REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
>  


 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

FLORINDA TUCI

Maturante, Rrėshen - shkurt 2008

 Florinda Tuci ėshtė nxėnėse nė shkollėn e mesme tė Rrėshenit. Prej kohėsh ka filluar tė evidentohet si njė vajzė me prirje tė theksuara nė fushėn e poezisė. E lindur nė fshatin Ndėrfushaz tė Bashkisė sė Rrėshenit mė 12 dhjetor 1989, Tuci fillimet e para tė botimeve i pati nė nė gazetėn e shkollės “Mirdita Univers”. Siē thotė vetė ajo, ka filluar qė tė shkruaj poezi dhe skica qė nė moshėn 11 vjeēare. Ėshtė njė lexuese e apasionuar e romanit, ndėrkohė qė letėrsia franceze ėshtė hobi i saj. Ndėrkohė qė nuk fsheh ambiciet e saj, qė njė ditė tė bėhet e famshme. Sipas saj, poezinė dhe mjeksinė i sheh tė lidhura ngusht si njė mundėsi pėr ti prefeksionuar, pasi qėndron nė mes tė dyjave me dėshirėn pėr tė pasur mundėsinė pėr tė shėndoshur trupin, pse jo edhe shpirtin. Ndėrsa duke ju drejtuar bashkėmoshtarėve, Tuci thotė qė tė lexojnė sa mė shumė se leximi ėshtė njė relaks. Kėtė rradhė Florinda Tuci vjen nė faqen online tė Shkollės sė Mesme mė njė buqetė poezishė tė shkruara kohėt e fundit.

a. ndoja

 

 MĖ JEPNI ZJARRIN

I mjerė.

Thonė se kjo fjalė rrodhi nga pertacia.

S’e di! Ndoshta.

I mjerė ai qė ka hidhėrim,

I mjerė ai qė ka ndėrgjegjen tė pistė.

Dua tė di a ka nė botė

Njerėz qė kanė veē lumturi?

Nė qoftė se po, shpėtomėni

Mė nxirrni nga errėsira,

Mė jepni zjarrin qė Prometeu

U dha njerėzve,

Mė jepni zjarrin tuaj, pa frikė!

Zeusi s’do t’ju ndėshkojė,

Tė mjerėt kanė tė drejtė,

Tė pasurit s’kanė faj.

 NDIEJ

Ndiej flokėt e borės qė mė pėrkdhelin,

Ndiej shiun e ftohtė qė mė lag trupin,

Ndiej duart e tua qė mė prekin,

Ndiej buzėt e tua qė mė puthin.

 

Ato dy buzė tė kuqe, tė nxehta:

Dashuria e parė qė unė ndjeva.

 METAFORAT KU U SHUAN

 A ka kthim prapa?

Kush? Unė dhe ti?

Ne tė dy, jo!

 Ndjeva frymėn tėnde

Dhe s’mendova pėr asgjė.

Ėshtė koha ajo qė ecėn

Ecėn me pafundėsinė,

Ne tė dy me kohėn…

Ku ikėn vitet?

Ku u tretėn visaret?

Po metaforat ku u shuan?

Koha i mori nė trastėn e saj.

 Jo tė gjitha u shuan…

Mbijetoi ajo qė na bashkoi

Dashuria.

 NATĖ VJESHTE

 Eci rrugėve kėtė natė vjeshte,

Kjo natė me mua sikur qesh,

Sa mė pėlqen qetėsia sonte,

Eci kalldrėmeve si njė hije e saj.

 Kėrkoj yjet lart,

Yjet piken njė nga njė

Sa tė bukur yjet sonte janė

Kjo natė vjeshte nuk i ndanė.

Dėgjoj tingujt e kitarės

Qė luajnė pa pushim,

Dėgjoj dikė larg a afėr

Qė kėndon pėr dashurinė.

 Sikur nata tė mos kish fund

Prapė unė do tė ecja,

Tė zbuloja ndonjė tė fshehtė

Qė mė fshihte vjeshta.

 SIKUR

Sikur tė mos ekzistonte lufta

Mbret do tė bėhej paqja,

Sikur tė mos ishte urrejtja

Mbretėreshė do tė ishte dashuria.

Sikur tė mos shfaqej xhelozia

Nuk do tė njihej divorci

Sikur tė mos ndodhte vdekja

E gjitha lumturi, do tė ishte jeta.

 FAT

 Po qaj sonte bashkė me qiellin

Nuk ka syri mė lot

Nuk ka goja mė fjalė

Ah sikur tė isha djalė!

 VJESHTĖ

 Vjeshtė?

Vjeshtė e gjatė kjo e jona

Ku gjethet vetėm bien

E asgjė nuk lulėzon...

Po pranverė kur do tė ketė

Pėr zemrat qė dashurojnė?

 Pranvere 2008