|
Homazhe pėr Mėsuesin e merituar Pal Kuka.
U
pėrcoll pėr nė banesėn e fundit njė nga
figurat mė tė shquara tė arsimit nė Mirditė,
pajtimtari dhe fjalėurti, Pal Kuka. Ėshtė
njė jetė e lidhur qė nė fėmijėri me
librin,me diturimin,njė simbol i
arsimdashjes nė trevėn tonė.
Bashkia Rrėshen dhe Zyra arsimore e rrethit
organizuan homazhe nė hollin e pallatit tė
kulturės ku nderuan qindra
qytetarė,mėsues,nxėnės,tė afėrm tė tij. Nė
emėr tė bashkisė Rrėshen vendosi njė kurorė
me lule kryetari i bashkisė Gjon Dedaj dhe
shefi i departamentit tė kulturės Dod
Pepkolaj si dhe nė emėr tė mėsuesve dhe
nxėnėsve tė Mirditės drejtori i zyrės
arsimore Gjon Kola.
Mė pas u krye rituali kishtar nė njė meshė
kushtuar Mėsuesit tė Merituar Pal Kuka,pėr
tė vazhduar me ceremonialin mortor tek
varrezat e qytetit.
Gjon Kola nė pėrshėndetjen pėr nė banesėn e
fundit tė Pal Kukės, u
shpreh
se “tė gjithė mėsuesit, nxėnėsit dhe kolegėt
e tij do e kujtojmė pėr punėn pasionante nė
dhenien e njohurive, nė metodat aplikative,
ndėrtimin e kabineteve dhe mjediseve
shkollore ku janė organizuar deri veprimtari
kombėtare nga Ministria e Arsimit. Ka qenė
njė shprehje nė mes kolegėsh se « ku shkel
kėmba e Pal Kukės, shkolla merr jetė e
dritė ». Nuk mund tė mbeten jashtė kujtesės
kabinetet ilustruese dhe metodike,
veprimtaritė e shumta nė shkollė dhe
bashkėpunimi i shkėlqyer me komunitetet, pėr
bashkėbisedimin e kėndshėm me fėmijėt e
shkollave dhe njė drejtues me takt e
inspirues pėr mesuest e kolegėt. Pal Kuka u
bė kėsisoj simbol i urtėsisė nė
komunikim,respektues i bashkėbiseduesit te
cdo moshe, njeriu qė jepte mesazhe urtie,
mencurie dhe respekt reciprok”.
Kryebashkiaku
Gjon Dedaj ėshtė shprehur se “si njėri nga
ish nxėnėsit qė i ka borxh dijet dhe
edukimin mesėuesit tė Merituart Pal Kuka,
nga shpirti ndjej se sot dhe nė kėtė ēast po
pėrcjellim vetėm fizikisht:
Misionarin e arsimit..!
Misionarin e jetės..!
Misionarin e qytetarisė..!
Birin e denjtė tė Shebes dhe tė gjithė
Mirditės..!
Iluministin qė nuk u lodh kurrė tė na
mėsonte urtėsinė, komunikimin njerėzor….!!!!
Zoti do t’ja lehtėsojė kėtė dhe, kėtij
qyetari qė deshi tė kontribuojė qė Mirdita
dhe Rrėsheni tė mbeteshin ndėrtesa sociale
ku banon mencuria dhe shqiptarizmi,,,,,
pėrmes:
Vėshtrimt tė historisė si zhvillim..
Kuvendimit si pasuri…
Shuarjes sė konflikteve si detyrim…
Mirkuptimit dhe dashurisė pėr njėri tjetrin,
si ilacin superior tė paqes sociale.
Tė gjithė e dimė se mesues Pali ja kushtoi
jetėn luftės kundėr varfėrimit kulturor, dhe
na ftoi tė punojmė sėbashku nė njė hapėsirė
publike pėrtej diktaturave nė gėzim tė
lirisė, dhe ndėrtimit tė demokracisė.
