|
Fort i nderuar Monsinjor Cristoforo
Palmieri!
Te nderuar te pranishem !
Vellezer e motra !
Prej
jush kam fatin , nderin , kenaqesine dhe
privilegjin e vecante te uroj publikisht
kete dite feste , Korpi i Krishtit ,
festen tone te perbashket qellimmire qe
por kritalizohet
me origjinalitetit fale vizionit te paster e
largpames te bariut tone shpirteror,
Ipeshkvit tone te dashur “”dhe me
“ashpersine e tij “” Cristoforo....
Ndersa vijojme te banojme Mirditen tone te
dashur, kete vater te qyteterimit
perendimor dhe katolik shqiptar, ne po
festojme sebashku per te tretin vit
radhazi Korpin e Krishtit,
kete dite rizgjimi
te ndergjegjes sone , kete feste ndihmuese
per te ecur ne udhe te Krishtit ,
Drejtesise , Dashurise dhe Paqes.
Ne
jemi ketu ketu sot me brengat dhe endrrat,
me vėshtirėsitė dhe arritjet, me hallet dhe
mėkatet tone, duke u perulur e pėrpjekur
qė me ndihmėn e Zotit tė lirohemi, dhe t`i
forcojnė shpresat tona, ta ushqejnė
besimimin, ta forcojmė dashurinė dhe
tė marrin nxitje pėr njė shėrbim mė tė
guximshėm, mė besnik dhe mė tė gjetshėm
ndaj kjo eshte nje dite vazhdimesie e
eksperiences festive te Korpit te Krishtit,
qe po tregon me se mire kete nga viti ne
vit.
Ne
udhen e
shndėrrimit nė Korpin dhe gjakun e Krishtit
sejcili prej nesh “pėr-ulet”, pėrvujtėrohet
teksa shpirti bie nė gjunj qė edhe nė
brendėsi zemra me frikėn e Tenzot ta
adhurojė Zotin dhe ne forcojme sebashku
permes kesaj dite
lidhjen Dioqeze – Bashki- Qytetare bash
sikurse Korbi eshte nje dhe i vetem.
Ne perpjekjen dhe deshiren tone per tu
krizmuar (vajosur) per shėbimin profetik te
pafrikėsuar, gjithmonė per te thene qartė
dhe shkoqur tė vėrtetėn tek udhėheqėsit,
tek te zgjedhurit tane, ne kohe te mire
dhe gjatė vėshtirėsive kjo feste i sherben
edhe bashkpunimit efikas ndernjerezor e
nderinstitucional me besim dhe ngjashmeri
parimesh se "
nė enėn e miellit nuk do mungoi mielli (buka
jone e perditshme) dhe nė shishen e vajit
nuk do mbaroi vaji (kandili-drita )"
per te patur
Mirditen nje familje te vetme, te pasur
dhe te ndriquar dhe nje pararoje te gezimit
dhe arritjeve per te gjithe Dioqezen.
Te
gjithe mundet ta dime a ne mos mundet ta
mesojme se brezni pas breznie , per te
gjithe ata qe deshen duan dhe nderojne
MIRDITEN ajo
qe na bashkon ka qene dhe mbetet Dashuria
, ajo eshte forca dhe udha qe na ndihmon
per te njohur dhe vendosur paqen ne bote ndaj
gezimi i kesaj dite qofte gjithmone nder ne.
Ky bashkim i yne rreth Kishes dhe Ipeshkvit
tone le te jete nje nxites i thirrjeve per
te jetuar me besim, ne koherence, me
shprese dhe qetesi te gezueshme, permes nje
dashurie te sinqerte per njeri tjetrin duke
deshmuar se ne nuk jemi kurre te lodhur ti
sherbejme te pareve dhe pasardhesve tane.
Perfitoj
nga rasti te ftoj te rinjt dhe te rejat qe
te prire nga porosite e nenes TEREZE te
mesojne e veprojne per dite “”
per te vene ne jete
dashurine universale , sidomos ndaj
atyre qe vuajne...” per te qene gjithnje
bartes te dashurise dhe paqes ne procese me
te arrira e me produktive ne organizim, nga
RRESHENI ne OROSH ne cdo njesi vendore
dhe tere MIRDITEN -
kete hapsire
simbolike te vendosur ndermjet Shoqerise
civile, Kishes dhe Shtetit ku ndryshohet
dhe festohet bujarisht.
Te
nderuar qytetare e qytetare !
Personalisht
mendoj se kjo veprimtari nje javore , kjo
feste bashkuese e Korpit te Krishtit ka
tashme nje jehone simbolike te rendesishme
dhe vitet qe vijne do te bashkojne ate me
ditet Evropiane.
Kjo eshte nje dite-feste e identitetit dhe
bashkimit permes Fjales , Artit
, Arsimimit dhe Besimit gjate gjithe
jetes , Kultures dhe perafrimeve te
neserme ne udhen e perbashket te
praktikimit dhe gezimit te qytetarise
permes rigrupimit te burimeve,
eksperiencave dhe traditave te pacenueshme.
Ndaj
me lejoni te mbyll kete pershendetje
me fjalet e nenes
TEREZE :
“”Nese kam bere dickja te keqe, faji eshte i
imi.
Nese kam bere dicka te mire, athere
Faleminderit o Zot !
Jeta jone - thoshte ajo - eshte te thuash
“”me fal ”” dhe “” Faleminderit “”
Korpi i Krishtit na bashkofte dhe na
ndihmofte te gjitheve!
Me falni, dhe faleminderit !
Gjon DEDAJ
Kryetari i Bashkise
Rreshen me 07/ 06/2009
|