REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

FUQIZIMI I GRAVE NE SHQIPERI – STRATEGJI PER ZHVILLIMIN GJITHEPERFSHIRES

Nė kuadrin e seminareve dhe konferencave tė shumta tė bėra nga Shoqata Refleksion dhe USAID mbi "Dhunėn nė Familje" dhe Barazinė Gjinore, me Datėn 28 Tetor u organizua Konferenca Kombetare.

Fuqizimi i Grave ne Shqipėri - Strategji pėr Zhvillim gjithėpėrfshirės.

Nė kėtė Konferencė Kombėtare morėn pjesė personalite te politikės dhe tė shoqėrisė civile, ku ndėr to mund te pėrmendim:

Presidenti I Republikės sė Shqipėrisė z.Bamir Topi, znj. Valentina Leskaj anėtare e Parlamentit, znj. Roberta Mahoney Drejtoresha e USAID ne Shqipėri. znj. Matt Thimm Drejtoreshe e USAID FORECAST Program World Learning. Moderatore znj. Eglantina Gjermeni anėtare e Parlamentit, z. Artan Shkembi, Kryetari i Bashkise Pogradec.

E mbėshtetur nga Agjencia e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar (USAID) dhe e organizuar nga shoqata e grave Refleksione, konferenca kishte nė qendėr tė saj diskutimet mbi strategjitė pėr transformimin e ligjeve dhe dokumentave nė veprime konkrete prej tė cilave mund tė pėrfitojnė gratė dhe vajzat e gjithė Shqipėrisė pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr njė shoqėri mė tė mirė. Dhuna nė familje, papunėsia e lartė dhe mungesa e pėrfaqėsimit tė grave nė politikė dhe pozicione tė tjera tė vendimmarrjes, janė tė gjitha ēėshtje, tė cilat duhet te trajtohen nė Shqipėri, tha drejtoresha e Misionit tė USAID-it nė Shqipėri, Roberta Mahoney.

Sipas saj, konferenca e sotme u jep mundėsinė drejtuesve dhe vendimmarrėsve pėr tė formuluar veprime dhe programe konkrete, qė aftėsojnė gratė pėr njė rol mė tė rėndėsishėm ne shoqėrinė shqiptare. Ndėrkohė qė ajo pėrmendi edhe faktin se Shqipėria ka ndėrmarre hapa tė mėdhenj drejt adoptimit tė kuadrit ligjor pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grave dhe barazisė gjinore, inkurajoi qeverinė tė pėrkushtojė mė shume burime njerėzore dhe financiare nė mbėshtetje tė programeve dhe institucioneve pėr gratė.

Zv. Ministria znj. Tabaku theksoi se  Progres- Raporti  i 2009 ne lidhje me te drejtat e grave shenon progres.

Kjo vihet re dhe ne parlament ku nga 7 deputete tani perfaqsohemi nga 23 gra deputete dhe kjo pėrbėn njė hap tė rėndėsishėm. Ajo pohoj qė ėshtė ngritur dhe strehėza e parė nė Tiranė nė mbrojtje te grave ndaj dhunės.

Znj. Valentina Leskaj, pasi pėrshėndeti organizatorėt dhe pjesemarrėsit, theksoi se ka njė mungesė tė njė debati serioz nė lidhje me barazinė gjinore. Ajo u shpreh se kemi bėrė hapa pėrpara pasi ėshtė miratuar ligji i Barazisė gjinore, por duhet thėnė se prespektiva gjinore ne legjislacion ėshtė deficitare. Kur njė ligj nuk ka aktet nėnligjore mbetet vetėm njė nje ligj i bėre e asgjė mė tepėr. Pėrsa i pėrket ligjit te Barazisė gjinore na mbetet si arritje  vetėm ajo e plotėsimit te kuotave ne parlament.

Unė kam qėnė dhe do vazhdoj tė jem njė suportuese dhe e angazhuar nė problemet gjinore dhe dhunės nė familje.

Z. Bamir Topi duke e pershendetur konferencen nder te tjera tha:

Tė nderuar zotėrinj qė keni ardhur kėtu tė respektoni jo thjesht formalisht njė aktivitet tė zonjave, por besoj qė keni kryer njė akt tė qenėsishėm pėr tė marrė pjesė nė evenimente shumė sinjifikative pėr vazhdimin e linjės sė emancipimit dhe asaj qė flitet ēdo ditė - barazisė gjinore. Unė kam qenė natyrisht pjesėmarrės nė shumė takime tė kėsaj natyre dhe mė duket sikur sot kemi njė zhvillim tė ri lidhur me kėtė lloj aktiviteti. Kjo duket qė nė titull: ‘Strategji pėr zhvillim gjithėpėrfshirės’. Duket sikur kėto tema, duke vlerėsuar retrospektivėn janė konsumuar brenda auditoreve dhe nuk kanė pasur shansin qė tė avancojnė deri aty ku ne dėshirojmė: nė vendimmarrje tė rėndėsishme. Por nuk mund tė themi qė gjėrat nuk kanė avancuar. Sot Shqipėria ėshtė nė vitin e 17-tė mbas fillimit tė tranzicionit dhe me kurajo dhe guxim qytetar duhet tė themi qė janė bėrė shumė gjėra , janė realizuar shumė progrese nė tė gjitha fushat, por askush nuk mund tė thotė qė nė Shqipėri tranzicioni konsiderohet i mbyllur.

Dimensionet e rėndėsishme janė familja, shoqėria, politika. Une, u shpreh ai, nuk jam pėr kuota barazinė gjinore, kam qėnė kundėr nė kodet elektorale. Dimensionet e emancipimit duhet tė jetė, jo vetėm nė qėndėr tė Tiranės, por nė gjithė territorin e Shqipėrisė. “ Gratė duhet te jenė vizionare me fytyrėn e nėnė Terezes”. Na keni bėrė mė tė pėrgjegjshėm  dhe projektet pėr zhvillim duhen bėrė tė menduara mirė.

Nė sesionin e dytė tė kėsaj Konference Kombėtare tė moderuar nga znj. Eglantina Gjermeni pati pyetje dhe diskutime nga tė ftuarit nė sallė ku doli nė pah se gratė janė mė tė kujdesshme nė familje, janė mė pak tė kompromentuara dhe mė afėr problemeve nė shoqėri, dhe ky sesion u mbyll me njė dokumentar  per dy zonja qė kishin fituar pavaresi si pasoje e kėmbėnguljes sė tyre.

Konferenca u mbyll me njė punė tė bėrė nga grupet e ndara, sipas tematikes sė shėndetėsisė, arsimit, ekonomise, dhe tė ndryshmė, ku cdo grup shpalosi mendimet dhe se si e ku problemet e barazisė gjinore dhe dhunės nė familje duhen adresuar ne instancat pėrkatėse dhe te mos jemi indiferent ndaj tyre e te bėjmė tė gjithė me aq sa kemi hapesira pėr tė mos mbetur nė kuadrin e promovimit por dhe tė bėhen konkrete.