|
Shėmbet pėrfundimisht “muri” ndarės mes
Tiranės dhe PriShtinės. Tuneli i Thirrės
bėhet i kalueshėm nė tė dy anėt E TIJ.
Fan,
Mirditė.
Qindra automjete nė tė cilėt spikasnin edhe
autobuzėt
kanė ēarė rrugėt e Mirditės pėr tė qenė
prezent nė ngjarjen tashmė historike, atė tė
finalizimit tė bashkimit tė dy anėve tė njė
tuneli i cili ėshtė vepra me e rėndėsishme e
autostradės Durrės – Kukės. Pikėrisht mė 27
maj, mekanizatorėt dhe specialistėt e
Bechtel-Enka tė cilėt pėr rreth dy vite
punuan pa pushim, arritėn tė takoheshin nė
thellėsitė e malit tė lartė nė vėndin e
quajtur “Qafa e Kumbullės”. Ndėrsa pėr katėr
ditė me rradhė ėshtė punuar intensivisht pėr
ēimentimin e faqeve tė tunelit deri nė pikėn
e takimit tė tyre, ndėrkohė qė ėshtė
improvizuar njė mur, shėmbja e tė cilit do
tė shėnonte edhe hapjen zyrtare tė kėtij
tuneli. Njerėzit qė udhėtojnė nė drejtim tė
Kalimashit janė tė shumtė dhe ndalojnė nė
shumė vėnde pėr tė parė mrekullinė e luginės
sė Fanit tė vogėl qė buron nė bjeshkėt e
thella tė kėsaj treve. Tė gjithė janė tė
lumtur se do tė jenė prezent nė eveniment
historik, por edhe ekonomik. Nė zėrat e
zhurmshėm dallohet lehtė se vizitorėt e
kėsaj dite nė komunėn e Fanit nė Mirditė,
janė nga tė gjitha trevat shqiptare, nga
Saranda po Shkodra, nga Shkupi e Prishtina,
nga Ulqini e Dibra e madhe. Por ka edhe tė
tjerė nga emigracioni. Tuneli i shumė
pėrfolur shėnon edhe hapin mė tė rėndėsishėm
nė finalizimin e ndėrtimit tė kėsaj rruge.
Njė pjesė e madhe vizitorėsh janė edhe nga
zona e Mirditės ku rruga pėrshkon njė
gjatėsi tė konsiderueshme. Nė krye tė tė
tyre kanė qėnė drejtuesit lokalė Gjon Deda,
Aleksander Lala, Kastriot Ndoji, Gjergj
Prenga, etj.
Ora 12 sheshi para hyrjes sė tunelit nė anėn
e Thirrės sė Fanit ėshtė zbukuruar si nė njė
ditė feste. Dhjetra flamuj tė Shqipėrisė,
Kosovės, NATO-s BE-sė etj valėviten nėn
tingujt e kėngėve. Qindra tė pranishėm kanė
shpėrthyer nė duartrokitje teksa
kryeministri Sali Berisha ka zbritur nga njė
helikpter pėr tė mbėrritur nė sheshin pra
hyrjes sė tunelit. Me te njeten menyre ka
mberritur edhe
kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Mė pare, nė rrugė
tokėsore nė kėtė shesh kanė mbėrritur
Ministri i Jashtėm Lulzim Basha, Ministri i
Punėve Publike, Transporteve dhe
Telekomunikacionit, Sokol Olldashi,
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, si
dhe anėtarė tė tjerė tė kabinetit qeveritar
dhe drejtues vendorė. Ndėrsa sapo
kryeministri Sali Berisha ėshtė pėrshėndetur
shumė shkurt me tė pranishmit, ėshtė futur
nė tunel pėr tė pėrshkuar rreth 2. 7 km ku
gjendej ndarja e pėrkohshme mes dy anėve tė
tunelit. Nė anėn tjetėr gjendeshin
kryemistri i Kosovės z. Hashim Thaqi i
shoqėruar nga Zėvendėskryeministri Hajredin
Kuqi, Ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni,
Ministri i Transporteve Fatmir Limaj,
anėtarė tė qeverisė, e deputetė tė
parlamentit tė Kosovės.
Nė
mesin e tunelit drejtuesit e Beachtel Enka
nuk harrojnė tė zbatojnė me pėrpikmeri tė
gjitha rregullat e sigurimit teknik. Edhe
pse kjo pengon disi protokollin, e madje
zgjat disi minutat e shumė pritura, tė
gjithė mirkuptojnė kėmbėnguljen e tyre, pasi
falė kėtyre rregullave standarte sigurie,
gjatė ndėrtimit tė kėtij tuneli nuk ėshtė
shėnuar asnjė viktimė.
