REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Rikthehet kujtesa etnografike e ansamblit “Mirdita”

-Pėrurohet i pari pavion etnografik i njė ansambli folklorik nė shkallė vendi-

  Kujtesa pėr ansamblet folklorike duket se po shkon drejt shuarjes dhe mė e shumta formacione tė tilla tė evidentimit dhe mbartjes sė folkut ndėr mote, sa vjen e shuhet ose mė e shumta po “dekompozohen” si shkak i prirjes komerciale tė grupeve apo shoqatave kulturore fantazmė me lidhje me jashtė  qė mundohen tė rrjepin nga donatorw tė huaj pėrmes tour-eve si me ahenxhe dasmash! Kanė humbur rroba tradicionale, instrumente folklorikė, dhe gjithė vokacioni i vjetėr i bartėsve sidomos pas zhvatjes sė magazinave tė kostumografisė, si dhe thuajse ėshtė zhdukur kujtesa e kėsaj historie tė jashtėzakonshme tė etnokulturės, e shpalosur cdo pesė vjet nė kalanė e Gjirokastrės.

   Pėr tė bėrė tė mundur pikėrisht kėtė shmangie nga harresa, pallati i kulturės MIRDITA, risolli me njė projekt konkret tėrė arsenalin etnografik dhe instrumentet fokloristikė tipologjik tė krahinės, tė pėrdorur pėr mė se 50 vite nė festivalet kombėtare, por dhe prurje tė tjera tė lashta. E gjitha kjo u mundėsua nga ndihma e humanistes sė shquar austrike Marianne Graf, e pasionuar pas tė shkuarės trashėgimore. Edhe pse me njė fond modest, ėshtė sjellė nė normalitet thelbi i asamblit “Mirdita”, lauruar nė vitin 1978 me cmim tė parė, jo vetėm pėr kėngėn, fjalėt poetike tė bartura ndėr mote nga rapsodėt, por dhe pėr arealin e veshjes karakteristike me njė konstumografi tė shumėllojshme tė prodhuara nga mjeshtri Nikollė Bardhi e tė tjerė artizan duarartė, gjė pėr tė cilėn ky grup qe cilėsuar si mė i miri i atij festivali. Ky event muzeal i llojit tė parė pėr ansamblet folklorike nė Shqipėri, ėshtė pėrcjellė pėrmes njė ceremonie interesante me kėngėtarėt dhe bartėsit e folkut si dhe tė ftuar tė shumtė e ku Graf ka qenė midis tyre nė njė rit tradicional. Shiriti i pėrurimit u pre nga zonja Graf dhe kryebashkiaku Gjon Dedaj. Ndėrsa u organizua dhe njė ceremoni nė mjediset e pavionit.

fjalėn e saj pėrshėndetėse zonja Graf, tha se ndjehet shumė e entusiazmuar kėtu nė Mirditė me kėtė pavion tė ri muzeal. Natyrisht, ishte gjė shumė e bukur, shumė e vecantė, tha ajo.  Pėr tri arsye ndjej gėzim. Tė ndihmosh njerėzit, tė cilėt ndodhen nė situata tė dėshpėruara, ėshtė njė dėshirė e madhe; t’u japėsh fėmijėve shanse pėr tė ardhmen, ėshtė pėr mua me rėndėsi tė vecantė; por tė bėsh tė mundur tė tretėn, ruajtjen e trashėgmisė kulturore nė shumėllojshmėrinė e vet ėshtė gjithashtu e rėndėsishme. Kėshtu unė shpreh dėshirėn qė ky projekt tė mundėsojė nė shumė drejtime.

Ky projekt duhet tė nxitė preokupimin dhe debatin me tė kaluarėn. Gjatė kėsaj nuk duhet kėnduar me nostalgji e kaluara, pėrkundrazi ėshtė e nevojshme tė diskutojmė nė mėnyrė kritike pėr tė. Vetėm kėshtu ne mund tė mėsojmė nga e kaluara-nga gabimet e saj, por gjithashtu tė ruajmė mė tej me respekt tė mirėn.

E dyta, vizitorėve parasėgjithash fėmijėve dhe tė rinjėve duhet t’u mėsojmė rrėnjėt e tyre. Ashtu si pema nuk qėndron nė kėmbė pa rrėnjėt, edhe njeriu nuk mund tė qėndrojė pa rrėnjė e dinjitet.

