|
Koncert homazh pėr
legjendėn e folkut mirditor Fran Vorfi.
“Ėshtė legjendė e rrallė e tė kėnduarit
tė kėngės burimore tė Veriut. i paarritshėm…Nuk mund t’i kėndonim
kurrė si ai kėngėt e atyre viseve!”. Kėto janė fjalėt e Hysni Zelės
nė njė bisedė tė para katėr viteve nė njė koncert tė Ansamblit tė
Shtetit nė Mirditė
RRESHEN.
Departamenti
i kulturės nė bashkinė Rrėshen dhe Qendra kulturore organizuan njė
koncert mirėnjohjeje kushtuar legjendės sė kėngės burimore
mirditore, Fran Vorfi, i cili prej njė viti nuk ėshtė midis nesh.
I
njohur si prijėsi i grupit tė burrave tė Mirditės, kėngėtari,
krijuesi dhe bartėsi i vlerave burimore tė kėsaj krahine nga mė
autentiket, Fran Vorfi ka lėnė gjurmė nė tėrė artin burimor
shqiptar, dhe kjo u kujtua mė sė miri pasditen e shtunė.
“Ėshtė
legjendė e rrallė e tė kėnduarit tė kėngės burimore tė Veriut. i
paarritshėm…Nuk mund t’i kėndonim kurrė si ai kėngėt e atyre
viseve!”. Kėto janė fjalėt e Hysni Zelės nė njė bisedė tė para katėr
viteve nė njė koncert tė Ansamblit tė Shtetit nė Mirditė. Pėr njė
vokal tė rrallė e kanė vlerėsuar mjeshtra tė muzikės shqiptare dhe
studiues tė folkut.
Ai
qe dhe “primoja” i formacionit tė njohur “Grupi i Burrave tė
Mirditės”,
i
cili u kthye nė njė emblemė tė festivaleve folkorike pėrmbi 40 vite
me rradhė.
Kėngėtari
u shua nė moshėn 65 vjeēare duke lėnė pas njė pasuri. tė vyer tė
folkut burimor, kėngėve epike dhe lirike, por dhe nė interpretimet e
tij nė teatėr, estradė, bandėn muzikore, koreografi si dhe krijues i
tėrė zhanreve thuajse.
Mė
e keqja, se nga krijimtaria e tij muzikore dhe interpretative ėshtė
“arkivuar” nė arshivat e mykura tė RTSH-sė, por pa bėrė tė mundur
nxjerrjen e tyre prej aparaturave tė vjetra inēizuese.
Janė
tė shėnuar qė nga kėngėt e para “S’ka pas gzim ma t’madh Mirdita”,
“Dje Mirdita…”, apo kėnga e grupit tė burrave “Shqipninė tonė me e
ba kala”, njė kėngė qė tundi bedenat e kalėsė sė Gjirokastrės
nė
vitin 1973. Por kėngėtari epik zbriste natyrshėm tek lirikat e
mrekullueshme, ndėr tė cilat shėnohet “Oj mollė e kuqe!”, me
kėngėtaren e talentuar Gjyste Ceka, e cila nė duetin me Anton Gjokėn
ne kete koncert solli emocionet e para shumė viteve tė duetit
Vorfi-Ceka. Ishte pėr tu shėnuar intepretimi virtuoz i orkestrantėve
Llesh Lleshi, Mark Deda, Ilir Simoni, Mark Gjoni, Ndue Pėrlala e tė
tjerė. Ashtu si dhe kėngėt e kėnduara nga Tone Gjoka “Zambakė
Kosove”, Arinda Gjoni apo Gjela Duka.
Nė
1978 ka njė shpėrthim tė grupit kėngėtar tė Mirditės nėn drejtimin e
kantautorit tė njohur tė viteve ’70 Dorian Nini, fati i tė cilit
ishte pėrcaktuar tė punonte nė Rrėshen prej “shkarjes” nė festivalin
e 11-tė tė kėngės nė RTSH.
Ansambli
vokal “Mirdita” pėrcaktohet si njė nga grupet mė
unikalė
nė tėrė festivalet kombėtare nė Gjirokastėr, njė grup tejet i
unifikuar qė mbajti peshė pėr 30 minuta tėrė publikun artdashės.
“Kėnga e Mic Sokolit” ishte bėrė lajtmotiv i kėtij festivali dhe
grupi i Mirditės do tė kėrkohej gjithandej shesheve tė Gjirokastrės.
Kjo kėngė u risoll nė skenė nga Mrikė Trumshi dhe grupi i burrave
nėn njė interpretim tė shkėlqyer.
Padyshim,
nė mes artistėve tė mrekullueshėm mirditorė Fran Vorfi mbetet
legjendė e kėngės burimore tė Mirditės dhe mė tej, thanė shokėt e
tij kėngėtarė qė nga Kol Zefi, Nikollė Preci, Fran Preci, Gjin Dona,
Prena Beleshi, Kastriot Kola e tė tjerė, por asnjėherė i vlerėsuar
pėr shkak tė biografisė, dhe i harruar kėto vite, deri sa u shuajt
nė moshėn 65 vjeēare, dhe sot e asaj dite i pavlerėsuar ende si
duhet nė Mirditė. Ata i interpretuan magjishem kujtimet e tyre kur
kendonin ne nje skene me te.
