REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

                                              

Metamorfoza e njė killeri...

    Njė tjetėr mbrėmje, ku duart e tij tė pėrgjakura i treguan rrugėn drejt botės sė pėrtejme njė jete. Njė tjetėr mbrėmje,  ku hėna blu mbėshtolli me fshehtėsinė e saj klithma e rėnkime qė tundėn shpirtin e pamėshirė. Ashtu i rraskapitur nga faji, nga trazimet e thirrjet e ndėrgjegjes qėndron para pasqyrės , me shpresėn pėr tė njohur veten.Largon kapucin e zi nga fytyra dhe njė ndjenjė neverie bėn qė cdo tendin muskuli tė clirohet nga pushteti i tij. Drejton revolverin kah vetja. Si ėshtė tė jesh viktime e vetvetes??

Kjo situate e nderė ku protagonist ėshtė ai dhe vetja e tij trembet nga njė shkreptimė flakeruese ne qiell. Njė shkreptimė e cila iu duk si nje gong ogurzi. Me hapa tė shtyrė padėshirė, shkon nė tualet pėr tė hequr gjakun nga duart. Ndien ujin rrjedhės dhe tė ftohtė ti pershkojė  gishtėrinjtė por  gjaku pervidhej tė kapej pas relievit me rudha tė duarve  tė pabesa. Nė mendje, imazhi i syve te viktimės po e torturonte nė mijėra gulcime zemre. Mundohej tė largonte mendjen por vetem nėse zemra nuk do i trokiste, vetėm nėse sytė nuk do i kishin parė  e vetėm nėse veshėt s’do i kishin dėgjuar ato ulėrima pėr ndihmė atėherė do harronte  vėshtrimin e fundit tė viktimės.Pėrpėlitet tė gjejė pak ajėr. Ndjen se njė forcė e mbinatyrshme, universale, shpirtėrore po e tėrheq nė errėsirėn e vetėgjykimit, ku cdo veprim kalon nė filtrat e pendesės. Me flokėt e shpushpurisur, droja e drejton nga freskia qė sillte dritarja e hapur. Perdja e mėndafshtė valvitej dhe dukej sikur ftonte nje SERIALKILLER nė vallėzim. E vetmja qė nuk kishte frikė nga ai.Iu afrua parvazit tė dritares dhe pėr njė cast tė vetėm nė atė mbrėmje tė gjatė sa njė perjetėsi, e ndjeu kraharorin ti mbushej  me frymė, e ndjeu veten tė lehtė. I vetėm.

Po, po kėshtu ishte ai,i humbur  nė muret  e frikės, ku cdo sekond rridhte vetė ne valevitjet e ajrit.Shiu kishte strukur cdo kėnd nė strehė me familjet e tyre tė dashura, ndėrsa ai i destinuar pėr tė jetuar nė ftohtėsinė e urrejtjes. Veturat kalonin nė rrugėn kryesore. Zhurma e tyre  i kujtonte tingullin e dallgėve: tė fuqishėm nė fillim e mė pas duket shkuma e bardhė e cila si magnet  decibelesh tėrheq tingujt e fundit tė mbetur. Simfonia e shiut ishte sfondi i njė autopsikoanalize qė kishte uljet dhe ngritjet e veta. Ushqente me zemėrimin  e gabimit cdo  mendim duke u vėnė kundėr personit tė tij, e kėshtu do ndihej i sigurtė sadopak. Dėshironte tė kthehej nė heshtje, ku gijotina imagjinare e formuar nga eshtra tė ngurta do transformohej nė pluhur e tė bridhte rrugėve qė rrėshqisnin pa drejtim nėpėr qytet. Damka e zezė e krimit e kishte gozhduar nė njė ēast tė vetėm duke parė kėshtu vijimėsine e bioritmit tė tė tjerėve si spektator. Instikti i vrasėsit po humbiste nė kaos nga tingujt e heshtjes. Ajo betejė brenda tij i gėrvishte dhe i shqyente ēdo kapilar jete. Shikon lart me shikimin kryēėzuar. Pafundėsi...Boshllėk...Vranėsira...Dhe pėrsėri boshllėk. Dritat e vitrinave nėpėr rrugė feksen  lehtė duke dhėnė shije melankolie pas ēdo frymėmarrje. Melankoli e njė metamorfoze killeri...

Flavia Kola

Klasa: IX shkolla 9-vjeēare Nr.2

20.04.1995

Rrėshen

 

E-mail: kola.flavia@yahoo.com