REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Te dashur nxenes !

 Me befasine e kenaqesise se rralle ju pershendes dhe ju falenderoj prej zemre per kontributin tuaj me te fundit ne web-in e bashkise Rreshen, dukshem per te na thene se kriza qe rivalizon me naften, me pushtetin, me demtimet mjedisore mundet te ndalet, nese sebashku indentifikojme helmet sociale  dhe perforcojne dashurine  me komunikim e dije.

 Ne fillim kur e shpallem kete konkurs mberritem gati ne  pendim per nje teprim tonin, teksa ju drejtuam ju dhe bashkmoshatareve tuaj, nxenes ne Rreshen dhe kudo gjetke, por ishte  Ameda Pjetri me – Apoteoza e vetmise - e para  qe na zhbllokoi kete mjergull teksa  shkruante  "Janė mijėra pyetje qė ndoshta nje ditė do tė mė mbysin, ngaqė kundėrshtova ligjet e kėsaj tė sotmeje, ngaqė pashė e dėgjova mė shumė sec duhet, sepse isha ylli i mėngjesit. Nuk mė pėlqen t’i pėrulem tė sotmes e t’i them: jam viktima jote, ki mėshirė pėr mua, ashtu sic pėr ushtarin e pabindur qė desh tė harronte himnin....!  dhe ne  pa e tepruar besuam  se ju po i jepnit shkelqimin e munguar kesaj faqeje elektronike.

 Kesisoj perkunder  ndjenjes se vetmise  dhe plot  qytetari  mberriti  edhe ese-ja e nxėnėses Flavia Kola- me “Metamorfoza e nje killeri”  e cila  perparonte ngadale ne rrugen pa kthim, teksa evidentonte dhe na fton te gjithe ne drejt jetes “... pa humbur  nė muret  e frikės, ku cdo sekond rridhte vetė ne valevitjet e ajrit, teksa shiu kishte strukur cdo kėnd nė strehė me familjet e tyre tė dashura, ndėrsa ai (killeri) i destinuar pėr tė jetuar nė ftohtėsinė e urrejtjes... “  nuk do ti shpetonte metamorfozes, dhe ne mund dhe do ta kalonin rastin fatkeq per te mbetur ruajtes dhe pasurues te trarashigimnise morale !

 Ndaj teksa prisnim matane  vrasjeve,  fatkeqesive, vdekjeve, ne konkurim mberrin  ELDA NDOJA  me  “ Nena ime   - qe i thote lexuesit  se nena ishte aty brenda thellsive te shpirtit te sejcilit .   “ … e kam nėnėn time pranė, por, dhe nė ėndrrat e mia flas me tė dhe kėshtu mendoj qė duhet tė bėjnė edhe ata qė nuk i kanė nėnat. Kurdo qė kanė nevojė pėr njė fjalė tė ėmbėl, pėr njė kėshillė apo njė pėrkėdhelje tė mbyllin sytė e me gjithė fuqinė e zemrės, tė shprehin dėshirėn qė tė kenė nėnėn e tyre pranė dhe papritur...nėna ėshtė aty. Kudo qoftė ,nė ēdo cep tė tokės apo tė qiellit, ajo do  i pėrgjigjet thirrjes sė fėmijės sė saj.” e keshtu do duhet te ti japim aromen e dashurise se saj, jetes !

Natyrshem kishim fituar  me shume besim dhe  prisnim te tjere konkurente qe vinin duke lene atje ne tavolinen  e punes  eren e letres dhe bojes, por jo shenjat e perzirjeve filozofiko –shkencore,  Oltjana Beci –filozofia e misterit kozmik - kur ajo njoftonte se  “…papritur isha pėrfshirė nė njė nga ēuditė e radhės hapėsinore. Forcat e kohezionit po vepronin mbi mua, kurse forcat e tensionit mė shtynin gjithnjė e mė tepėr nė botėn e pasqyrave, …duke pėrdorur njohuritė shkencore mund tė zbuloja diēka dhe tė siguroja ndonjė fakt tė rėndėsishėm, … kur e mendoja veten si agjente shkence, frika merrte arratinė, dhe gjen veten nė njė stacion hapėsinor tė orbitės, aty ku kishte ashensorė gjigandė…” a thua se edhe ajo ishte dakort se miti i ri social ishte ashensori  “ te ngrihesh dhe te uleshe pa i rene ne qafe askujt,  nderkohe qe po sipas saj “…Kulla tė bardha, kėshtjella elektronike dhe qytete tė kompjuterizuara qė pėrdornin rrjetin energjitik tė energjisė bėrthamore, e karakterizonin kėtė qytetėrim magjik “