Kėtij njeriu qė pėrcjellim sot ju desh vetėm
toka pėr tė ecur, ndaj nuk kėrkoi as podiume
politike, as pasuri materiale dhe vendosi tė
na e kushtojė jetėn tė gjithėve ne qė e
njohėm.
Kush e ka njohur atė, dhe tė gjithė ne qė
jemi kėtu sot, i kemi borxh mėsuesit tė tė
gjithėve, Pal Kuka....”
Pak fjalė pėr Pal Kukėn
Pal Kuka u lind ne fshatin Shebe te
Mirdites, ne vitin 1936.
Pasi mbaroi shkollen 7-vjecare ne fshatin e
tij te lindjes, vazhdoi shkollen e mesme ne
fushen e mesuesise. Per shume vite punoj si
mėsues dhe drejtues arsimor ne shume prej
fshatrave te Mirdites e ku puna e tij la
shenj tė vecantė pėr tėrė strukturėn
arsimore dhe banorėt e zonave tė ndryshme..
Per pune te devotshme dhe plot fantazi nė
lemin pedagogjik me nxenesit, si dhe per
vlerat e tij ne drejtim, eshte vleresuar me
titullin e larte "Mesues i Merituar".
Mėsuesi i Merituar Pal Kuka, nuk reshti sė
punuari edhe kur doli nė pension dhe kjo
pėrkoj me ardhjen e demokracisė, ku krahas
anėve tė mira dhe c’izolimit nga bota, u
shfaq dukuria e gjakmarrjes. Ai jep njė
kontribut tė paepur duke u bėrė faktori i
rėndėsishėm nė shuarjen e shumė gjaqeve tė
vjetra e tė reja si dhe nė parandalimin e sa
e sa konflikteve qė mund tė gjeneronin gjaqe
tė reja. Mirdita do t’ia dije pėr nder
kontributin e tij si njeriun qė i zuri vend
fjala edhe nė momentet e ndezura tė
konflikteve gjakndjellėse mes njerezve tė
saj.
Pal Kuka ishte anetar i Komitetit Drejtues i
Levizjes Shqiptare per Mirkuptim dhe Paqe,
mediator "Pilot" i Fondacionit per Zgjidhjen
e Konflikteve dhe Mosmarrveshjeve, kryetar i
Misionit te Paqes per Qarkun e Lezhes, antar
Nderi i Fondacionit per Shuarjen e
konflikteve e Mosmarrveshjeve me qender ne
Amerike, Danimarke, Hollande, Norvegji etj.
Jane keto fondacione, te cilat i kane te
shtrire deget e tyre edhe ne Shqiperi. Ne
nje vleresim te te huajve, Pal Kuka eshte
emertuar "Hero i Shqiperise", nen cilesimin
si nje misionar i apasionuar dhe vizionar i
shquar.
Ndonese pensionist dhe me pėrkeqėsim nė
shėndetin e tij ai nuk e la kėtė punė tė
vyer me kontribut tė pashoq anėkėnd Mirditės
dhe Shqipėrisė aty ku pėrgjonte njė pushkė
vėllavrasėse apo njė konflikt i mundshėm pėr
tė dhėnė mesazhe paqeje duke u kthyer nė njė
tribun popullor pėr t’i zgjidhur
mosmarrėveshjet bazuar nė kodin mė tė mirė
tė mirditorit e shqiptarit pėr tė fal edhe
nė momentin mė te dhimbshėm.
Mesazhet e tij bazohen tek fjalėt e urtė tė
odave,dhe ai mundi me i pėrcjellė fshat mė
fshat e odė mė odė dhe nė ditėt e sotme duke
na i lėnė si njė pasuri tė cmuar pėr tė
ardhmen tonė, pėr bashkėjetesėn tonė tė
pėrbashkėt nė harmoni e miqėsi. “Gjuha na
thoshte Pali, ka pėr bazė urtinė, pėr majė
mencurinė, pėr flamur ndershmėrinė”.
Pėrgatiti: Gj.Marku
|