REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Te nderuar pjesmarres !

 Si rralle ndonjehere ne keto dy vite  pergjegjesie dhe perpjekje  lodhese, jam sot para jush mė i emocionur se kurre, dhe me i lumtur se kurre,  duke  besuar me shume se kurre,  fjalet e  themeluesit te  Korpusit te Paqes Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy):


”Tė humburit qė nuk  bėjnė  maksimumin pėr tė fituar nuk gėzojne simpati”

 Qė prej vitit 1960, Amerika dhe bota mbare, mėson, dėgjon, perkrah dhe respekton thirrjen e  senatorit John F. Kennedy,  i cili ftoi studentėt e Universitetit tė Michiganit pėr t'i shėrbyer vendit tė tyre nė rrugėn e paqes, dhe pėr tė ndihmuar duke zgjedhur qė jetojnė dhe punojnė nė vendet nė zhvillim…

Prej atėhere rezulton se  mė shumė se 195.000 vullnetarė tė Korpusit tė Paqes kanė shėrbyer nė 139 vende  nė tė gjithė globin si mėsues pėr fėmijė tė pa numėrt, duke   ndihmuar fermerėt pėr zhvillim nė bisnezet e tyre, duke mbeshtetur e punuar me bizneset e vogla nė tregun e prodhimeve, madje nė shumė vėnde tė pa zhvilluara nuk kanė ngurruar pėr tu treguar grave si tė kujdesen pėr foshnjat e tyre. Kohėt e fundit, ata kanė ndihmuar shkollat zhvillojnė aftėsitė kompjuterike pėr tu arsimuar,  dhe pėr tė bėrė njė luftė sa mė efikase kundėr kėrcėnimit nga  HIV/AIDS.

Sikurse e dini nė Shqipėri a vecmas ne  MIRDITE,  vetem pak vite me pare, rendonte barra e te qenit te harruar  dhe udhet e braktisjes, edhe pse kishte filluar te kristalizohej dėshira dhe detyrimi ynė pėr njė betim pėr paqen sociale, dhe njė premtim pasionant pėr progresin, pėr tė cilin kishim dhe vijojmė tė kemi ende nevojė.

Prej ketej ka buruar bashkpunimi me Korpusin e Paqes, bashkpunim i cili na ka aftėsuar ne tė drejtėn e ligjshme pėr tė qėnė krenar pėr trashėgiminė e hershme, dhe tė vendosur pėr tė mbrojtur tė drejtat njerėzore edhe nė MIRDITE, por  dhe kudo,  kundėr armiqve tė pėrbashkėt tė njerėzimit: tiranisė, varfėrisė, sėmundjeve dhe vetė luftės".

 Shumė prej nesh kanė mėsuar se te gjithe duhet te besojme  sa te drejte kishte   presidenti mė i ri nė moshė, i zgjedhur deri atėherė, Xhon Kenedi,  per ti sjelle  Amerikės idealizmin dhe entuziazmin e njė njeriu qe mendonte se c’do objekt ka njė arsye qė ndodhet aty…  sipas tij,  Shtėpia e Bardhė ėshtė njė vend me tė dhėnat e njė ndėrtese … me konfortin e njė shtėpie… qė mbetet simbol i harmonisė sė vendit ku ndodhet, por edhe tė shumė vėndeve tė tjera, te cila zhvillimin e tyre ja kanė besuar demokracisė dhe lirisė.

Ja pse ne sebashku duam ta bėjme Bashkinė Rreshen nje ndertese komfordi, nje shperndarse te sherbimeve dhe sherbesave gjithnje me duar te pastra dhe te lira, dhe nje shtepi te perbashket per te gjithe qytetaret, ndersa e dime se  demokracia ėshtė njė mėnyrė tė qeverisuri jo e lehtė, dhe na  kėrkon cilėsi tė nė menaxhim, vetėdisiplinė, vullnet pėr tė sakrifikuar pėr interesat  komunitare, demokracia kėrkon njohje, dituri dhe pėrkushtim.

 Nė  kete frymė, nė kėto dy vite  2007 – 2009,  anėtari i "Peace Corps", vullnetari i paqes  Dan  Mcginly  solli  ne RRESHEN  idealizmin amerikan   si  nje promovues  i denje  i aletenatives se bashkėkombėsit tė vet John Kenedi, gjithnjė nėn moton:

 "Njeriu vdes, kombet ngrihen e bien, por idetė jetojnė.

 Idetė janė tė pavdekshme ".

 Dhe sot konstatojme vijuese ne realizim qėllimet  e shpallura per  Korpusin e Paqes :     - ndihmė me persona tė kualifikuar

- promovimin i mendimit mė tė mirė pėr amerikanėt

- informimi i bashkėsive dhe familjeve amerikane pėr bashkėsitė dhe shtetet

posaqerisht  Shqiperise dhe  Mirdites  nė tė cilat jetojnė dhe punojnė vullnetarėt.

