|
Te nderuar te pranishem !
Me
lejoni qe ne fillim te falenderoj miqte
frances
pėr vėmendjen e tyre ndaj
komunitetit tė Mirditės, nė ndėrtimin e
mardhėnieve tė ndėrsjellta miqėsore tė cilat
i paraprijnė njė bashkėpunimi tė frytshėmn
nė apektin kulturor ekonomik
dhe vecanerisht te falenderoj z.
Raymond CHAFFORT
e permes tij ambasaden dhe te nderuaren
Ambasadore te frances ne Shqiperi.
Nje falenderim te sinqerte dhe te merituar
deshiroj ti percjes vullnetarit te Korpusit
te paqes te ngulur tashme nder ne, Mr.
Charls dhe miqve tane ne cdo kohe
z. Fatos HODAJ, Drejtor ekzekutiv i SH.B.SH
si dhe z. Roland BEGA .
Sikurse ju vuri ne dijeni kolegu z. Mark
Ruēi ne e konsiderojme arritje krijimin e
mankomunitetit njė lloj bashkėpunimi
kooperativ tė njėsive vendore tė Mirditės
dhe Kurbinit e me gjere te lidhura
pazgjidhshmerisht me ujerat dhe lumnejt.
Sebashku me partener nderkombetare bashkite
Rubik dhe Rreshen jana ane dale te miratojne
akte te perbashketa dhe te punojme ngusht
dhe ne kete fryme bashkia Rreshen ka tashme
Planin e Zhvillimit Strategjik deri 2014,
Plani rregullues te territorit , studime te
pojeshme mjedisore dhe ka hartuar Detryren
Projektimit per Planin e Menagjimit te
Mjedisit prandaj prania juaj eshte nje vlere
e shtuar dhe me cilesine e Kryetarit te
nje bashkie te hapur dhe llogaridhenese
para publikut shpreh vullnetin e
qendrushem per te bashkpunuar ne kete
drejtim .
Me lejoni t’ju riinformoj se gjendja e
sotme kerkon nje analize te kostove dhe
perfitimeve sa i perket ujrave , dhe une
mendoj se keto takime e vijimi i pranise
suaj eshte depozitim dijesh dhe mundesi
te diagnostikimit te situates. Personalisht
pohoj se lumenjt a ujepershkruesit nuk
jane ende pjese urbane e qyteteve dhe
bashkive tona. Edhe se ato jane nje pasuri e
pacmuar rezulton paradoksi i ketyre
pasurive ende jashte tregut dhe vemendjes “
...permbytemi ne dimer dhe thajme ne vere
“ , dhe konsideroj se faktoret ndikues te
deritashem mund te permenden
-
Kultura urbane e derisotme
-
Organizimet politiko sociale qe nuk I kane
patur ne focus
-
Mungese kapacitetesh humane
-
Mungese kapacitetesh financiare
Por ne jemi tashme ne perpjekjet per nje
zhvillim te qendrueshem e nuk deshirojme te
keqadministrojme apo te humbin pafund
energji , ndaj jemi te hapur te kerkojme
ekspertizen tuaj ndersa ndjehemi pjese e
Europes dhe duam te jemi pjese e saj jovetem
natyrore!
Peforcoj bindjen se nese permes
partneritetit tone perfshi Qeverine
qendrore dhe aktoret e cdo niveli ,
Qeverisjen locale , OJF dhe dimensionin e
sotem qytetar ne mund tia dalim te
marrim pergjegjesi edhe se ato prishin
stabilitetin personal , kontribuojne rritjes
se pritshmerise se qytetareve edhe se
perforcojne iluzionin se bashkia do ti
plotesoje te gjithe nevojat.
Duke rishprehur besimin tim se sebashku do
te nenshkruajme aktet e nevojshme te
bashkpunimit dhe do te vijome me sukses
pres qe prej ketej te rritet performaca
vendore permes ruajtjes se stabilitetit dhe
rregullit , kthimin e ketyre resukrseve ne
pasuri dhe prodhuese te prosperitetit
material, rritjen e pjesmarrjes civile duke
identifikuar pergjegjsi e te te drejta
sociale, dhe fuqizimin e individit autonom
ne demokraci duke gjetur ekuilibret dhe
shmangur tensionet sociale.
Ne mbyllje deshiroj te theksoj se ne kete
fushe na kane munguar deri tash veprimet e
mirekompozuara apo dhe “kompozitori“ ndaj
miremenaxhimi dhe mireadministrimi i
burimeve ujore do ti jepte tjeter forme “
fytyres publike dhe zhvillimit “ te
Mirdites dhe Shqiperise qe duam te ekzistoj.
Faleminderit
Gjon DEDAJ
Kryetari i Bashkise RRESHEN
|