|
Lotet e Qiellit.
Nuk i harroj ato ditė, ato vuajtje aq tė
gjata.
Nuk i harroj
lotėt qė derdhėm pėr kėtė tokė tė bekuar.
Nuk i harroj ndarjet, masakrat dhe vrasjet
makabre qė na bėnė.
Shpirtrat e fėmijėve ishin mbushur me
boshėsi. Nė to nuk ekzistonte mė dashuria e
dėshira pėr te luajtur, por nė sytė e tyre
mbizotėronte frika dhe terrori nga serbėt e
pamėshirshėm. Ishin tė frikėsuar nga vdekja.
Ata kanė parė tek u vriteshin familja e
tyre: prindėrit, vėllezėrit dhe motrat e
tyre.
A ka dhimbje mė tė madhe se kjo?! Mos
vallė djalli ka zbritur nė tokė?! … jo,
pavarsisht kėsaj errėsire qė tė merr sytė
nga ngjyra e saj e errėt, nė fund shihet njė
rreze dielli.
Atje shihet
nje rreze shprese, njė rreze drite qė e thyen
ketė mbulesė zie, qė tė ka mbėshtjellė fytin
nėna ime. Ah moj nėnė! Mos vallė do tė tė
shohė ndonjė herė tė lirė?!
Mos vallė jeta ime do te jete kaq e gjatė sa
te shohė lirinė tėnde?! Zemra ime po
gjymtohet pėrditė. Ilaqi im i vetėm je ti,
Kosovė.
Jetoj me
shpresėn se zemra ime nuk do tė shuhet
derisa tė tė shoh ty me krahė tė hapur.
Zemra ime
do tė rrahė qoftė dhe pėr herė tė fundit.
Ajo do tė rezistojė edhe ne qoftė se ky
ėshtė obligimi
i vetėm pėr jeten time. Cdo
ditė kur zgjohem nė mėngjes dhe hap dritaren
pėr tė ajrosur dhomėn, shoh nė vend tė
mėngjesit njė muzg. Mė dhėmb shpirti tek
shoh vendlindjen time nė kėtė agoni tė
pėrlotur. A do te vijė ndonjėherė pranvera?!
A do tė
ēelin ndonjėherė lulet?!
A
do tė fluturojnė vallė pėllumbat me
ēiltėrsinė dhe bardhėsinė e tyre nė perlėn e
ballkanit?!...
Te gjitha kėto dėshira mė nė fund u
plotėsuan. Mė nė fund Kosova ėshtė vetė e
zonja e shtėpisė. 17 shkurti 2008, kjo ditė
e bekuar sa tė gjithė me shpirtin nė ekstazė
festojne Pavarsinė e Kosovės. Disa flokė
debore na shoqėruan festimin tonė qė tani me
do tė qetėsonte mijėra shpirtra qė e pritėn
kėtė ditė prej shekujsh. Dukej se edhe
qielli po qante nga dashuria. Edhe ai po
derdhte lotė gėzimi. Lotė te cilėt tani mė
nuk ngrinin nga i ftohti i dimrit.
GJON NIKOLLI.
e-mail:
gjon_nikolli@yahoo.com |