|
|
 |
“Antologjia e Shpirtit”
dhe Gjokė Beci. Vlerėsim dhe mirnjohje pėr poetin e madh shqiptar.
Njė show deri tani ndėr mė
tė arrirėt nė TOB, kushtuar poetit tė madh dhe tė mirnjohur Gjokė
Beci.
Ky ka qėnė si emėrues i pėrbashkėt nė bindjen e tyre tė shprehur nga
specialistėt dhe emrat me tė shquar tė artit dhe kulturės nė vėndin
tonė, menjėherė pas pėrfundimit tė tij. Qindra miq tė poetit nga
ē’do cep i Shqipėrisė, kanė tejmbushur sallėn e Teatrit tė Operas
dhe ta Baletit pėr tė ndjekur koncertin show tė organizuar nga
“Mirdita-Folk” dhe muzikanti i njohur i kėngės Mirditase, Mark
Gjoka. Ka qėnė edhe mbėshtetja totale e Qėndrės Kombėtare tė
veprimatarive kulturore e drejtuar nga Esat Ruka. Njė rekuim pėr
kontributin e shquar tė Gjok Becit i cili konsiderohet i vetmi poet
i cili ka ditur qė suksesin e tij ta arrijė duke kontribuar si nė
muziken e lehtė ashtu edhe nė atė folklorike. Ndue Dedaj, poet dhe
mik i autorit, thotė se vjen
njė
kohė dhe poetėt “dorėzojnė” dhe atė mė tė fundit gjė qė ju ka
mbetur, shpirtin, si tė vetmin testament tė tyre, atė shpirtin e
ndjeshėm tė poezisė sė mbrujtur nė dekada, muzėn qė kishte qėnė
fryma e ngjizjes sė kėngėve tė tyre. Gjokė Beci, ėshtė njėri nga
ata, qė bujaria e fatit e paisi me kėtė dhunti, talentin, kėrkimin
dhe kreativitetin poetik tė pa moshė. Ndėrsa konceri show me
pjesmarrjen emarave mė tė shquar tė kulturės shqiptare si si,
Artisti i Popullit Gaēo Qako, Kastriot Tusha, Hysni Zela, Esat
Ruka, Myfarete Laze, Lirie Rasha, Frederik Ndoci, Grupi i burrave tė
Mirditės, etj. aktorėt e mėdhenj tė kombit Reshat Arbana, Edmond
Zhulali etj, Ansambli i Kėngėve dhe valleve Tiranė u drejtua nga
Mark Gjoka dhe gazetarja e RTSH-sė Ariana Qatipi. I gjithė
aktiviteti u mbėshtet nė tre pika kryesore si:
a- Gjokė Beci, si krijues i kėngės sė re mirditor
b- Gjokė Beci, si Mjeshtėr i Madh i kėngės mbarėshqiptare
c- Gjokė Beci, si poet dhe intelektual.
I pari qė ka prekur skenėn
nė pėrshėndetje tė Gjok Becit ka qėnė artisti i njohur Hysni Zela.
Mė tej Mefarete Laze ka korrur duartrokitje tė gjata me
interpretimin
e saj me tekstin e Gjok Becit tė titulluar “Sa mė mungon”. Nė vijim
tė kėtij aktiviteti, e gjithė salla ėshtė ngrur peshė pas debutimit
tė Mirush Kabashit. Ndėrsa teksti i mirnjohur i Gjokė Becit u
interpretua me mjaft ritėm nga mjeshtri i madh Gaqo Cako. “Po i flas
qiellit me kėngė prej gjaku”, u interpretua nga tenori Kastriot
Tusha. Nuk jam poet
e as shkrimtar po kam pregatit pėr ju dy fjal miku, dy fjalė
shpirti- kėshtu do ta niste artisti i popullit Reshat Arbana
pėrshėndetjen e tij pėr poetin e madh Gjok Beci. O poet i madh, i
butė si mjalta. Por nė pėrshėndetjet e tyre kanė vėnė nė dukje
kontributin e shquar tė Gjok Becit edhe Ministri i Mbrojtjes Fatmir
Mediu, Komandanti i Doktrinave ushtarake Sandėr Lleshaj, kryetari i
bashkisė Rrėshen Gjon Dedaj, poeti Agim Doēi, Luan Rama, poeti i
njohur himariot Lefter Cipa etj. Tė gjithė folėsit vunė nė dukje
kontributin e shquar tė Gjokė Becit si njė emėr i madh nė kulturėn
shqiptare. Ndonėse nė njė gjėnde jo tė mirė shėndetėsore, poeti Gjok
Beci ėshtė ngjitur nė skenėn e T.O.B-it pėr tė pėrshėndetur tė
pranishmit, nėn korin e duartrokitjeve tė zjarrta nė shėnjė
falenderimi pėr kontributin shquar tė tij nė kulturėn shqiptare.