Ngjante sikur  ajo ndalte shenimin e saj per te thirrur vezhguesin e vemendshem te rrezikut,  Erion Shtjefanaku me “gjakmarrja …problem pa zgjidhje !? jo thjesht per te kujtuar se Kullat dhe Urat ishin mitet  e vjetra sociale ne vendlindje dhe                        “… si krahinė autonome , Mirdita kishte pėr Kushtetutė, Kanunin , i cili shpejt ai filloi te zbatohej nga e gjithė treva  ku ligjet qė kishte u pershtateshin mentalitetit mirditor dhe sipas antropologeve,  kanuni nxjerr ne pah cilėsi psikike tė shqiptareve si: Shpirti rrebel e luftarak, mikpritjen, mbajtjen e fjalės, respektin ndaj gruas etj… “ dukshem  dhe per te kerkuar vemendjen e perbashket  qe kur ngreme themelet a pergatisnim gropat e gelqeres, shijojme  pemet , oborret a  gjithe boten e vjeter ne fotografi mendimi apo ato dixhitale.

Dhe si nje llogaritje jo krejt e rastit  ftesa per tu bashkuar pertej pengjeve, mberrin nga Flavja Maca permbledhur ne – “Pengje ne rrjeta merimangash”-  e cila    beson se Mirdita mundet te favorizoje hapjen per te na ēliruar, kur shkruan se  “ …dua ti gris rrjetat qe koha pak nga pak  i thuri rreth shpirtit tim te brishte  per te me roberuar, dua ta thyej heshtjen e cila ka kohe qe si nje shtrige e zeze ka hedhur thonjte e saj mbi fytyren time te njome, nje perde verbimi te trishte , dua ta shkrij nga syte e mij e me pas te therras me aq fuqi sa kam brenda vetes  “JAM E ĒLIRUAR”. “ kembengulese  per te na thene se udha  jone   eshte njohja e vetvetes,  dhe liria per te dashur Mirditen dhe qytetin tone !

 Qytetit ne te cilin vazhdon rrugėn konkurenti tjeter fort i denje , Edizano GJINI autori i - udhetim...neper rruget e qyetit tim - kur ne shkrimin   e tij lexojme   “… qėndroj para  komisariatit tė policisė, ndjej akoma qė dicka po mė vėzhgon po me interesante janė policėt qė ne fakt aty ku janė, qiellin vėshtrojnė dhe pėrleshjet s’dallojnė. Kthehem djathtas, vazhdoj rrugėn dhe shoh nje lokal, dy lokale, tre lokale apo katėr a pesė mbushur me njerėz qė qėndrojnė, bėrryla  tė mbėshtetur nė tavolinė, kėmbė pėrmbi kėmbė, lėvizin gojėn sikur dicka po thonė por  thjesht ajrin po harxhojnė. Kohet e fundit edhe nxėnės kėto lokale po i frekuentojnė.Vazhdoj tė ec akoma, prapa dicka me ndjek...cili ėshtė  kuptimi i ketij udhetimi qe unė po bėj,  vallė c'farė qėllimi ka? –dhe Edizano i di se eshte kerkimi i drites , sjelljeve prej qytetari, dashurise qe endet ne boten prej drite, pertej  pergjumjes, pertej kafeneve dhe llotove pafund, pertej mosangazhimit ....

