|
“Gjin Marku dhe Lufta”
-promovohet libri i autorit Gjet Ndoj-
Kėto ditė u promovua nė Rrėshen libri
monografik “Gjin Marku dhe Lufta” i autorit
Gjet
Ndoj nė praninė e dhjetėra qytetarėve,
lexuesve, studiuesve, tė ftuarve bashkėluftėtare tė
gjeneralit tė famshėm mirditor, drejtues tė
pushtetit vendor, personalitete politike dhe
ushtarake, tė ardhur nga Tirana etj.
Promovimi i kėtij libri qė i kushtohet njė
prej figurave me tė shquara dhe mė autentike
tė Luftės, u organizua nė sallėn e pallatit
tė kulturės, nėn inicimin e bashkisė Rrėshen,
por ndryshe nga mėnyra tradicionale e
organizimit, nga ana e drejtorisė kulturore,
u perceptua dhe realizua si njė spektakėl,
ku nė qendėr ishin kujtimet dhe refleksionet
rreth ngjarjeve qė e pėrcollėn gjeneralin
Gjin Marku nė luftė, pas luftės e deri nė
vdekjen tragjike tė tij, nė burgjet e
regjimit komunist.
Autori i librit Gjet Ndoj, i cili solli dhė
pėrshėndetjet pėr tė pranishmit, theksoi se
libri nis si njė monografi pėr Gjin Markun,
por qė nė fakt kur shtjellohet aktiviteti i
tij nė luftėn kundėr fashizmit si nė Korēė,
Tiranė, Qarkun e Beratit, veēanėrisht
inkursionet e njėsive tė mėdha luftarake tė
komanduara prej tij, deri nė ēlirimin edhe tė
viseve tė Jugosllavisė, qėndrimit nė Kosovė
etj. Nė kėtė libėr shtjellohen tema tė
rėndėsishme tė Luftės, si karakteri i saj,
marėdhėniet e PKSH me forcat e tjera
nacionaliste dhe
Ballin
Kombėtar, etj, ēėshtjet lidhen me politikėn
dhe rivalitetet pėr pushtet tė rrymave dhe
fraksioneve tė ndryshme, roli i Enver Hoxhės
nė luftė dhe politikė, pėrmasat dhe rėndėsia
e Luftės NACL, pjesėmarrja e popullit ėt
Skraparit nė kėtė luftė, dhe raportet e Gjin
Markut me kėtė popull trim e fisnik, etj.
Lufta Antifashiste e popullit shqiptar ėshtė
padyshim njė nga momentet e rėndėsishme tė
historisė sė Shqipėrisė, dhe vetė Lufta e
Dytė Botėrore ėshtė njė nga ngjarjet mė tė
mėdha tė Historisė Botėrore. Nė kėtė
ballafaqim botėror tė forcės patėm
rrjeshtimin e Botės nė dy blloqe
ndėrluftuese tė pėrfaqėsuar nga Blloku
fashist (Boshti Romė-Berlin-Tokio) dhe shumė
shtete satelitė tė tyre, ndėrsa pėrballė tij
u vendosėn “Aleatėt” nė pėrbėrje tė tė cilit
ishin Bashkimi Sovjetik-Anglia-Amerika dhe
dhjetėra shtete e kombe tė tjerė. Rrjeshtimi
i Shqipėrisė nė Aleancėn mė tė madhe
ushtarake-politike qė kishte parė ndonjėherė
Njerėzimi, pati njė rėndėsi tė shumfishuar
pėr tė ardhmen e vendit tonė.
Nė
kėtė sens gjeneral Gjin Marku ėshtė njė nga
personalitetet mė tė spikatura tė Luftės,
por dhe pas saj dhe kontributi i tij ėshtė i
pashembullt.