Kryeminstri Berisha i shoqėruar nga njė
mekanizator i kompanisė Bechtel-Enka, nė pak
minuta arrin tė shėmbė pėrfundimisht murin
ndarės tė tunelit, ndėrsa nė momentin kur dy
grupet arrijnė tė shquajnė njėri-tjetrin
duartrokitjet dhe brohoritjet shėnojnė
kulmin e tyre. Autoritete e Kosovės kalojnė
pėrmes portės pėr tu takuar me kryemistrin e
Shqipėrisė, ndėrkohė qė tuneli gjigand pėr
pak minuta ėshtė shumė i vogėl nga prania e
njerzve dhe autoriteteve mė tė larta tė dy
shteteve shqiptare. Nė pak minuta dy
kryemistrat dalin nė shėshin para hyrjes sė
tunelit nga ana e Thirrės, ku edhe
improvizojnė njė konferencė shtypi.
Sali Berisha pasi u ėshtė drejtuar
autorieteve mė tė larta qė gjėndeshin nė
kėtė ceremoni,
deklaroi se
“Pėrjetuam realizimin e njė prej ėndrrave mė
tė bukura tė shqiptarėve. Pėrjetuam shembjen
jo tė njė muri por tė njė mali, pėrjetuam
shembjen e pamundėsisė. Para sė gjithash ky
ėshtė tuneli i bashkimit tė kombit. Nuk ka
male, e pengesa, asgjė qė mund tė ndalė as
fizikisht e as shpirtėrisht kėtė komb”- tha
kryeministri Berisha nė fjalėn e tij, nga
njė podium tė organizuar posaqėrisht nė
dalje tė tunelit.
Duke e vlerėsuar tunelin e Kalimashit si
njė nga kryeveprat nė fushėn e ndėrtimit nė
Europė e mė gjerė Berisha tha se tuneli
bashkon jo vetėm shqiptarėt por dhe rajonin.
“Sot inauguruam tunelin qė bashkoi jo vetėm
shqiptarėt, por me shėrbimet qė ofron nė
fushėn e transportit e qarkullimit i bashkon
mė shumė me rajonin, maqedonasit, serbėt
bullgarėt. Tuneli, do tė bėjė qė brigjet e
Shqipėrisė e portet e saj ti shėrbejnė jo
vetėm shqiptarėve nė Shqipėri e Kosovė, por
tė gjithė kombeve tė rajonit”.
Gjatė fjalės sė tij kryeministri pranoi se
hapja e tunelit ka qenė e vėshtirė dhe e
kushtetueshme, por “ēmimi i tij ėshtė qindra
herė mė i vogėl se vlera morale, se bashkimi
qė sjell mes njerėzve, dhe shėrbimi qė i bėn
qytetarėve, por edhe dalja nė det qė i jep
Kosovės, por dhe fqinjėve tė saj.” Nė fund
kryeministri falėnderoi inxhinierėt e
punonjėsit e Bechtel Enka qė realizuan kėtė
projekt. “Ju do tė jeni pjesė e historisė
dhe pėrpjekjeve tona pėr modernitet”- tha
kryeministri duke i shprehur mirėnjohjen
edhe ish ministrit tė Transporteve Lulzim
Basha dhe ministrit aktual Sokol Olldashi
pėr pėrkushtimin qė treguan nė realizimin e
kėtij projekti dhe nė “zbatimin me
pėrpikmėrit tė udhėzimeve tė kryeministrit”.
Menjėherė pas kryeministrit Sali Berisha e
ka marrė fjalėn Kryeministri kosovar Hashim
Thaci i cili tha se sot ėshtė njė ditė e
madhe pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė
jetojnė. “Nė Kalimash sjell mesazhin e
pėrgėzimit tė qeverisė sė Kosovės pėr kėtė
kryevepėr. Ekziston njė lidhje shumė e
fuqishme mes kėtij rrugėtimi e Kosovės. Janė
tė shumta e tė pallogaritshme herėt kur unė
me luftėtarėt e mi e bėmė nė kėmbė kėtė
rrugė pėr lirinė e vendit. Sot Kosova e
Shqipėria janė si kurrė ndonjėherė mė pranė
njėra tjetrės e do tė afrohen mė tepėr. Ato
janė pranė njėra tjetrės e kėshtu do jemi
pėrgjithmonė. Kemi qenė tė ndarė me shekuj,
por kurrė nuk kemi qenė larg. Na ka nda
historia, pa drejtėsia, na ndanin malet,
bjeshkėt, sot tė gjitha kėto pengesa janė
zevenėdėsuar me punė, ideal dhe dhjetėra ura
e tunele komunikimi” pėrfundoi kryeministri
i Kosovės Hashim Thaēi.
Pas ceremonisė nė sheshin para tunelit dy
delegacionet kanė organizuar njė drekė punė
nė qytetin e Kukėsit.
Aleksandėr Ndoja 31. maj 09 |