REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Gjok Beci, “Mjeshtėr i Madh i Punės”

                      Mark Gjoka, "Naim Frasheri i Argjende".

  -Vleresimi nga Presidenti i Republikės Bamir Topi pėr poetin Beci dhe kantautorin Gjoka-

Nuk ka kaluar jashtė vėmendjes sė autoritetit mė tė lartė tė shtetit shqiptar, krijimtaria skrupuloze e poetit tė njohur mirditor Gjok Beci, prej mė se 5 dekada, pasi kėto ditė ai ėshtė dekoruar me titullin e lartė “Mjeshtėr i Madh i Punės”. Paralel me kete dekorim per poetin e mirnjohur Beci, presidenti Bamir Topi ka firmosur edhe dekorimin me titullin "Naim Frasheri i Argjende" per kantautorin e mirnjohur mirditas, z. Mark Gjoka.

Pikėrisht pėr tė pėrcjellur kėtė nderim shumė fisnik tė presidentit tė Republikės Bamir Topi, bashkia Rrėshen dhe institucioni kulturor organizoi njė veprimtari jo vetėm ceremoniale, por njė ditė tė tėrė kulturore kushtuar 70 vjetorit tė lindjes sė poetit, vargjet e tė cilit kanė qenė emblema e qėndresės sė Kombit shqiptar ndėr dekada.

Promovimi i dy librave poetikė

Dita kushtuar poetit nė kėtė eveniment interesant, ėshtė prirė nga promovimi i dy librave tė fundit tė autorit “Antologjia e shpirtit tim” dhe “Thuaj vetes ec...”, zhvilluar nė sallėn e galerisės sė arteve nė pallatin e kulturės “Mirdita”, ku morėn pjesė krijues, poetė mirditorė, pjesėtarė tė familjes sė poetit, artistė e persona tė tjerė tė interesuar nga Mirdita, Tirana e mė gjerė. Emocione tė shumta u ndanė nga artistėt, poetėt, autoritetet vendore dhe tė fuar nga dikasteri i ministrisė sė Kulturės si dhe presidenca, nė sallėn e pavionit etnografik tė ansamblit Mirdita.

Veprimtaria promovuese u moderua ngė studiuesi dhe poeti Ndue Dedaj, i cili e ka perceptuar si “Njė pėrvjetor dhe dy libra tė rinj poetikė” duke shtuar se “do tė doja sot, nė kėtė pėrvjetor tė shėnuar tė Poetit, tė merrja hua nga poetika e tij njė metaforė nga ato tė stilit tė tij, atė tė njė bjeshke qė zgjohet, qė hap flatrat si njė shqiponjė dhe nxjerr nga thellėsitė e ekzistencės sė saj, njė poet. Ajo bjeshkė e naltė (Selite a Rugove)… Pasi, pėrmes tij, ajo bjeshkė mundej tė kumtonte njė fjalė shqipe tė veten, njė fjalė tė pathėnė, por me rrėnjėt nė humusin e traditės shqiptare tė kėngės. Dhe ia kishte dhėnė lejen dhe bekimin atij ta thoshte, nė atė mėnyrėn e tij, atė burimėsi kėngėsh, si njė “antologji e shpirtit” tė poetit. Metafora e bjeshkės qė zgjohet ėshtė muza e poezisė sė Gjok Becit, qė zė fill “zyrtarisht” 40 vjet mė parė, kur ai publikon vėllimin poetik “Kur zgjohen bjeshkėt” (1970).

Po ajo metaforė vijon tė shpėrfaqet kohė pas kohe, dhe njėzet vjet mė vonė, kur Poeti boton librin e tij tė dytė poetik, “Zambaku im” (1990), pėr tė cilin qemė mbledhur kėshtu si sot, nė kėtė Pallat Kulture, pėr ta kremtuar “rikthimin” e poetit me libra. (sepse) Nė udhėn krijuese tė Gjok Becit kishte patur njė kohė kur iu ndalua tė botonte, ku pėr profilin e tij veēanėrusht si poet i kėngės, ndalimi ishte i trefishtė: - nuk do tė dilte me kėngėt e tij nė festivalet kombėtare tė folkut dhe muzikės popullore tė pėrpunuar, - nuk do tė mund tė dėgjohej mė nė festivalet e muzikės sė lehtė nė RTV shqiptar, - dhe nuk do tė mund tė botonte poezi nė shtypin letrar, as edhe libra.

Pėr tė vazhduar nė kėto kohė mė disa vėllime tė tjera poetike, si:“Qiell e Dhe”, “Antologjia e Shpirtit” (1, 2)dhe “Thuj vetes ec”, qė sapo ka dalė nė qarkullim.

Miq tė nderuar, unė po e lė kėtu, sepse e di qė nė kėtė ditė jeni tė gjithė qė doni ta pėrshėndesni Gjokėn dhe ta uroni pėr dy librat e tij tė fundit, qė i kemi nėpėr duar, e qė mensoj se janė mėnyra mė e mirė dhe pėr kremtimin e njė pėrvjetori lindjeje, si ky 70-vjetror i Poetit.