Pertej urretjes do te shkruante Elizabeta Dodaj -  e cila zgjedh te therrase me  “10 gjerat qe urrej ne kete bote  - teksa  formulon se  “…jeta ose fati yt marshon drejt lumturisė ose vdekjes… urrejtja e parė ndaj teje Botė, eshte qė njė njeriu i fal lumturi, harmoni dhe qetėsi shpirtėrore  e  njė tjetri dhimbje e vetmi…Urrej nėnat e pashpirt qė i lėnė femijėt e tyre fillikat nė kėtė botė …Urrej tolerimin tėnd qė ėshtė shterruar e tharė prej kohėsh, tolerimi yt ka humbur bashkė me gėrmadhat e Atlantikut … Urrej atė qė ti e quan tė mirė t’i japėsh dikujt mė shumė e njė tjetri me pak … Urrej kohėn qė kalon e s’mund ta kthejmė pas… Urrej egoizmin tėnd…Je ti botė mizore qė nuk u fal njerėzve mirkuptimin e besimin tek njeri-tjetri…Urrej ndarjet  mes  njerėzve …Urrej rrugėt qe ti u jep njerėzve, njerit njė stacion autobusi, por qė tė paktėn ka njė destinacion, e njė tjetri i jep rrugėn me  anije nė detin e pafund  e  pa nje pike ndalimi…sipas Elisabetes nje bote qe vazhdon te evoloje ne marreveshjen e malit me detin , e artit me shkrencen  , e dijes me pervojen , e rregullit me ligjet !

 Dhe vjen Adelaida Caka qe perforcon se bota e urrejtjes ishte dhe mbetet pafundesisht e pashprese nese nuk therrasim virtytin qe na nxjerr nga bota johumane dhe  nxenesja e palodhur ka zgjedhur te titulloj - miqesia …nje term i njohur ..por dhe i panjohur per disa ! dhe ajo shenon  se “ …sulmi ka nisur dhe ti (njeri) nuk e pėrballon dot mė pėrmbytjen e tij tė fuqishme qė fshin nga kujtesa jote ēdo dritė e valė kundėrshtuese, ēdo shkėndijė tė mbetur dashurore e miqėsore, tė cilat edhe ti vetė, sikur kėrkon t’i lėshosh, t’i lėsh tė enden nė njė qiell tjetėr e jo nė tėndin. Nuk e do dritėn e tyre, ajo tė shqetėson dhe tė shmang nga shigjeta e mprehtė mbi tė cilėn ke hipur, maja e sė cilės synon arritjen e njė qellimi tė pėrcaktuar tashmė…  dhe per lexuesin e kualifikuar  Adelaida  fton- qendro ne klasen qe ende mban ere shkumesi hyre ne boten e librit  dhe shkruaj me teknologjite qe i perkasin se ardhmes !

Dhe vjen pas saj  kandidatja tjeter ne kete konkurs , me te cilin stafi i www.bashkiarreshen.com  deshiron jo vetem te ofroje bashkine me shkollen dhe nxenesit  por te gjeje te tilla si  Malvina Beci- MIRDITA  me formulimin e saj  Sa fjale e bukur !  “…tė shkruash rrėnjėsisht pėr  krahinėn e Mirditės duhen faqe tė tėra, pasi ēdo fshat shkruan histori mė vete, fjala zbukuron fjalėn dhe duke patur njė konkurencė tė tillė, historia zgjerohet. Si ēdo diamant qė ka njė kristal nė qendėr tė tij nga i cili merr energjitė pozitive, edhe Mirdita ka Rrėshenin si qendėr qė pasqyron pozitivitet  energjish. Ky qytet ėshtė qendra administrative, arsimore dhe kulturore mė e rėndėsishme, por as Rubiku nuk mbetet prapa. Ndėrtesat e reja duke pėrfshirė edhe pallatet shumėkatėshe e stolisin kėtė qytet duke e bėrė mė tė ri. Fjalėt pėrshkruese tė Mirditės krijojne enumeracione pa fund. Mirdita ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet nė zemrat e ēdo mirditori…

 E tille eshte dhe per Orlind Ēupi  i cili zgjedh titullin  Mirdita ime !  “ Lirine qe ia japin flatrat ua dha lumenjve te bukur  qe te rridhnin  vazhdimisht  pa u ndaluar nga asnje ndalese, e pa deshiruar dhe duke i dhene si  gjithmone nje bukuri te pa’imagjinueshme .. duke krijuar keshtu nje vend qe te gjithe e kane zili.. Vete ky shpend trim i arte mbeti perjetesisht si nje simbol  krenarie e fuqie, dhe nuk u shua kurre ne stemen njeres nga principatat me te njohura te shtetit Shqiptar, te quajtur principata e Arbrit. … nga ky vend  i bekuar kane dale artista te vertete, qe e kane perfaqesuar ne menyre te denje…ky  vend   quhet Mirdite, dhe njerezit e saj quhen Mirditor, e une jam krenar qe jam njeri  prej tyre.........!  