Njė pėrshėndetje tė veēantė solli pėr
pjesėmarrėsit Svjetllana Marku, vajza e Gjin
Markut,
e
cila theksoj se babai ishte shembulli qė e
ka udhėhequr nė jetėn e saj, kėmbėngluja,
mirėsia njerėzore, guximi dhe kthjelltėsia
ishin virtyte tė njė njeriu tė
jashtzakonshėm. Ajo tha se ndjehet shumė e
gėzuar qė Mirdita ia pėrkujton emrin tė atit
tė saj nė njė mėnyrė tė tiullė dhe se kjo e
bėn krenare pėr vendlindjen e saj tė dashur.
Mė
pas nė panel ėshtė ngjitur bashkėluftėari i
Gjin Markut, 85 vjecari Skėnder Malindi, i
cili ka sjellė kujtime autentike nga lufta,
takimet me Gjinin dhe operacionet e shumta
ushtarake qė organizoheshin me perfeksion
nga gjeneral Gjin Marku. Ai tha se Gjin
Marku ėshtė njė figurė madhore e luftės NACL
tė popullit shqiptar, ai ėshtė bir i
Mirditės trime, patriotike dhe heroike. Duke
sjellė detaje nga lufta nė Skrapar ku
gjeneral Gjin Marku kishte hyrė nė zemrėn e
cdo banori tė kėtyre anėve, duke qenė njė
organizator i madh, drejtues i formacioneve
tė mėdha luftarake si Brigada e VII-S e mė
tej, orator dhe masovik i pashoq.
Malindi definoi se Gjin Marku ėshtė
gjenerali qė i dha zė luftės sė Shqipėrisė
duke ndikuar nė rrjeshtimin e vendit tonė nė
krah tė forcave Aleate.
Sandėr Lleshi, komandant i Akademisė
ushtarake “Skėndėrbej”, tha se sot punoj nė
atė vend ku nė vitin 1951-1953 drejtonte
gjeneral Gjin Marku, madje te ulem nė tė
njėjtėn tavolinė ku ka punuar gjenerali i
famshėm.
Duke u marrė me disa detaje tė
gjendjes
sė familjes Gjin Markut, dy vajzave dhe
gruas sė tij, Sandėr Lleshi tha se nė kėtė
libėr mė ka bėrė pėrshtypje njė konkluzion
interesant, kur pohohet se ndryshe nga
kolegėt e tij, gjeneral Marku, u rrit duke
falur dhe jo duke vrarė, njė gjeneral qė
kujdesej tė fitonte sa mė pak humbje, njė
gjeneral qė di tė respektojė ata qė ka
mposhtur, qė di tė falė mė tė dobėtit, njė
gjeneral qė cmon mirėnjohjen, njė gjeneral i
ditur dhe nė kontrast me botėn e antivlerave
nė tė cilėn jetonte e shkėlqente si njė
teatėr absurd. Gjeneral Gjin Marku pati
thjesht fatin e keq tė ndodhej nė botėn e
gabuar. Ndoshta nė varrin e tij do tė
shkonte epitafi “ti ishe i madh, por ne tė
hėngrėm kokėn”, qė dikur Kadareja e quante
si marshi shekullor i mediokėrve.
Emocione tė vecanta ka sjellė pėr tė
pranishmit dhe poeti Agim Doēi, i cili
theksoi se Gjin Marku pagoi cmimin e rėndė
tė persekutimit e tė harresės.