 Nėpėrmjet kėtyre pėrpjekjeve, ne kemi pare ne keto vite  se si vullnetarėt e Korpusit tė Paqes punojnė qė ta pėrforcojnė paqen nė komunitetin ndėrkombėtar, qė tė ndikohet nė zhvillimin e mirėkuptimit nė mes tė njerėzve nga kultura tė ndryshme.

 Te tille  permendim sot me respekt

Roy  LONG

Daniel Adams …

PatricK O’BrIen

SaraH  CHRISTENSEN

Frances   ANDERSON,

CharleS     SCHRODER…

MIRNJOHJE perjete per Te gjithe vullnetaret  e Korpusit te Paqes !

 Gjej rastin  te deklaroj se  sikurse koleget e tij  parardhes dhe te sotem,  Mr. Dan Mcginly  ishte nje kėshilltar i domosdoshėm pėr  zhvillimin dhe partneritetin mes Bashkise  Rreshen dhe organizatat e tjera, kontribues i vyer te cimentojme lidhjen e fortė e tė vazhdueshme  qe i sherben  forcimit te mardhenies midis dy vendeve tona , SHBA dhe Shqipėrisė.

Ky vullnetar i pa lodhur i Korpusit tė Paqes, pa dyshim do mbetet nė kujtesėn e mirditasve si njė kontribues nė fushat e mėsimit tė anglishtes, zhvillimit tė biznesit tė vogėl, dhe zhvillimit komunitar, ndryshimit te mentaliteteve teksa vishte bluzen me shenimin “” mos hidhni mbeturina ne toke “” etj.  i afte per  krijuar njė partneritet tė fortė, pėr tė mbushur nevojat lokale duke reflektuar diversitet te ēasjeve dhe  per te siguruar nje shoqeri miqesore vullnetare”-

 Unė besoj se vullnetarėt  ekzistues perfshi me te rinj  si  KEITI  kanė vendosmėrinė dhe aftėsitė tė ndikojnė realisht e pozitivisht gjatė kėtyre kohėve tė ndryshimeve historike nė Shqipėri, pikėrisht duke jetuar dhe punuar nė MIRDITE nė kėtė vėnd  nė zhvillim  qe pranon, promovon dhe beson  vullnetarizmin  per te punuar se bashku.

 Sigurisht qe gjenden  shumė  tradita dhe  karakteristika te perbashketa qė mund te identifikohen dhe  vullnetarizmi ėeshtė  dhe do mbetet nje aktivitet i kondicionuar nga deshira, zgjidhja dhe motivimi i lire i personit, pa brenga pėr perfitim financiar (pa-kompensuar); me qėllim qė te tjerė tė perfitojnė nga vet vullnetari dhe shoqeria ne pergjithesi, duke i kontribuar vlerave te interesit te pergjithshem .

 Gjate kėtyre dy viteve Mr. Dan  dhe koleget e tij  na kane treguar se vullnetarizmi eshte mjet i perfshirjes dhe integrimit shoqeror ēka kontribon ne nje shoqeri te unifikuar duke krijuar lidhje te besimit, solidaritetit dhe  kapitalit shoqeror me dėshirėn e vetme pėr tė kontribuar sa mė shumė  ne ndryshimet pozitive.

 Pėr cilindo qė e ka njohur ėshtė lehtėsisht e konstatueshme se Mr. Dan  kontribuoi mjaft ne emplementimin e politikave  euroatlantike, politikat e perfshirjes shoqerore  harmonizimit  te aktiveteteve bashkiake me Bectel- Enka, dhe ndihmės zhvillimore  duke  stimuluar qyteterimin aktiv dhe te pergjegjeshem, cka eshte paresore per idealet, vlerat e demokracise, solidaritetit dhe pjesemarrjes qytetare

 Per ne mirditoret, Korpusi i Paqes  mbetet  nje burim i fuqishėm i pajtimit dhe rindertimit ne shoqėrite e ndara, Korpusi qe i ndihmon njerezit te fitojne dhe tė ushtrojne aftesi te udheheqesise, komunikimit dhe organizimit per te zgjeruar rrjetet e tyre shoqerore  duke ofruar mundesi te mesimit formal dhe jo-formal si nje instrument krucial ne strategjine afatgjate  te integrimit !

 Ky bashkpunim  vijues i bashkise RRESHEN me Korpusin e Paqes,  na ka aftėsuar  per  partnership-e moderne, ne mes  grupeve te intersit e  bizneseve, mes  autoriteteve publike dhe qendrave joqeveritare ne  rrugėn  e zhvillimit te agjendės te pėrbashket te pėrgjegjesise shoqerore.