 E pas tij me rrahjet e zemres po aq mirditore  vjen Pavjo Gjini interesant ne pyetjen e tij  - a duan shqiptaret te futen ne bashkimin evropian !?  - fort llogjik bash prej qytetari paralmerues dhe ftues  ai shkruan “...duhet tė bėhet e ditur pėr tė gjithė se nuk kemi se si te futemi nė Europė kur nuk kemi elementėt bazė tė njė shoqėrie njerėzore. Duhet ta dimė se nėse duam vėrtet tė bėhemi pjesė e kontinentit duhet tė respektojmė femrėn, romėt, homoseksualėt, grekėt, serbėt. Por sic e shoh, Shqiptarėt nuk duan tė futen nė BE sepse jemi shumė krenarė individualisht pėr tė ndryshuar sjelljet, natyrėn, dhe pjesė tė kulturės tonė. Si nė shumė raste nė historinė tonė, po ua lėmė tė tjerėve ta realizojnė kėtė proces pėr ne, duke qenė se nuk na intereson mjaftueshėm pėr tu impenjuar si shoqėri .“ por sebashku me ju Pavjo ka treguar impenjimin e tij qytetar  per te ndryshuar permes pergjesise , komunikimit , dashurise  !

 Por  ne udhen e konkurimit koncidencat nuk mungoje, as ngjashmerite dhe  Eljona Toma e cila ka zgjedhur te vije me -miqesia dhe shoqeria, duket se ka mberritur ne webfaqen e bashkise per te thene se kostoja e jetes ne kete qytet dhe kete treve eshte cmimi shoqeror i miqesise pasi sipas saj  “...Miqėsia e vėrtetė defektet i ēmon dhe i rregullon ,ashtu  si detarėt nė rrezik pėr tu mbytur, kur shikojmė vetminė e jetės me syte e deshperuar duke kerkuar diku larg ndonje  vele te bardhe ne  mjegullnajėn e horizontit, ja atje na presin miqtė. Jeta nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė vijėmėsi e shumė jetėve tė vogla, tė jetuara ēdo ditė nga njė dhe me miqtė dhe shoqėrinė bėhen tė rėndėsishme, tė paharrueshme e tė veēanta. Ėshtė njė fat i madh qė tė kesh pėrreth njerėz qė shikojnė pėrtej syve tė tu e depėrtojnė thellė nė zemrėn tėnde. Ky ėshtė njė fat qė s’mund ta blesh, as ta vjedhėsh, por ta  kėrkosh pa u lodhur, tani me besim tė plotė.”…

Ketej vjen aq kendshem renditur si paraardhese  konkurente   “Jonida KACORRI me - Shoqe tani, shoqe pergjithmone" e cila shenon  “...nje album me fotografi te bukura, te cilat njera pas tjetres me tregojne jeten ne Rreshenin  e lindjes. Para dy vitesh nderrova qytet dhe me ka marre malli per ate qytet …per shoqen time te zemres, shoqe-moter…nxitoj te shkonim ne qytetin e lindjes per nje vizite, gezohem shume dhe tere naten nuk ve gjume ne sy. Kur vjen mengjesi me diellin e shendritshem, nxitoj per te makina qe eshte gati te niset. Gjate gjithe rruges mendoj me vete: - Thua do te kete ndryshuar shume ?! Mos valle eshte rritur me shume se une ?!  …”

Dhe nje mori e befte dhe e sakte pergjigjesh ia  sjell mrekullisht Eriona Prendi -to be or not to be ! qe aq kendshem   dhe mendueshem na thote : “...Eshtė e rėndėsishme qė njeriu nė qendėr tė vėmendjes tė ketė parimin pėr tė pasur vlera tė larta, i vėnė gjithmonė ne qendėr tė universit dhe i ndjeshėm nė botėn qė e rrethon.Ai duhet tė jetė i zgjuar,mendimtar me vision, kėmbėngulės pėr tė shijuar jetėn. Pėr kėtė duhet qė pavarėsisht shkollimit tė tij, tė jetė i kohės, tė ecė dhe tė jetojė me hapat e saj,qė puna,aktiviteti dhe mendimi i tij tė pėrbėjnė njė shkollė,njė pėrvojė tė vlefshme ,njė leksion pėr jetėn,tė cilat e bėjnė atė njė njeri tė vlerave morale, si mbrojtės i vlerave tė tij, tė familjes e tė shoqėrisė. Vetėm nė kėtė rast njeriu di ta shijojė jetėn dhe ia vlen ta jetojė atė. Ndodh qė pėr njė ēast tė krijohet edhe fama,ajoavullon,tėkesh edhe para, ato shpenzohen. Por tek njeriu diēka mbetet dhe ai ėshtė karakteri. Njeriu ėshtė i dėnuar pėr tė qėnė i lirė” por nė kėtė liri e rėndėsishme ėshtė tė zgjedhėsh rrugėn e drejtė.