Profesor
Neritan Ceka, n/kryetar i Parlamentit
Shqiptar, duke folur pėr vlerat qė sjell
libri nė fjalė, ėshtė ndalur nė udhėn
pėrshkuese tė autorit Gjet Ndoj, qė nga
libri i parė i vitit 2000 “E vėrteta mbi
shqiptarėt”,
“Udha
e Shqiptarėve” e deri tek libri i fundit,
duke e cilėsuar si njė studiues tė
kujdesshėm qė i ėshtė pėrkushtuar
realiteteve historike me paanshmėri dhe me
pėrdorjen e dokumenteve qė e shonin
historinė e vendit me realitet. Nė kėtė
kontekst lėnda e marrė nga Mirdita ėshtė
domethėnėse si njė trevė qė ka ndikuar
historikisht nė fatet e vendit. Dhe ndėr
figurat mė tė veēanta, mė tė shquara,
cilėsohet gjeneral Gjin Marku, i cili diti
tė bėjė vend nė zemrat e banorėve tė
Skraparit, tė familjeve nacionaliste tė atij
rajoni, dhe tė bėhet ndėr drejtuesit kryesorė
tė Luftės sė popullit shqiptar. Nderimi qė i
bėhet atij kėtu nė Mirditė, ėshtė nderimi
pėr Luftėn, nderim pėr Mirditėn, nderim pėr
historinė.
Nė vazhdim
janė sjellė fragmente filmike nga njė
parakalim ushtarak nė vitin 1953 me pamje
eksluzive tė gjeneral Gjin Markut, tė
servirur nga djali i tij Kujtimi.
Emocione ka
sjellė dhe n/kryetari i bashkisė Fier, Haxhi
Kalluci, i cili ka pėrgėzuar autorin, dhe
bashkinė Rrėshen qė ka ditur ta vlerėsojė
gjeneralin e famshėm tė luftės dhe se kėtė
gjė ėshtė
munduar ta bėjė dhe bashkia Fier
birin e shquar tė Mirditės dhe tė
Shqipėrisė.
Gjatė kėtij
takimi kanė folur dhe pjesėmarrės nga
salla, ndėrsa tėrė aktiviteti ėshtė
shoqėruar dhe me disa kėngė patriotike nga
pjesėtarė tė ansamblit “Mirdita”.
Nė fund tė
kėtij takimi promovues, autori Gjet Ndoj ka
dhuruar pėr bashkinė Rrėshen dhe bibliotekėn
Rrėshen disa nga librat e tij.
Nė fund ka
pėrshėndetur kryetari i bashkisė Rrėshen
Gjon Dedaj.
Fjala e Plote e Kryetartit Gjon DEDAJ
Te
nderuar familjare te Gjeneral Gjin
MARKU!
Te
nderuar te ftuar!
I
nderuar autor i librit z. Gjete NDOJ !
Te
nderuar pjesmarres !
Nje liber ne fakt na fton per me shume
miqesi !
Libri
eshte vete nje mik, edhe se nuk ke njohur
personazhet dhe autorin , por kur
nje liber i dedikohet nje njeriu te njohur
dhe per me teper kur shkruhet nga nje i
njohur, atehere permasat e tij jane me shume
se te vetmjaftueshme...
Ky
liber eshte nje histori e pershkruar mbi
flete ku diku ka force, diku ka shume
emocion dhe ne gjendet ne shumice dhimbje e
hidherim ēka e shtyn lexuesin drejt nje
perjetimi drame nga historia jone e
aferme...
Por libri eshte dhe nje kujtese apo bashkim
kujtimesh te embla ku jeton besimi,
besnikeria dhe vetmohimi si elementet baze
qe te ndihmojne perafrim e sjelljes tone
trupore dhe asaj shpirterore...
Padyshim se nevojiten bashkbisedime e
promovime te tilla per t’ju pergjigjur
pyetjeve, kureshtive dhe problemeve qe kane
mbajtur ne kembe Gjin MARKUN, dhe qe kane
shtyre autorin Gjete NDOJ qe jopapritmas
ti sherbejne rizgjimit tone evropian.
Ne fakt, libri mberrin edhe per te
shpjeguar si u prish miqesia e tij “mes
shokeve” dhe se si me pas familja e tij hyri
ne nje rruge te ftohte, boshe, tamam si
ne dimer te eger... duke lene gjurme te
thella, plage te pasherueshme por dhe duke
ndriēuar udhen e vlerave humane si
miqesia, dashuria sinqeriteti qe i duhen
percjelle cdo brezi si pasuri me se shumti
tashme kur shkencat e komunikimit dhe
moderniteti provojne se thelbi njerezor
mbetet gjithnje i njejte ne te gjithe
koherat...