Gjokė Beci ka shprehur mirnjohjen e thellė tė tij, pėr kėtė
eveniment tė rėndėsishėm kushtuar punės dhe veprės sė tij tashmė tė
gdhėndur pėrjetėsisht nė trungun e pemės sė kulturės sė shqiptarėve.
Ai ka veēuar bashkėpunimim me emrat mė tė shquar tė muzikės
shqiptare, e nė veqanti me kompozitorin Edmond Zhulali. Z. Beci
falenderoi pėrzemėrsisht “Mirdita-Folk”, drejtuesin Mark Gjoka,
drejtorin e kulturės popullore nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe
Sporteve z. Esat Ruka, si edhe tė gjithė ata qė kontribuan nė
organizimin e kėtij spektakli promovues. Ndėrsa krijimet mė tė
zgjedhuara tė poetit tashmė janė tė pėrmbledhura nė njė libėr tė
titulluar “Antologjia e Shpirtit”, prodhim i Shtėpisė Botuese
“Mirdita” pėrpunuar dhe shtypur nga “Mirgeeralb”.
Nje interviste e
shkurter me poetin Gjoke Beci
Buzė Valmorit kush ka
dalė/bukurinė e ka parė...”. Ē’ju kujtojnė kėto vargje?
Do tė guxoja t’i
merrja leje shpirtit tė madhėrishėm tė De Radės pėr tė thėnė: Zajsi,
fshati i lindjes qė prapa maleve mė kujton se unė i huaj s’jam te ai
dhč....Sado larg tė kem qenė, kam besuar se marr frymė nga qielli i
atij fshati, nga nėnqiella e njė ēatie tė vjetėr, gjysmė tė shembur,
por asnjėherė tė harruar. Sado shumė tė kem parė nuk mund tė ketė
qenė kurrė mė e bukur se mėngjeset qė shkrepin mbi buzėn e Valmorit
dhe se muzgjet qė faniten mbi buzėn prej gurėve tė Trangės apo asaj
tė “gurit tė rrumbullakėt”.
Sado shumė kam dėgjuar,
rrallė kanė qenė tė magjishme sa tregimet e pleqve tė fshatit tim,
tė cilat edhe tash, herė mė ngjajnė shekspiriane, herė homerike dhe
herė si apologji tė “Sokratėve” tė bjeshkėve tė mia. Fėmijėria ime
ėshtė kacarrue me njė lumė qė thirret Urakė. Troftat e kėtij lumi,
prej kjartėsisė sė rrjedhjes tė tė cilit, njeriu mund tė njohė
kuptimin e vėrtetė tė fjalės transparencė, mė janė dukur aso kohe
Pegasi im. Unė rendja t’i zija, ato mė rrėshqisnin si motivet qė kam
humbur nė jetėn e bukur e tė gjatė qė po vazhdoj. Mė kujtohen e nuk
mė harrohen loket zajsiane pėr bujarinė e tyre mahnitėse, pėr
bardhėsinė e teshave qė vishnin, pėr atė tė gjithhershmin kuvendim
me zė tė ulėt. Mė kujtohen duart qė kam djegur kur lexoja me pishė
hatullave deri vonė netėve, bashkėmoshatarėt prej tė cilėve shumė
kanė ndėrruar jetė. Mbi tė gjitha mė kujtohet ikja ime e madhe. I
ndjeri babai im mė ka lėnė shumė tė vogėl e mė ėshtė dashur tė
braktis prehėrin e atyre mrekullive edhe pse ende nuk e di mirė
pėrse...