 Mbase  ky paralamerimi  konkurueses qe sapo kishte mberritur ka kontribuar te zgjoje  Mirela Doda ne formulimin e saj - filozofia e jetes kur ajo sjell bashkesine e konstatimeve  “…Zgjohem pertueshem nga shtrati komod i se tashmes, dhe afrohem te hap dritaren e qelqte te se ardhmes dhe tek rrokem te shtyj dritaren, dicka me frenon vrullin dhe deshiren per ta hapur, … filloj te meditoj. A dua une, dhe a kam nevoje ta hap kete dritare? Jeta me ka mesuar te keme frike, me ka mesuar qe cdo cast te saj ta jetoj ta jetoj me deshire e me vullnet pasi mund te jete i  fundit,…ashtu i pafuqishem, njeriu qan e qesh njeheresh . Qesh me ate per te cilen dikur ka qare e pastaj i rreshkasin lotet ne buzen e qeshur duke i kerkuar zemres konfuze nje shpjegim… Njeriu mundohet ti shpjegoje vetes per tre sekonda ate qe nuk ja shpjegoj dot nje jete te tere.

 Me kete fryme pertej te qenit thjesht konsumatore te produkteve te shkolles vjen ne kete konkurim  Malvina Tuci – zemra ka arsyet qe arsyeja nuk i njeh ! e cila zemres i kerkon te flase per gjeografine , per guret , per malin , liqenin, detin oqeanin  per  “…nje lugine qe sapo kane filluar ujrat e permbytjes udhe te trishta me rrethinat e cetines    dhe hera – heres ne thatesiren e perhimet e kane  minerale  qe te sjellin ne mendje peisazhet e henes.   Shperthen papritmas a thua se flasin guret, nje muzike e rrepte e pikelluar dhe fjale shkoqur qe mush qiellin e ngaterruar nder shkembinje fanfaren e saj qe sa vjen  e rritet.         Shpirti i shqetesuar turbullohet nuk e di ē`pergjigje t`u kthej  atyre zerave te harmonishem qe gjithandej degjohen ne vetmine absolute. Deri sa ne nje berryl rruge, me ne fund duken rradhet e pare te nje rregjimenti te kuq e te kalter mandej si te qe nje bote e re, te del perpara liqenit Shkodres kah rjeka ka trektiza te zymta ne fushe te hapur tenda me cope te kuqe Adrianopoje me eremim te forte dhe shqiptar me petka te bardha, e me espik te zi kalojne si arushe mali, dhe me pishtolin ne brez.

 Nderkohe duke e lene fantazine ti bartet pritesit  Rezarta Kola kerkon jo vetem bashmoshaterve por te gjithe me shiperimin -fytyrelibri ! ku pershkruan  ankthin e pazberthyeshem  per facebook  teksa shenon “ …Ėshtė mė vlerė tė njohėsh kultura dhe mentalitete tė ndryshme nga ato tė vendit ku jeton dhe punon. Tė njohėsh njerez tė rinj nga vendet mė tė humbura tė botės e deri tek vendet mė moderne tė cilat sjellin pėr giishti gjithė botėn. Ėshtė gjė e mirė qė me njė foto tė aploduar nė facebook, I njeh kėta njerėz me vendin tėnd.   Nė facebook ka edhe shumė grupe qė pėrfaqėsojnė kompani tė ndryshme tė cilat ofronė shėrbime tė ndryshme.  Kėto janė tė mirat dhe tė kėqijat e facebook. Ai ėshtė kthyer tashmė nė njė veprimptari tė pėrditshme pėr pjesėn mė tė madhe tė tė rinjve. Njė kohė e shkuar dėm, apo njė fitim nė kohė? Ka shumė pėrgjigje, ndoshta krejtėsisht tė kundėrta me njėra-tjetrėn, nė lidhje me kėtė pyetje. Por njė gjė ėshtė e sigurtė. Sigurisht qė kjo do tė dalė nga qejfi nė njė kohė jo tė largėt. Mendja njerėzore ka mundėsinė tė krijojė mėnyrė tė ndryshme argėtimi, dhe vec kukullave deri mė tani asnjė mėnyrė tjetėr nuk ka rezistuar kaq gjatė. Kjo ndoshta ėshtė shumė pėr tė qeshur, kur krakason jetėgjasinė si dėfrim tė njė kukulle tė thjeshtė prej duri, me jetėgjatėsinė e teknologjisė mė fundit deri mė sot.