E treta tek vizitorėt duhet tė ngjallė respekt pėr parardhėsit dhe veprėn e tyre dhe tė ruajė vlerat kulturore pėr brezat e ardhshėm.

Po, dhe ky pavion i bukur e tregon mė sė miri kėtė gjė, tė jep njė ndjesi frymėzuese pėr pak kohė tė qėndrosh nė kėtė vend.

Shembull pėr veshjet ėshtė Austria . Tė pėrcmuara pėr njė kohė tė gjatė, sot njerėzit atje i mbajnė me dėshirė veshjet e tyre tradicionale tė inspiruara nga modele tė vjetra. Sa herė mė tė bukura janė ato tė pėrgatitura nė vend nė krahasim me hedhurinat e lira qė vijnė nga Bangladeshi apo Kina. Ka mundėsi kėtu dhe turistėt e kėrkojnė kėtė gjė, njė veshje tradicionale i jep njė vendi dinjitet dhe tipar dallues.

Ajo vlerėsoj punėn e bėrė nė kėtė project etnik duke thėnė se do tė jetė gjithnjė pranw kėsaj kulture.

fjalėn pėrshėndetėse pėrgjegjėsi i pallatit tė kulturės Gjergj Marku, i ėshtė adresuar me fjalė mirėnjohjeje pėr kėtė kujtesė tė vecantė humane zonjės Graf dhe drejtorit ekzekutiv tė Albania-Austria Partenerschaft Skėnder Thaci, duke u shprehur se nėse Graf ka depėrtuar nė 2 a 300 vite histori tonėn, ne kulturologwt e kwtij vendi tė paktėn tė tregohemi tė arsyeshėm me pasuritė tona kulturore, njė prej tė cilėve ėshtė dhe areali muzikor dhe kostumografik i ansamblit MIRDITA. Ky ka qenw dhe qėllimi i inicimit tė kėtij pavioni.

Pėrshėndeti dhe deputeti Gjovalin Prenga, duke e cmuar kontributin e zonjės Graf  nė gjithė misionin e saj social e human, mision i cili tashmė ka dhėnė njė projekt dinjitoz tė trashėgimisė.

Mė pas ėshtė kaluar nė njė darkė tradicionale me produkte tė zonės, tė punuara me shumė hijeshi, qė nga buka, djathi, mjalti dhe petullat, lakrore, pijet e kantinės ARBRI, e plot asortimente tė tjera tė njė gastronomie tė pasur tė kuzhinės mirditore, e cila duhet promovuar pėr turistėt, ndaj dhe ky pavion ėshtė njė rast i mirė pėr ta bėrė kėtė gjė.

Hitet e Mirditės 2009

Po kėtė ditė nė sallėn kryesore, ėshtė organizuar edicioni “Hitet e Mirditės 2009”, me albumet e kėngėtarėve tė ndryshėm tė ansamblit Mirdita. Artistėt kanė performuar kėngė tė larmishme lirike dhe epike. Morėn pjesė kėngėtarėt Kol Zefi, Mrikė Trumshi, Prena Beleshi, Fran Preci, Afėrdita Lala, Taulant Gjoka, Anton Gjoka, Kastriot Kola, Bardhok Deda, Gjela Duka.

Kėngėt u vlerėsuan nga njė juri muzikantėsh e letrarė; i mirėnjohuri Dorjan Nini, Zef Tusha, Kol Picaku, Blert Leci, dhe poeti Ndue Dedaj.

Me cmim tė parė u vlerėsua Mrikė Trumshi me kėngėn “Mirsevjen dita e shqiptarit”, me cmim tė dytė Taulant Gjoka me njė kėngė kurbeti dhe me cmimin special “Fran Vorfi” kėngėtari Fran Preci nė njė duet epik me Prena Beleshi me kėngėn “Jam shqiptar e s’ul flamur”.

Cmimet u sponsorizuan dhe financiarisht nga bisnesmenet Pjetėr Nikolli e Ardian Gjoka, si dhe djali i kėngėtarit tė madh Fran Vorfi. Koncerti u ndihmua financiarisht nga bashkia Rrėshen dhe bisnesi vendas , duke realizuar njė nga arritjet e rradhės tė kėtij institucioni.

Konkurimi u pėrshėndet dhe nga grupi i fėmijėve nėn drejtimin e Kol Picakut dhe Fran Gjergji, ndėrsa kėnga fituese ka ndezur sėrish atmosferėn nė sallė.

A. Ndoja