Personalisht
ky liber me rezulton nje histori klasike qe
ju drejtohet te gjitheve por vecmas atyre qe
jetuan luften e dyte boterore dhe pasluften
me diktaturen e deformimeve pafund. Ky liber
eshte nje histori ku rigjejme keshillime te
duhura per te mos i nderruar a sherbyer
pushtuesve, te Mirdites dhe Shqiperise, dhe
evidentues se c’fare nuk ishte dakort Gjin
MARKU dhe bash per kete ai e pagoi shtenjte
sikurse dhe jepet prej permbledhjes se
ketyre faqeve.
-2
-
Padyshim se ne jemi sot ne kete salle per
Gjeneral Gjin MARKU si “Qytetar Nderi“
shpallur me vendim te keshillit bashkise
RRESHEN Nr. 46 date 19.10.2001 me besimin
per te njohur, vlersuar dhe transmetuar
njeri - tjetrit dhe serine e lidhjeve tona
te pafundme me Bazin dhe Ulzen, keto copa
Mirdite qe vuajne ende ndasite e sistemit
komunist, atij sistemi qe denoj Gjeneralin
e dalluar per atdhedashuri, lidhjes me dy
keto komuna qe sot e kesaj dite perdorim
varken e liqenit per te takuar pjesen tjeter
te mirditoreve ...
Jeta
e Gjeneral Gjin MARKU na thote nder rreshta
se mirditori nuk mund te gjeje nje parti qe
ti pergjigjet plotesisht kerkesave morale
qe lindin nga vendlindja e ti , nga feja
dhe kerkesat e pandashme per liri dhe
baraz, dhe ai mbetet gjithmone kritik e
shpesh kundeshtues per te ruajtur miqesine
e dashurine e shoqishoqme dhe per te arritur
te miren e perbashket.
Mbase si rrallekund Mirdita banohet prej dy
grupeve me te qendrueshme qe ruajn traditen
te varfer qe mbeshteten aty per te
mos rene e mos pranuar asnje skllaveri dhe
te menēshem
qe e vlersojne dinjitetin e ndergjegjes dhe
te lirise, dhe ruajne traditen per te
vazhduar jeten dhe harmonine sociale.
Me lejoni posaqerisht te pergezoj autorin
per kete liber, si nje kontribut per
historine tone te perbashket, ndersa vijoj
te mbetem i bindur se librat jane dhe mbeten
instrumet ne duart e mirditoreve per ne
kujtesen kombetare !
Te
bindur se njeriu deshiron gjithnje te dije
domethenien e jetes, punes dhe vdekjes dhe
ne si mirditor na nevojitet per te
projektuar te ardhmen ne kontekstin e ri te
mardhenieve ndershoqerore, rajonale,
kombetare , evropiane dhe globale, mendoj se
asgje me shume se librat , asgje me shume se
te tilla takime dhe te qenit perdorues
teknologjise se informacionit nuk na vijne
ne ndihme te realizojme projektin tone te
qytetarise dhe qyteterimit.
Per te gjitha keto ndjesi, per pergjejesite
qe me jep qenia Kryetare Bashkie, por dhe si
nip i vendlidjes se Gjeneral Gjin MARKUT,
kam nderin dhe kenaqesine te uroj
perzemershit pjestaret e familjes, jete e
kujtim te perbashket, mbaresi dhe mundesi
korrigjimi te padrejtesive qe rane mbi ta
...
Qofshin gjithnje krenare !
Ju falemiderit
Gjon DEDAJ
KRYETAR I BASHKISE
Pergatiti: Gj. Marku
Rreshen
me 12.
Nentor.
2008 |