Folėn pėr krijimtarinė e autorit me njė recensė tė zgjeruar Ndue Gjika, Dod Pjetri, Preng Maca, Luan Rama, Ded Shkurti, Viktor Gjikolaj e tė tjerė, ndėrsa nga njė grup nxėnėsish u recituan poezi nga librat poetikė tė autorit.

Ceremonia e dekorimit

Mė tej dita kulturore, ka vazhduar me njė koncert emocional nė sallėn e koncerteve tė pallatit tė kulturės Rrėshen. Fillimisht tė pranishmit kanė pėrcjellė nė mėnyrė shumė emocionale ceremoninė e organizuar pėr dhėnien e vlerėsimit tė dhėnė nga presidenti i Republikės “Mjeshtėr i Madh i Punės” pėr poetin Gjok Beci dhe “Naim Frashėri i argjendė”, pėr kantautorin Mark Gjoka. Tė pranishmit nderuan me kėtė rast pėrmes huimnit tė flamurit ndėrsa mė pas kanė lexuar motivacionin e dekoratave nga kėshilltarėt e presidencės, Tom Preku dhe Agron Gjekmarkaj.

Koncerti-spektakėl i drejtuar nga gazetari Gjergj Marku, ka sjellė njė atmosferė tė jashtėzakonshme nė sallė pėrmes krijimeve tė shumta muzikore tė autorėve vendas, me vargje tė Gjok Becit kryesisht. Janė sjellė kėngė tė karakterit epik dhe lirik.

Me plot emocion u pėrcoll pėrshėndetja e kryetarit tė bashkisė Rrėshen Gjon Deda. Ndėrsa deputeti Mark Marku, solli copėza kujtimesh nga kontakti i parė me autorin, duke shtuar se ai na ka dhėnė besim, kur ishte shumė e vėshtirė ta kishe dicka tė tillė, duke pėrmendur disa nga librat e Fishtės tė dhuruar nga dora e poetit tė shquar, nė vitet e izolimit tė madh. Ai ka pėrgėzuar vendimin e presidentit pėr kėtė dekorim duke e quajtur njė vlerėsim pėr tėrė kulturėn e Mirditės.

Grupi organizator kishte menduar dhe njė tortė nė fund tė programit, nė formėn e njė libri tė hapur, ku shkruhej “Edhe 100 pranvera Gjok Beci, nga Mirdita juaj”, stilizuar dhe njė pentagram mbi tortėn e bardhe.

Ky ka qenė dhe momenti kulminant,, ku ėshtė ftuar dhe poeti nė skenė, ndėrsa ėshtė kėnduar kėnga “Ti je sofra qė na thėrret” e kantautorit Mark Gjoka, duke e bėrė pjesėmarrės nė kėngė gjithė publikun qė ka duartrokitur pareshtur.

Nė fund dita kulturore kushtuar “Mjeshtrit tė Madh tė Punės” Gjok Beci nė 70 vjetorin e tij tė lindjes, dhe "Naim Frasheri te Argjende" Mark Gjoka, ėshtė mbyllur me njė kokteil dhe mė pas njė darkė.

 

Poeti qė na ofroi rrugėn pėr tė mbushur shpirtin.

-fjala e kryetarit tė Bashkisė Gjon Dedaj-

Te nderuar pjesmarres!

Te nderuar te ftuar!

Te nderuar perfaqėsues te presidences!

Fort te dashur artiste!

 

Me lejoni te them me emocion se sonte ne kete qytet mbreteron nje mirenjohje e jashtezakonshme, dhe duket se Mirdita i ka te  ruajtur ndricuesit rezerve te se shkuares, se tashmes dhe te ardhmes se saj!

Sigurisht se nder morine e pafundme te rasteve kur politka e cdo lloji  duhet te degjoje jane vendet e kultit, kishat tona te shenjta  dhe sallat e artit,  te tilla si kjo e stomja qe per nga qellimi shkon pertej cdo arritje politike,  ndaj   besoj se sebashku shkojme nje hap me tej ne zbrazetine e puneve te paperfundura permes nderimit te  poetit Gjok BECI dhe kantautorit Mark GJOKA, dy nga ata qe provojne ne te tashmen se Mirdita mbetet vendi ku ka banuar perjetesisht e bukura.

Ju pershendes  prej zemre  dhe  vleresoj me mendje e ndjenje keta dy njerez te ndryshem qe ngjajne aq shume, qe i bashkojne lotet dhe dhimbjet  artberese permes nderkembimit dhe njesimit, ata jane  njelloj klonimi qe Mirdita “gdhend ” bijet e saj permes marreveshjeve me perendite ne castet e perballjes apo ne kapercim te territ.