 Vetem sebashku  ne mund te  kontribuojme  ne permiresimin e kuantitetit dhe kualitetit te sherbimeve dhe ne zhvillimin kreative te sherbimeve te reja.   ne krijimin e mundesive te reja te punesimit  te bindur se   aktiviteti vullnetar eshte komponente e rendesishme e objektivit strategjik per tu bere “…ekonomia me konkurente dhe dinamike  , ekonomia e bazuar ne dije  dhe  bashkveprim ...”  .

Rast pas rasti  bashkudhtari im me i mire  i ketij mandati bashkiak  , me sakte vellai im Dan ,   evidetoi udhen e nje  politike “ plakje aktive ” te nje shoqerie qe ecen drejt   nje balance te re gjeneratash  ku eshte e rendesishme qe mjetet per participim te  njerezite me te vjeter ne shoqeri, te promovohen dhe perkrahen.

 Pa dyshim se  te gjithe vullnetaret  e periudhave te demokracive kane te perbashket nje aspiratė per tu involvuar aktivisht dhe kontribuar ne zgjidhjen e problemeve shoqerore, por cka nevojitet eshte nje vizion i gjere i fusheveprimit dhe rendesise se zhvillimit te qendrueshem .

 Ky kuptim i perbashket i rolit te bartesve te ndryshem se si te promovohet , pranohet  dhe realizohet zhvillimi  na ndihmon te  ndertojme kapacitete te afta  per ti monitoruar zhvillimet duke konsultuar dhe marre persiper sfida qe jane te kanalizuara nga nivelet  te ndryshme.

 Tashmė ne jemi perfitues dhe te gatshem  te shpallim me mirenjohje  kontributin e  gjithe  vullnetareve te Korpusit te Paqes  nė Mirditė por edhe mė gjerė, ēka na obligon tė mendojmė pėr evenimete vjetore ( si psh. “ Dita Vullnetareve”   Viti nderkombetare Vullnetareve ...duke kontribuar ne perforcimin e levizjes globale te vullnetarizmit.

 Ajo qe kam mundur tė kuptoj nga bashkpuntori  im  Mr. Dan,  eshte tė dizajnojme nje  MIRDITE te Qytetarise Aktive, permese vullnetarizmit, ndershemerise  dhe dijes,  njohjes se aftesive dhe kompetencave te zhvilluara, permes pervojave  me te mira dhe analizave llogjiko-statistikore. Mund te deklaroj me kete rast se kryetari i Bashkise RRESHEN gjate ketyre dy viteve bashke me stafin  eshte  prirur nga  perkrahja dhe lehtesimi i vullnetarizmit, duke  bashkepunuar dhe hulumtuar menyra te lehtesimit dhe  mbeshtetjes  se punes permeses zhvilimit te politikave  bashkkohore e   legjislacionit efikas .

 Vulnetari  Dan  Mcginly  ka kontribuar ne ēdo pėrpjekje pėrfshije identifikimin e dispozitave te duhura ligjore, qartėsimin e roleve pėrkatėse te paleve te ndryshme dhe alokimin e pėrkrahjes se duhur financiare, nevoja per nje infrastrukture perkrahese te vullnetarizmit  permes  dhe nje kornize ligjore, qe do te avancoj duke i zhvilluar gjeresisht standardet euroatlantike.

Padyshim qe eshte shpejt per te permendur rendesine politike, ekonomike dhe sociale te ketij  aktiviteti  vullnetar  por kam nderin dhe kenaqesine te deklaroj ne kete fjale percjellese    ndikimin e pamohushem te Korpusit te Paqes dhe vullnetarit  qe  permbush  mandatin  mes nesh Dan Mcginly per zhvillimet e mėtejshme te politikave, ngjarjeve dhe aktiviteteve bash si ombrelle  qe kanalizon prioritetet dhe brengat tona  kolektive...

 Ndaj me objektivitetin dhe pjekurine qe me lejon  dhe keshillon koha qe ka rrjedhur , me lejoni te shprehem se z. Dan Mcginly ndau me ne dy vite e rinise se tij, moshes se shpreses , dhe sebashku transformuam kujtesen ne shprese ndaj  per kete qyteti dhe  bashkia RRESHEN   e gjithe  MIRDITA  do ta mbajne  ate ne mendje e zemer per ndihmen , mirekuptimin , mendimet dhe keshillat e tij te menēura.

 Faleminderit  i dashur  Dan, me bindjen se perfytyrimet tona do vijojne te takohen , edhe imagjinata edhe endrrat tona gjithashtu pranoni urimet tona me te perzemerta per begatine e mbaresine e jetes tuaj dhe te dashurve tuaj !

 Faleminderit Korpusi i Paqes !

Falemiderit  Kombit Amerikan  ,  Ambasades dhe dhe gjithe perfaqsive te saj  !

 Falemiderit te gjithe  ju pjesmarres !

 Sinqerisht

Gjon Dedaj

Kryetari i Bashkise   RRESHEN

30 / Maj / 2009