|
Pengje ne rrjeta merimangash!
Sonte
dua ti gris rrjetat qe koha pak nga pak i
thuri rreth shpirtit tim te brishte per te
me roberuar, dua ta thyej heshtjen e cila ka
kohe qe si nje shtrige e zeze ka hedhur
thonjte e saj mbi fytyren time te njome, nje
perde verbimi te trishte dua ta shkrij nga
syt e mij e me pas te therras me aq fuqi sa
kam brenda vetes “JAM E QLIRUAR”.
Po po, me ne
fund ja dola, e preka te paarritshmen, e
thyeva pasqyren mashtruese qe me tregonte
nje fytyre tjeter, nje fytyre te fshehur pas
nje maske e cila me shenderronte
krejtesisht. E hodha tutje mantelin i cili
me mjeshterine e tij diti te mbante peng nje
shembelltyre njerzore e cila as qe mundi te
peshperiste fjalet me te thjeshta nen kete
velo mashtrimi. Aq e veshtire qenka te
njohesh vetveten, te jesh ai qe don te jesh,
te prekesh lehte me majat e gishterinjve nje
tablo qe u krijua nga muza jote, te kendosh
tingujt e nje melodije qe buroj nga notat e
shpirtit tend.
Bota eshte e
pabese, ajo e shenderron njeriun dalngadale
duke e kthyer ne nje qenie te frikshme, ne
nje qenie absurde e cila nuk mund te gjykoje
dot vetveten por e lejon njerezimin ti
krijoje nje bindje te pandryshueshme e cila
e bllokon ate ne mes te hiqit gjer ne
mjerim. E pra une vendosa te braktisje kete
qenie te trembur e te nxitur per te qene
dikush tjeter, e zhveshur nga e dikurshmja
vrapova drejt te tashmes, nxitova drejt
horizontit te paane e mbushur me shprese se
nje dite para meje do te shfaqej ajo qe
kisha kerkuar. Por kjo nuk ishte e lehte,
nuk mund te arrija Parajsen pa kaluar
Purgatorin. E percelluar nga flaket e Ferrit
per nje cast rashe, rashe dhe mendova se do
te ishte e veshtire te ringrihesha, por jo,
njeriu eshte i forte, ai e gjen kurajon per
te rivazhduar gjysmen e mbetur. Por kjo
gjysme e mbetur eshte me e veshtire se e
gjithe rruga, se neper shtigjet qe te duhet
te shtegtosh ka pengesa te pakapercyeshme te
cilat te diskurajojne e te zene “mat” aty ku
ti as qe e pret.
Ja, kjo
eshte jeta, nje loje Shahu te cilen e fiton
ai qe din ti luaje me mjeshterisht guret,
madje shpeshhere ajo fitohet mizorisht, nje
gur i fshehur a nje truk hileqar mund te
ktheje nje faqe te re e te mbylle nje te
vjeter ne librin gjigand i cili shpesh
mbetet i pashkruar, me faqe te bardha te
cilat perveq pastertise se tyre te virgjer
nuk mund te tregojne asgje tjeter… Ah jet e
cuditshme, jet lozonjare! Ti na tund ne
prehrin tend ashtu siq ta ka enda duke na
kenduar ate ninullen e famshme te qortimit,
intriges, ndjenjes se fajit, frikes…
E
keshtu njeriu nis te thermohet dalengadale e
madje gjithcka e tij, cdo enderr, cdo
deshire, cdo ndjenje, cdo cast lumturie mund
te shembet si ajo keshtjella prej rere e
ndertuar ne breg te detit e cila ndonese ne
dukje mjaft e qendrueshme mund te
rrafshohet nga vala e pare qe do tja
prekte themelet. Po valle perse? Perse qenja
me me fat, krijesa me e mrekullueshme duhet
ti lejoje vetes te dekompozohet nen
germadhat e fatit, te dorezohet para se te
nise betejen e pare, te transformohet ne
dike duke qene dikush tjeter??? Kjo eshte
qesharake, eshte nje prove krejt e thjeshte
e cila na serviret me aq dinakeri saqe ne
nuk arrijme te kuptojme kurthet e ngritura
madje I shkelim ato dhe si ajo dhelpra e
kapur mizorisht kafshojme kemben per te
shpetuar koken, humbim dicka per te fituar
dicka tjeter. Shkembejme pa e ditur se
c’japim, pranojme pa e ditur se c’marrim………E
kote te lodhem, qenka e shkruar qe gjihcka
te jete ne formen e pikpyetjes!
Flavja
Maca
Dtl.06.05.1992
Klasa
XIIa
SHKOLLA E MESME RRESHEN
Email:
f_catgirl@hotmail.it
|