Duket, si tė thuash,
ndryshe nga njė mashkull i shtėpisė malėsore qė vinte pas njė krisme
pushke pėr t’iu bėrė krah familjes, regėtin qė asi moti, talenti i
krijuesit tė ardhshėm?
Nuk kam qenė i zoti
pėr punė fizike dhe kėshtu i trembesha ugarit apo ngritjes sė
mureve. Meqė kam qenė fizikisht delikat, ndoshta lakmova qysh nė
fėmijėri “plugimin” e letrave, tė lehtė nė dukje. Mbaj mend se kur
kam qenė tre-katėr vjeē kushėriri im i shtrenjtė Pjetri mė dha njė
shkurticė italiane ta shprazja dhe kur doli plumbi ashtu nėpėr
flakė, unė u tremba shumė. Jam i lumtur qė atė erė baruti e kuptova
vetėm nė sensin qė kėrkon liria kombėtare. Kushėriri qė pėrmenda ka
ndikuar qė nė shpirtin tim tė regėtinte dritė e diturisė. Dhe ėshtė
koenēidencė emrash apo s’di ēka tjetėr, por pas largimit pėr nė
shkollėn e mesme, pėrsėri njė Pjetėr, Petro Marko, kėtė herė mėsuesi
im i letėrsisė dhe, mė lejoni ta them me kėtė rat-nėse sot unė kam
lėnė a do tė lė diēka nė rrugėn e krijimtarisė, nė atė rrugė mė ka
vėnė shkrimtari i madh shqiptar Petro Marko. Nuk kam si harroj kur
mėsonim nė shkollėn pedagogjike “Ndrecė Ndue Gjoka”, mbasdite
profesori na vinte pėrpara njė deng me letra dhe na diktonte pjesė
nga romani i tij i ardhshėm “Hasta la Vista”. Mė ka qėlluar tė
shkruaj pėr herė tė parė dialogje tė Gorit me Anitėn, prapėsitė e
Pucelit e mė tej. Kishte njė fantazi shungulluese. Kush donte kishte
njė rast unikal pėr tė mėsuar, edhe mėnyrė edhe stil edhe koncept
krijues.
Pos poetit qė po vinte
tek ju, ėshtė dhe folku qė duket se krijon njė simbiozė nė ashtin e
njė krijuesi tė veēantė shqiptar?
Poeti tek unė, nėse ka
ardhur, ka ardhur me vėshtirėsi. Fillimisht erdhi si njė kapriēio do
tė thoja, sepse ėshtė pakėz e pabesueshme normalisht qė tė mendohet
tė bėhet poet njė fėmijė me prindėr analfabetė. Por puna, studimi,
mbi tė gjitha nxitja e dikujt me peshė, si rasti i mėsuesve tanė
Petro, Bedri Dedja, Gjergj Zheji, etj mė duket se i thėrrasin poetit
sado thellė qenies sonė tė jetė fshehur, sidomos tek ne shqiptarėt.
Fillova tė shkruaj. Krijuesit e dijnė lumturinė qė sjellin botimet e
para, sidomos kur tė tjerėt i vlerėsojnė. Mirdita ka qenė pėr mua
miniera e tetė...(kemi patur shtatė miniera tė konfirmuara apo
jo?!). Edhe nė sensin e njohjes sė karaktereve, tė menēurisė,
traditave nė familje por edhe nė vlera kulturore e artistike,
sidomos folklorike. Fillimet e bashkėpunimit me folkun mirditor, i
kam aty rreth vitit 1967 kur dhe jam kthyer nė vendlindje pėr tė
qėndruar njė kohė bukur tė gjatė.
Pergatiti:
Aleksander Ndoja
|