 Keshtu gjate perpjekjeve per ta  zbukuruar kete gare  konkurs tashme plot egfektivitet duket  se Damjano Laska ka gjetur jorastesisht titullin  –Tingujt e jetes !  dhe na fton per te rritur hapsiren e vemendjes kur  evidenton  “…  Njeriu perballet gjate udhetimit te tij me sfida e situata teper te nderlikuara nganjehere, por keto nuk na i imponon jeta por ne ja sugjerojme asaj pasi, si rrjedhoje e larmishmerise qe ne i imponojme vetes sone arrijme qe te shkeputemi nga rutina “vrasese”  duke e mbushur jeten me novatorizma qe na ndihmojne ne perfeksionizmin e melodise sone. Te jetosh do te thote ta prekesh jeten,ta ndjesh ate e mbi te gjitha ta udheheqesh ate. Jeta nuk eshte meritokraci por ti duhet te ndikosh dhe te ngulmosh qe per ty te funksionoje ne menyre te tille. Vlen te permendet fakti se tingujt e jetes here jane theres e here te embel, por ne nuk duhet te demoralizohemi  por  te fitojme prej tyre experienca qe ne te ardhmen te dime si te manovrojme ne situate te tilla…”  nje ftese per stafin e www.bashkiareshen.com. per te bere okestern e duhur te informimit qytetar.

Me kete ndjeshmeri dhe me po kete perkushtim  mbwrrin ne konkurim Erinda Paēuku - Dileme sfilitese ! e cila  na therret per me shume guxim  dhe me shume besim  edhe se  “ ...gjatė kėtij  udhėtimi  rrėzohemi, ngrihemi, por ama gjurmėt  nė  shpirt ngelen plagė  tė hapura edhe pse njeriu bėhet  i guximshėm  kur i humbet te gjitha dhe mbetet si nje gotė  boshe ne shkallėt  e kalbura nga stuhitė  e jetės. Ky ėshte  paradoksi qė vuajmė  me njė  kosto tė  larte.Kisha flakur tė  kaluarėn  duke u hedhur ne te pėrditshmen  por ndonjėherė  nje melodi e vjetėr,  nje rrugė  e vjetėr, njė  kujtim i vjetėr  tė  del pėrpara  e tė  ndalon edhe pse don te jesh e lirė  nga e kaluara edhe pse e  ardhmja te mbyll portat. Por ja qe ndonjehere ndjen dhimbje pėr  vitet e hedhura ne hiq, ia beson zemrėn  gjithkujt pa llogaritur pasojat....””

Dhe ne mardhenien  e shkuar e ardhme  Brisilda Kaēorri shpreh besimin  bashkruajtes - sebashku pergjithmone !  duke na sjelle dashurine per gjyshin  dhe gjyshen , mesuesit tane te pare  “ …Mjafton te hapim nje dere, qe qendron ne zemrat tona dhe gjithcka qe duam eshte e jona.Gezimi dhe besnikeria,armet tona sekrete, na sherbejne si ēeles per te hapur cdo dere.  E pranoj se pa te -gjyshin - nuk do te isha asgje.Cdo dallge deti ka lagur pernjeheresh kembet tona. U kemi rezistuar ererave me te forta. Eshte si nje strehe e pathyeshme per mua. Nuk na ndan dot asgje. Megjithese nuk jemi gjithmone prane njeri-tjetrit,une, per te mendoj. Me kujtohen fjalet e tij te bukura, shpesh here me thoshte se cdo e verteta ka kohen e vet. Humbas ne mendime dhe harroj te vazhdoj me pyetjet e mia. Kam shume deshire ta degjoj  tek flet per femijerine e tij plot fantazi. “njeriu eshte njeri i vertete atehere kur flet me zemer”

