh, realizoi rrethimin dhe vendosjen e shtatores sė Abat DOĒIT, nė ish- Abacine OROSH, ndėrsa kordinoi tė ndihmonte cdo ditė tė varfėrit e posacėrisht jetimėt me udhqime e veshmbadhje.

 

 

Pėr meshtarin e ri nė moshė, por jo nė pėrkushtim, rritja e komunikimit ishte rritje e shpirtit, panvarsisht plagėve dhe trishtimit, ndaj ai ndihmoi nė fushėn kulturore, nė ditė tė shėnuara fetare nė Fan, Orosh dhe nė Rrėshen, duke prirė gjithnjė nė fe, nė dashuri, nė besnikėri dhe nė shėrbim.

Teksa i shtohet ditarit tė shėrbesės katolike nė Mirditė, sėbashku me Dom Ambrozin, Dom Gencin dhe Dom Gjergjin, pėr tė na dhėnė sėbashku portretin e “Ipeshkvit shqiptar tė munguar” i cili qėndron  gjithmonė mbi mal, mbi shandan dhe i dukshėm pėr tė gjithė. I shtyrė nga dicka e padukshme Dom Beni pėrkushtohet dhe ia del tė vendosė Kryqin mė tė lartė nė majėn mė tė lartė nė Europė, nė vendin e quajtur “Guri i Nuses”, si pėr tė thėnė se Kisha – nusja e Krishtit, nuk mund tė fshihet nė corbėn ballkanike ku kufijtė mbollėn urrejtje, shovinizėm, helme.

Ky meshtar, ndėrtues i shpejtė i drejtėpeshimit mes autoritetit dhe sherbimit, nuk pėrpiqet tė urdhėroj, por ka zotesine tė gjejė fillin e ndaljes e pajtimit tė pesė gjaqeve, pikėrisht nė vullnetin e Krishtit, duke bashkėrenduar tė gjithė veprimet e duhura tė rastit, i  bindur se nga gėzhoja e viteve po ridel Mirdita e pazhdukshme, qė beson, qė lutet dhe qė ka Oroshin, kėtė zonė qė ėshtė bashkėsia e kullave tė besimit, shpirtit shenjt, trashėgimisė kulturore, mbase, duhet thėnė tė shumēkaje qė pėrcakton identitetin tonė kombėtar.

Dom Beni e dinte se as rritja e popullsisė e jo mė rrjedhja nė kohė tranzicioni deri nė shkretim urban, nuk ishin pėrpjestimore me sasinė e librave, por ai zotėronte njėherit titullin dhe cilėsinė e meshtarit qė mban mbi supe delen e humbur, qė i ēon delet nė kullotat e gjelbėrta dhe i mbledh e ruan nga rreziqet, ndaj, ai programonte njė marrėdhėnie shumėdimensionale pėr tė ngritur vlerat morale-kulturore tė krishtera, duke bashkuar poetin, shkrimtarin dhe pėrkthyesin qė boton deri tani pesė libra.

Meshtari i palodhur, i prirė nga Ipeshkvi ynė Cristoforo Palmieri, bashkėpunues me tė gjithė etėrit, rregulltare dhe rregulltarė, zgjedh tė jetė njohės dhe ndjekės i gjurmėve tė Fishtės, Mjedės, Skanes, Gjecovit, Kacorrit, etj. Ai zgjedh tė jetė gjithnjė shpirt-hapur, lutet pėr tė gjithė cdo ditė dhe ka bėrė tė tijėn parimin pėr tė pritur cdonjėrin si njeri qė Zoti ia dėrgon dhe ia beson prej nga ku ndėrton raporte shumė tė mira me autoritet lokale dhe tė Qarkut, gjithnjė nė tė mirė tė komunitetit.

Kėshtu, i paisur me kaq shumėė vetėpėrmbajtje, qė tani e quajmė tolerance, Dom Beni shėrben si misionar i vėrtetė nė tė mirė tė Kishės, nė tė mirė tė gjithė banorėve tė Qarkut, i bindur se pėr tė dalluar hijen duhen Dielli, Qenia dhe Sytė. Ky kėrkues i sė vėrtetės qė bashkon meditimin dhe studimin, bashkon cėshtjet e fesė me cėshtje tė mendimit dhe zemres, nuk mund t`i shpėtonte vėmendjes sė Kėshillit tė Qarkut dhe Kryetarit tė cilėt nė njė sintoni zemrash shpallin “NDERI I QARKUT” Dom Bardhec ZYMI (Dom Beni), njė nder qė i shkon familjes qė e lindi, vendlindjes dhe vendeve ku ai shėrbeu e do tė shėrbejė, ndėrkohė qė bota shkon drejt respektimit tė njė Kanuni te Ri, atė qė do bashkonte ligjėsitė e shpirtit njerėzor dhe na tregon shtigjet e paqes sociale.      

Tė nderuar tė pranishėm!

Nė udhėn e hapjes sė pareshtur qė na ēon drejt njeri – tjetrit, tė flasėsh pėr njė tė njohur dhe pėr dikė qė e do, ėshtė vėrtetė e lehtė,  por tė flasėsh pėr njė misionar ėshtė fort e vėshtirė, pasi Dom Beni ėshtė meshtari qė do tė mbetet por e konsideroj  shumė fat qė pata rastin t`ju pėrcjell vlerėsimin dhe konsideratėn time mė tė lartė si dhe mirėnjohjen pėr tė gjithė ata qė mundėsuan kėtė dhėnie titulli si “Nderi i Qarkut” pėr tė na pėrsėritur se Nderimi dhe Dashuria trasojnė rrugėn e vetme qė nuk mbaron kurrė tek krijesat njerėzore.      

       Kjo ėshtė rruga pėr tė kuruar imazhin e Mirditės dhe mbarė shqiptarisė ndėrsa kam rastin te pėrsėris se Imazhi mė rezulton tė jetė Dashuria e munguar - dashuria qė nuk e mbollėm dot ose  qė nuk na e dhanė.

 Zoti qoftė pėrherė me ne!

      Ju falemiderit!

                                                                         Gjon DEDAJ

                                                            Kryetari Bashkisė Rrėshen.