|
Recital i ansamblit francez COULEUR VOCALE
ne Rreshen
Ambasada
franceze nė tour-in artistik nė katėr rajone
tė vendit ka pėrfshirė dhe bashkinė e
Rrėshenit, dhe ku katėr tenorė tė ansamblit
tė njohur Couleur Vocale, kanė dhėnė
recitalin e tyre nė njė prej sallave tė
katedrales Rrėshen. Recitali po jepet nė
Lezhė, Beral dhe Katedralen S. Paul nė
Tiranė.
Tenorėt shoqėroheshin nga kėshilltare e
kulturės nė ambasadėn franceze Eloise Le
Petit. Fillimisht grupi kultural francez
ėshtė pritur nga kryebashkiaku i Rrėshenit
Gjon Dedaj,i cili,duke uruar miqve
mirseardhjen, ka shpalosur njė panoramė tė
pėrgjithėshme ekonomike,kulturore dhe
sociale tė bashkisė qė ai drejton. Dedaj
theksoj se ka njė traditė tė bukur tė
shkėmbimeve kulturore nė mes Mirditės dhe
Francės me rrėnjė tė thella,duke shtuar se
kultura pėr ne ėshtė element i fortė i
ringjalljes pėr t’u bėrė
anėtarė
tė denjė tė familjes europiane.
Grupi kuluror francez ka patur gjithashtu
njė takim me njė grup nxėnėsish frankofon tė
shkollės sė mesme Rrėshen, pėr tė bėrė njė
bisedė tė lirshme dhe shumė miqėsore.
Koncerti recital ishte momenti mė i bukur i
kėsaj vizite dhe ėshtė ndjekur mė kėrshėri
nga tė pranishmit. Ansambli Couleur Vocale
mbėshtetet nė repertoret e gjera tė kėngėve
profane dhe tė shenjta,tė cilat shtrihen nga
Mesjeta e deri nė ditėt e sotme, pėr tė
folur pėr jetėn e njeriut,e cila si dhe
rrjedha e stinėve,lind,ndėrpritet dhe
rifillon pėrjetėsisht.
Programi i moderuar nga kėshilltarja
kulturore e ambasadės franceze nė Toiranė Le
Petit, ishte i pasur
nga
krijimtari tė autorėve tė njohur,e qė i
dedikohej
lindjes,zgjimit,lumturise,dhimbjes,dhe
ringajlljes,tė interpretuara me njė vocal tė
bukur,tė ėmbėl dhe virtuoz nga Odile Civet,
Christine Chevalier, Isabelle Diologent dhe
Ghislaine Lelelux.
Momenti mė impreionues nė kėtė recital ishte
kur katėr tenoret franceze kėnduar nė
perfeksion LULEBORĖ nė shqip duke ftuar dhe
sallėn pėr tė kėnduar e gėzuar sė bashku.
Ndėrkaq tenorėt dhanė dhuarata nė shenjė
mirenjohje pėr bashkinė Rrėshen e Rubik, si
dhe pėr organizatorė tė tjerė duke
falenderuar pjesėmarrėsit, dioqezėn, dhe
Bankėn Popullore si sponsor.
Nė recital mori pjesė dhe ambasdori austriak
dhe autoritete tė tjera vendore.
Mė pas grupi kulturral francez bėri njė
vizitė nė muzeun historik tė
rrethit
ku ėshtė njohur me historinė nė relike tė
krahinės sė Mirditės,pėr tė pėrmbyllur nė
njė vizitė nė pallatin e kulturės,ku janė
pritur nė mėnyrė tradicionale nė njė sofėr
bujare mirditore dhe ku janė njohur me
historikun e ansamblit Mirdita, ndėrsa
gjithcka ka kaluar pėrmes njė bashkėbisedimi
tė lirė dhe kėngėve tė kėnduar nė mėnyrė
spontane dhe tė shoqėruara dhe me
instrumentin e ciftelisė si dhe dekustimin e
pijeve dhe ushqimeve bio tė krahinės.
Mė pas grupi kultural ka shtėgtuar nė
drejtim tė Rubikut nėn drejtimin e
kryebashkiakut tė Rubikut Mark Ruci, bashki
e cila ka krijuar njė traditė bashkėpunimi
kulturor me ambasadėn franceze prej vitesh.
Gj. Marku
A.
Ndoja
|