E kur koha e pritjes se konkurenteve po mbaronte   si per te konfirmuar  se njeriu realizohet ne moshe te thyer  dhe  prej tyre kemi  nderimin per varret , gruan , arsimin   e mbi te gjitha kombin Gjon NIKOLLI  vjen me  Lotet e qiellit  ! – dhe I kushton shenimin e tij Kosoves  “...Zemra ime po gjymtohet pėrditė. Ilaqi im i vetėm je ti, Kosovė. Jetoj me shpresėn se zemra ime nuk do tė shuhet derisa tė tė shoh ty me krahė tė hapur.  Zemra ime do tė rrahė qoftė dhe pėr herė tė fundit. Ajo do tė rezistojė edhe ne qoftė se ky ėshtė obligimi i vetėm pėr jeten time. Cdo ditė kur zgjohem nė mėngjes dhe hap dritaren pėr tė ajrosur dhomėn, shoh nė vend tė mėngjesit njė muzg. Mė dhėmb shpirti tek shoh vendlindjen time nė kėtė agoni tė pėrlotur. A do te vijė ndonjėherė pranvera?! A do tė ēelin ndonjėherė lulet?! A do tė fluturojnė vallė pėllumbat me ēiltėrsinė dhe bardhėsinė e tyre nė perlėn e ballkanit?!...     Te gjitha kėto dėshira mė nė fund u plotėsuan, ... Kosova ėshtė vetė e zonja e shtėpisė. 17 shkurti 2008, kjo ditė e bekuar sa tė gjithė me shpirtin nė ekstazė festojne Pavarsinė e Kosovės. Disa flokė debore na shoqėruan festimin tonė qė tani me do tė qetėsonte mijėra shpirtra qė e pritėn kėtė ditė prej shekujsh. Dukej se edhe qielli po qante nga dashuria. Edhe ai po derdhte lotė gėzimi. Lotė te cilėt tani mė nuk ngrinin nga i ftohti i dimrit.

Te mrekullueshem dhe fort te dashur  konkurente !

Ju a keni dhene me shume besim  se ky qytet do jete vertete balanca sociale e gjithe treves  dhe variablat qe lidhen me zhvillimin, nuk jane te natyres ekonomike por te lidhura me institucionet  dhe politikat, me perkushtim qytetar  dhe ju keni prire bashmoshatarve tuaj ne kete drejtim.

Ju falendroj prej zemre dhe ju njoftoj se po marrim te gjithe masat qe ne pushimet tuaja verore jut e jeni mbeshtetes  active te gjithe administrates bashkiake , permes nje projekti me OJF ose nje vendimi te keshillit bashkiak  pasi ju do te ti sherbeni ndryshimit te shpejte.

Personalisht e kam te veshtire te zgjedh nder Ju kush eshte me i mire  sepse ju na keni dhene kaq shume miresi, zotesi  dhe mirenjohje prandaj ju ftoj qe ne ndryshim prej nesh paraardhesve tuaj qe ne pushimet verore  mblidhnim bime medicionale apo punonim perkohesisht neper ndermarrje te kolektivizuara ju mundet te bashkoni individualitetin tuaj per nje institucion  qe do te qendroje per me shume kryetar te tjere  pertej ketij mandati , Bashkine Rreshen dhe une mund te shlyej disi borxhin ndaj mesimedheneve dhe ish nxeneve te mije te cilet i pershendes gjithnje duke besuar se do jemi urtisht te perkushtuar per ti sherbyer njerezeve dhe vendlindjes tone per nje infrastructure bashkohore , per mardhenie efikase kulturore , turistike dhe ekonomike , per urbanizim te shpejte per me shume punesim permesh nje shkollimi bashkohor !  

 

Ju falemninderit shume

/ Gjon DEDAJ /

                      http://www.bashkiarreshen.com/konkursi.per.esene.me.te.mire.htm

                                                       

                                                          Bashkia Rrėshen.