Te urdheruar nga nje arsye e larte dhe te pasuruar me shpresen se Mirdita do te jete perseri  Zonje, artistet tane, edhe se nuk munden t’i hapen plotesisht vendlindjes, ia dalin te mundin hijen qe i ndjek permes farerave te artit, transportuar prej lumenjeve dhe perrenjeve te kesaj treve.

Dikush, diku, ka  thene se cdo lum ka betejen e vet dhe cdo perrua kengen e vet  dhe si rrallekush nder ne, poeti dhe kantautori e kishin besuar se vetem pak para ketij evinimenti te sotem nderimi,  lumi yne ka fituar tashme perjetesisht betejen e bashkimit te kombit dhe perrenjte do te kendonin vrullshem kengen e tyre duke na dhene sebashku nje himn per rendesine e artit.

Me barren e pamatshme te kontributeve dhe peshen e rende te kujtimeve ne jemi sot ketu per te treguar se ndonese nuk e beme te mundur  qe ata te mos ishin te ikshem dhe te vijonim t’i shihnim cdo darke ne qytetin e perbashket, ne mundemi  dhe duam t’i lexojme dhe degjojme vecmas dhe bashke  poetin dhe kantautorin,  ne kullat tona te ngrohta dhe ne  dhomat e pallateve tona ne nevoje per t’u pershtatur me natyren dhe risitė teknologjike.

Stilit te tyre fitimtar   nuk i  mungoj kurre flaka e brendshme dhe zotesia per te ecur me ritmin e nje bote ne ndryshim pa mbetur kurre jashte valles se saj dhe pa iu rrezuar paragjykimeve  qe denonin me vdekje bukurine e tyre turbulluese, stili i tyre gjen gjithnje nje pike ku te mbahet ne jetgjatesi pavaresisht kurtheve dhe sterkembsave.

Mirekuptimi dhe dashuria e tyre per vendlindjen,  Mirditen tone te dashur,  ju dhane atyre gjithnje gadishmerine per te sakrifikuar por njeherit  epersine e te gjitha koncidencave per te shpetuar gjerat e paperseritshme, artistikisht te shendetshme, ato thirravaje  jete !

Ne udhen  e distancimit te ndersjellte  poeti na del i ndryshem nga te gjithe, ai eshte pikerisht tjetri filozofik per sejcilin prej nesh  dhe per te gjithe ne bashke ndersa kantauori mbetet  bashkėshoqqeruesi, bashkpuntori por dhe ambasadori i poetit shpresepercjelles ne rrugen dhe vendpushimet e fatit.

Te perndritur nga shija e artit, ne nje kohe kur biografite benin pis dhe te kerkonin te mbaheshe paster ne nje ambient te papaster, ata ia dolen  t’ju sherbejne  dhe te kurorezojnė trofe qe imponojne respekt, trofe te permasave kombetare para te cileve askush nuk mund te mbyllte syte dhe per kete MIRDITA do te falenderojė e perulet nder vite.

Oroshi dhe Selita , Valmori dhe Blinishti mbeteshin ne roje te rinise  dhe freskise se tyre ne pavionin  e vecante dhe me te vjeter te artit qe quhej MIRDITE, stolisur me bukuri te rralla, dhe si rrallekush ate kishin shqisat e afta te kapnin dhe popullonin te padukshmen per te gjithe.

Poeti qe zbukoronte me vargje Buzvalmorin kishte kohe qe therriste qe te gjithe te shkonim atje, por per habine tone te thelle, per marrezine e te mosjetuarit apo stermundimin e te jetuarit, edhe pas kaq dekadash  mungonte rruga automobilistike bashkohore per te mberritur atje por poeti na ka afruar rrugen tjeter- rrugen per te mbushur shpirtin dhe kengetari duhet per ta interpretuar qe mes tingujve muzikore te na thoshte mos u dorezoni, rruget  shkojne andej nga shkojne kenget, pergjate ujendaresve  dhe drejt liqeneve nga qyteti ne qytet, sepse nuk mund te mos shkojne rruget atje ku mbijne lulet.

Te nderuar pjesmarres !

Bashkia Rreshen  ka nderin te  provoje  sot se boshllekun qe le politika, e mbush menjehere arti,  dhe poeti Gjok BECI  eshte njeri nder ata qytetare qe e ben me te njohur vendlindjen udheve te poezise, kenges, fjales drejt shqiptarise se kulluar !

Ngjashmerisht, mjeshtri i kėngės mirditore, Mark Gjoka, ish-shefi  i  muzikės pranė ketij Pallati Kulture, vazhdon te jete bashke me poetin  per te ruajtur dhe pasuruar  fondit e artė tė kėngės mirditore dhe asaj  mbarėshqiptare.

Per te gjitha keto me lejoni te percjelle kete  falenderim  prej zemre, kete  falenderim qe u shkon familjeve te tyre  miqve dhe te afermeve kudo jane, bashkėudhtareve dhe bashkoheseve te tyre.

 

Faleminderit !

 Gjon DEDAJ

Rreshen me 30 – 07-2009   

 

Pėrgatiti: Aleksandėr Ndoja