Lutem pranoni kete percjellje urimi
te
sinqerte
per 7 Marsin ,diten
qe kemi zgjedhur dhe pranuar per te
nderuar profesionin me human ne kete
bote,dite ku sejcili ka deshire te
dergoje nje forme a nje tjeter
kartolinen, telefonaten, dhuraten e
vet per mesuesit e vet dhe me gjere!
Me gjithe emocionet e rastit, te
perligjur nga rrethanat, njeherit i
pėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė dhe
mundėsinė e teprimin nė kėtė menyre
komunikimi, i
perulem kontributit te
gjithsejcilit mesues a mesuese,
pedagog a pedagoge dhe uroj te
kishim te njejten ndjenje mirenjohje
ne ēdonjėrėn nga ditėt qė vijnė .
Pėrgjatė gjithė kėtij mandati si
Kryetar i Bashkisė Rrėshen kam
dashur t’u percjelle qytetarėve
mirditorė mirenjohjen per
mesimdhenesit si detyrim i nje
njeriu te shperblyer me shume se
mundesite borxhshlyese, te nje
qytetari qe mendon se “skeleti i
tij social” eshte mishtuar nga
shkolla per te mos rene kurre
viktime e llumit te harreses dhe kjo
dite feste me nxiti te perfitoj
nga moderniteti i njeteve te
komunikimit, te percjelle kete urim
zemre dhe nje akt personal
mirenjohje.
Mirdita, treva fort e lidhur pas
lirisė dhe pas origjinės, treva ku
perpjekjet per te mbushur koken e
femijes nisin me gjyshen, ka pasur
fat qe kodi i njohurive te
perbashketa u ruajt e u pemblodh
prej te gjithe atyre qe luajten
rolin e mesimdhenesit, klerik e
profesionalisht te fushes laike ,
dhe ia dolen te mbeteshin te tille
per breza te tere duke e ruajtur
trashegimnine morale e pasuruar
individin dhe grupet me ide dhe
aftesi realizuese , cka e ka bere
edukaten qytetare themelin gjenetik
te mirditoreve.
Ky urim i sinqerte prej nje
ish-nxenesi ju shkon gjithe atyre qe
mesimdhenia i lidhi me Rreshenin
dhe Mirditen ne teresi pavaresisht
se ku jane sot, ne Mirdite e jashte
saj, ne Shqiperi e ne cdo kontinent,
aktive ose ne pension dhe vecmas
postmortum, familjeve te atyre qe
nuk jane me fizikisht por qe te
gjithe sebashku lane gjurmet e tyre
te pafshehura nga asnje mungese
drite,me te cilet ndertuan sebashku
katet e godines morale dhe
bashkejtuese te kesaj treve.
7 marsi ka fituar tashme vetine e
dites qe na perlot syte nga era e
dashurise dhe mirenjohjes,
teksa kujtojme mesimdhenesit, keta
kontribues te pashoq per rritjen e
aftesise sone per te komunikuar, per
te fituar te drejtat universale dhe
ato te humbura perkohesisht, per te
kapur rrjedhen e informacioneve te
dobishme, per te njohur konstruktet
konstitucionale te shoqerise, per te
shkuar drejt gjykime te vlefshme,
per te falur veten dhe te tjeret,
per te kapur ngjajshmerite
kateder-altar – departament , per te
shpresuar ne cdo kohe, per te ecuar
gjithnje drejt qyetetit tokesor ,
qytetit te paqes –qytetit hyjnor, me
mirenjohjen e perjetshme per
mesidhenesit - ndermjetes te
pashperblyer kurre sa meritojne !
Perfitues i evolucionit te
internetit, ndersa vijon rritja e
“blogo-sferes “, kam rastin te
shpreh bindjen time se mesimdhensit
ishin dhe jane grupimi i vetem qe
bashkuan e bashkojne legjitimitetin
popullor me popullaritetin permes te
qenit te kuptueshem per qytetaret,
dhe rrjeti social me i pergatitur
per te ndalur deshtime te sistemit
te edukimit sa lidhet me apatine
politike apo rritjen e votuesve
vetem racionale, pasivitetin e
heshtur apo pushtetin e
institucioneve te fshehta dhe te
pazgjedhura.
Edhe duke mos qene korrekt
politikisht do
te doja t’i ftoja te gjithe te
kontribuonim qe fuqia politike, si
nje lloji fuqie mendimi, te mos
behet dicka qe mund te blihet por
nje atribut social qe fitohet ne
perballje demokratike.
Te bashkuar gjithnje permes germave,
kesaj “shpikje “ qe mendoj se
tejkalon prodhimin e rrotes
jo vetem ne diversitet por
dhe ne sherbimin ndaj njerezve,
lutem te gjithe lexuesve te ketij
mesazhi te mirekuptojne dridhjet e
shkronjave zemerake dhe pamundesine
per te qene me cdo grup festuesish
te 7 Marsit ndersa drejtoj nje
bashki ende te pamundur te beje
vleresimet e duhura dhe te
qendrushmen ne nje dite te tille.
Gjej rastin per te riafirmuar
respektin e sinqerte per gjithe
mesimdhenesit dhe perfitoj permes
dritares elektronike te Bashkise
Rreshen te
Uroj
Gezuar 7 MARSIN
dhe t’ju pėrcjell gjithe
mesimdhenesve, nxenesve, studenteve
dhe prinderve mirėnjohjen dhe
detyrimin tim mė tė thellė .
/ Gjon DEDAJ /
Kryetari Bashkisė Rrėshen