|
Gjirokastėr, grupi i Lezhės vlerėsohet me
cmim tė tretė.
Ka
pėrfunduar me sukses evenimenti mė i madh
mbarėkombėtar i folkut burimor i zhvilluar
nė kalanė e Gjirokastrės, ku morėn pjesė
grupe e ansamble folklorike nga 12 qarqe te
vendit dhe mbarė trevat shqiptare si dhe nga
diaspora. Pėr katėr netė me rradhė nė skenėn
verore tė kalasė sė Gjirokastrės u shpalosėn
bartjet dhe prurjet mė tė mira nga folku
burimor nėpėr trevat e ndryshme tė vendit.
Pėrgatitje serioze pėr kėtė event jubilar tė
folkut shqiptar bėri dhe grupi folklorik i
qarkut tė Lezhės, nė pėrbėrje tė tė cilit
ishin ansamblet folkorike tė Lezhės,Kurbinit
e Mirditės. Pėrmes udhėzimeve tė Ministrisė
sė Kulturės, programi filtroj nėpėr disa
faza deri tek pėrzgjedhja e materialit
kryesor 35 minutėsh pėrmes njė jurie
profesioniste tė kėsaj ministrie, ndėrsa mė
pas pėr disa ditė nė pallatin e kulturės
Lezhė trupa artistike kaloj nė prova tė
vazhdueshme nėn drejtimin e drejtorit
organizativ Pashk Biba, udhėheqėsve
artistikė Agim Velaj e Mark Gjoka, regjisor
Ismet Zusi dhe koreograf Gazmend Golemi.
Materiali i grupit u soll nė parametra
optimalė,material i cili konsistonte nė
prurje tė reja nga folku burimor qė nga
ritet,baladat, vallet,kėngėt akapelo dhe
shoqėrimi karakteristik instrumental.
Rėndėsi iu kushtua dhe kostumografisė,gjė
pėr tė cilėn grupi kishte njė larmi
kostumesh tė demostruar rrugėve tė
kalldrėmta tė Gjirokastrės dhe nė koncertin
e dhėnė nė kala. Binin nė sy xhubleta e
malėsisė si dhe veshja karakterisike e
Mirditės, e kėrkuar nga gazetarė e entografė
tė huaj pėrgjatė natės sė konkurimit.
Konkurimi...
Grupi hyn nė skenė me njė gėrshetim
elementėsh qė tė kujtojnė thurjen e
poemės
folklorike tė ansamblit Mirdita nė vitin
1978, kėsaj rradhe me britmat, thirrjet,
thakmėn e brirėve, dhe me akapelon
shoqėruese tė Nikollė Precit, pėr tė ecur mė
tej me epikat (si ato tė Eposit tė
Kreshnikėve),lahutarėt Gjok Nonaj,100
vjecari i grupit me mbesėn e tij Lumen dhe
Pjetėr Matusha.
Hyrja duartrotiket fort,ndėrsa numėrat e
tjerė vijnė harmonishėm njė pas njė. Mirdita
Deddgjonaj dhe Elisa,e bija, te ardhur enkas
nga Anglia ku prej 11 vitesh jetojne,
sjellin njė kėngė folk tė ri, qė u kujton
bashkėkombėsve gjuhėn e nėnės, e mė
pas kėngėt baladė tė nuses apo “krushqit e
ngrirė” nga grupi i vajzave apo i burrave tė
Lezhės e deri tek vallet impresionuese tė
vajzave tė Lacit e “Cafkat” e Lezhės!
Tekstet janė origjinale tė sjella nga
gojėtaria popullore e flasin pėr Gurin e
Kshetės apo ritet e malit dhe mbjelljet nė
fusha, gjithcka populli ka kaluar nė
historinė e vet ndėr brezni. Ka gjetje me
“Shestaneshėn”, por dhe me “Lem Kalem” tė
Zadrimės apo duetin vėlla e motėr Lika tė
Kurbinit. Njė zė gruaje vjen i
jashtėzakonshėm nga Laci. E pėrcillet dhe
tek mė tė rinjtė e festivalit.
Instrumentalja e Gjovalin Ndrecės dhe
vėllezėrve Lleshi, rrėmben shikuesit dhe
duartrokitet nga fillimi nė fund.
Ky ėshtė grupi i Lezhės ku ėshtė gėrshetuar
Gjovalini i Pukės me instrumentistėt e
Mirditės, por dhe ata tė Lacit e tė
Zadrimės, apo kėngėtarė qė vijnė nga
bjeshkėt e Fanit apo Kacinarit. Nė kėtė sens
“modeli Lezhė” ishte njė befasi pėr tė
gjithė sesi mund tė harmizohet njė kulturė
pėr tė mbetur nė autencitetin e pabjerrė
krahinor, sepse nė detaje nuk ishte prekur
asgjė apo plagjiatuar nga burimi.
Por
grupet e krahinave tona gjithnjė kanė patur
parasysh njė element tė vecantė, mbylljet
spektakolare, e pėr kėtė ka ardhur nė
vendin, kohėn dhe momentin e duhur
kėnga-himn, “Rruga e Kombit”, me fjalė tė
pėrzgjedhura tė Gjok Becit, muzikė tė Mark
Gjokės dhe kėnduar nga Mark Gjoka e Kol
Zefi, shoqėruar nga grupi i Mirditės e mė
gjėrė.
Ėshtė momenti qė tė bėn tė ndjehesh krenar
pėr vedlindjen, edhe pse duket si njė kėngė
me konotacion disi politik, por
thelle-thelle aspak kėshtu, sepse vetėm kur
pėrshkon Shqipėrinė tej e mbanė e kupton se
cdo tė thotė bashkimi i kombit tė ndarė pėr
shekuj me rradhė. Kjo kėngė do tė mbetet nė
kujtesė si epilogu folkloristik i njė
“poeme” tė tillė kombėtare qe nga bedenat e
kalase sė Gjirokastres, sic ėshtė lidhja
infrastrukturore,shpirterore dhe kulturore!
Epilog...
Pas koncertit takime tė shumta me dashamirės
tė shumtė tė folkut tė trevės sonė,ndėrsa
nga studiues e gazetarė tė huaj kėrkohet
informacion mė i detajuar,si dhe ka kėrshėri
pėr kostumografinė. Pėr disa orė entusiazmi
vazhdon edhe tej skenės pėr tė vazhduar
sėrish rrugicave tė Gjrikoastrės dhe pėr tu
akomoduar nė Tepelenė, ku shtrohet njė darkė
pėr pjesėtarėt e grupit.
Nė kėtė atmosferė tė kėndshme pėrshėndetėn
kryetari i komunės sė Lazaratit si dhe
kryebashkiaku i Rrėshen Gjon Dedaj, i cili
pėrgėzoj gjithė trupėn artistike tė kėtij
festivali pėr paraqitjen dinjitoze tė folkut
tonė burimor.
Ditėn tjetėr grupi ka kaluar nėpėr Rivierėn
Shqiptare nga Saranda Vlora e nė kthim.
Ndėrkaq mėsohet se grupi i Lezhės ėshtė
lauruar me cmimin e tretė,ndėrsa me cmim tė
dytė ai i Gjirokastrės dhe vendin e parė
grupi folklorik i Shkodrės.
Gjergj Marku
drejtues i ansamblit “Mirdita”
|