|
|
 |
Flaka
Olimpike edhe nė Rrėshen
Nuk bėhet fjalė pėr
Lojėrat Olimpike tė Pekinit, por nė njė lloj pėrngjasje tė tyre,
Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Ministria e Arsimit, kėtė javė e kanė
shpallur si Javėn Olimpike
pėr nxėnėsit e shkollave 9 vjeēare tė vendit.
Pikėrisht
nė kuadėr tė kėtij evenimenti tė rėndėsishėm sportiv, edhe shkollat
e Rrėshenit kanė qenė tė pėrfshira nė njė veprimtari tė bukur ditėn
e sotme.
Kėshtu
flaka olimpike ėshtė pėrcjellė nėpėr stacione tė ndryshme tė qytetit
nga nxėnės tė shkollės 9 vjecare Pashko Vaso, duke angazhuar
dhjetėra nxnėnės me prirje sportive. Mė pas pishtari olimpik qė
kaloi rrugėve tė qytetit, u drejtua pėr nė qendėr tė qytetit
Rrėshen. E gjithė situata i ka dhėnė njė pamje krejt tė veēantė
sheshit “Abat Doēi” tė qytetit, pasi ai ėshtė pushtuar nga qindra
fėmjė tė tė gjithė shkollave tė Rrėshenit. Ndėrsa entuziasmi i tyre
ka qėnė i konsiderueshėm, teksa kanė hyrė vrullshėm nė shesh, pėr tu
ndalur pėrpara godinės sė Qėndrės Kulturore “Mirdita”, ku ishin
rrjeshtuar tė gjithė pjestarėt e Departamentit tė Kulturės sė
Bashkisė Rrėshen. Pas kėsaj, mbajtėsi i Pishtarit, nxėnėsi i
shkollės Olsi Picaku i cili e mbante atė, i shoqėruar nga dy vajza
shkolle qė mbanin nė duar flamurin kombėtar dhe atė tė Komunitetit
Europian, i ėshtė drejtuar grupit tė pjestarėve tė Departamentit tė
Kulturės, duke ja lėnė nė dorė pishtarin e ndezur me flakėn
olimpike, drejtuesit tė kėtij departamenti z. Alfred Shtinja.
Pas kėsaj, pėr minuta tė tėra sheshi ka ushtuar nga brohoritjet e
gėzuara tė fėmijėve tė shkollave. Mė tej ata i janė drejtuar
ambienteve tė shkollės sė Pashko Vasa ku edhe janė pėrfshirė nė
aktivitete vijuese tė programuara pėr kėtė ditė.
Para se tė
mbėrrihej deri kėtu, nxnėnėsit e shkollave janė pėrfshirė nė njė
sėrė veprimtarishė tė ndryshme sportive si volejboll, futboll,
tėrheqje litari, hedhje gjyle, kėrcim sė larti dhe sė gjati, vrapime
etj, ndėrsa sot pas mbėrritjes sė flakės olimpike, janė zhvilluar
ndeshjet finale ku janė shpallur dhe fituesit. I gjithė aktiviteti
ėshtė mbikqyrur rreptė nga drejtuesit e shkollave dhe msuesit sipas
klsave pėrkatese dhe Policia Bashkiake.
19. 05.
08
|