Nė
shown artistik
tė organizuar nė sallėn e pallatit tė kulturės, gjithēka ėshtė
perceptuar si njė retrospektivė e kujdesėshme qė nga kėngėt e para
tė kėnduara nga kėngėtari Vorfi, zėra origjinalė tė para 30 viteve
nė festfolket kombėtare dhe kėngė tė kėnduara nga mė tė rinjtė qė
nga fėmijėt, qė ishin dhe ndėr amanetet e kėtij kėngėtari si dhe
formacioni vokal i ringritur, qė ka interpretuar disa nga motivet mė
tė bukura tė prurjeve tė anbsamblit “Mirdita” ndėr vite.
Ka
patur kėngė pėr Kosovėn tė kėnduara kėtu e 30 vite nga kėngėtari
Vorfi, qė duket se kanė qenė si njė lloj ndjeshmėrie artistike e
asaj qė do tė ngjiste pas kaq vitesh me shpalljen e Pavarėsisė sė
Kosovės martire.
I
ftuar nė kėtė koncert tė prezantuar nga drejtori i qendrės kulturore
Gjergj Marku, ka qenė dhe njė pjesė e Ansamblit tė Shtetit, ku janė
kėnduar
kėngė arbėreshe, kėngė pėr Ēamėrinė, ndėrsa Hysni Zela nė kėngėn me
vargje tė Azem Shkrelit ka ēuar peshė sallėn e tejmbushur me
dashamirės tė artit burimor, mes tė cilėve shumė mosha tė reja.
Nė
program janė shėnuar dhe disa valle me motive mirditore si dhe
vallja: “O sa mirė me qenė shqiptar”, nėn koreografinė e Fran
Gjergjit, interpretuar nga valltarėt e Rubikut, duhet shėnuar kėtu
dhe skenografia e piktorit Gjok Pepa dhe teknika fonike e
transmetuese nga Lin Kiku dhe Saimir Gjoka.
Kanė
sjellė emocione dhe interpretimet e virtuozėve tė vegjėl nėn
drejtimin e muzikantit pasionant Kol Picaku, njėri nga
ish-bashkėkohėsit nė gjurmėt e artit me kėngėtarin legjendė.
Dhe
finishi i programit ka sjellė njė moment inkandeshent nė sallė nga
jonet magjike tė kėngės sė kantautorit Mark Gjoka, i cili ishte dhe
udhėheqėsi artistik i koncertit, titulluar: “S’tė harron Mirdita
kurrė”, kushtuar kėngėtarit legjendė Fran Vorfi.
Pos
veprimtarisė artistike, kėngės kryesisht dhe njė albumi fotografik
nga ansambli ndėr vite tė projektuar nė monitor tė mėdhenj, kanė
pėrshėndetur kryebashkiaku Gjon Dedaj dhe poeti i njohur Viktor
Gjikolaj si dhe intervista me Bardhe Pjetri njė nga mė tė moshuarat
pjesėmarrėse nė festivale, ndėrkaq epilogu ka qenė nė njė kualitet
tė lartė nėn interpretimin e Ismet Zusit, drejtor i qendrės
kulturore Lezhė, tė njė poezie pėr Fran Vorfin, shkruar enkas pėr
kėtė ditė nga poeti i shquar mirditor Gjok Beci, mik dhe
bashkėpunėtor nė krijimtarinė artistike pėr gati njė gjysėm shekulli
me artistin e famshėm dhe ansamblin emblematik Mirdita.
Po kėtė ditė ėshtė bėrė
promovimi i librit tė Bardhok Sulejmani, ish drejtues i kėtij
institucioni nėn titullin: “Fran Vorfi, bilbili i kėngės mirditore”.
Ky promovim nė njė nga ambientet e qendrės kulturore Rrėshen ėshtė
drejtuart nga kritiku letrar Bardhok Pulaj. E ndėrkaq nė hyrje te
hollit te pallatit te kultures nėn kėto motiv eshte vendosur njė
punim artistik derdhur nė bronz me portretin e kėngėtarit, realizuar
me mjeshtėri nga studenti i Akademisė sė Artit, Leonard Lekgega.
Para se tė fillonte ky show artistik mirėnjohės pėr kėngėtarin Fran
Vorfi, janė bėrė homazhe familjare ku pėrfaqėsues tė ansamblit
“Mirdita” pranė qendrės kulturore Rrėshen kanė lėnė njė tufė me lule
pranė varrit tė tij nė emėr tė gjithė ansamblit dhe njerėzve tė
artit e kulturės.
Ndėrsa
nė finish tė koncertit supriza e ka patur emrin Mark Gjoka, qė ka
sjellė kėngėn: “S’tė harron Mirdita kurrė”, kushtuar Fran Vorfit, me
vargje tė poetit Viktor Gjikolaj, njė nga krijimet mė tė bukura dhe
shumė emocionuese e pėrcjellė pėr minuta tė tėra nė kėmbė nga
publiku. Ka qenė vajza e kėngėtarit qė nė emėr tė familjes, i ka
dhuruar njė tufė me lule nė skenė kėngėtarėve dhe artistėve tė
ansamblit, qė i realizuan njė nga koncertet mė tė bukura nė
mirėnjohje tė prindit tė tyre.
Pas
koncertit familja ka shtruar dhe njė darkė me artistėt, ku ishin dhe
mysafirėt e ansamblit tė shtetit, ku u fol gjatė dhe u kėnduan kėngė
tė Franit nga artistėt mirditorė dhe krenaria e artit burimor
shqiptar tė pėrpunuar, Hysni Zela me shokė.
A. Ndoja
|