|
Nderim dhe Mirnjohje per
policėt e rėnė nė krye tė detyrės.
Nikolin Tusha (Melyshi)
Vrasja
nė krye tė detyrės e policit Nikolin Melyshi
ndodhi mė 31 tetor tė vitit 1998. Kishte
kaluar viti i mbrapshtė 97 dhe nė
komisariatin e Rrėshenit nuk u vra asnjė
polic, e kjo mė sė shumti pėr faktin se
komuniteti edhe nė kulmin e tė
ashtuquajturės “ēmenduri kolektive” e pa
policin si njeriun qė e kishte veshur kėtė
rrobė vetėm pėr nevoja ekonomike dhe aspak
politike. Fatkeqėsisht sipari i kėtyre
ngjarjeve tė rėnda edhe nė Mirditė, do tė
hapej me vrasjen e policit nė atė kohė 30
vjeēar, Nikolin Melyshi, nga fshati Kodėr
Rrėshen. Nė tė gjithė historinė e policisė
sė Mirditės kjo ishte viktima e dytė pas
vrasjes sė policit Ndue Kaza nė
qėndrėn e qytetit tė Rrėshenit, nė vitin 94.
Ngjarja e rėndė e cila tronditi rėndė tė
gjithė opinionin nė Mirditė, ndodhi mbrėmjėn
e 31 tetorit tė vitit 1998. Nikolin Melyshi
kishte vetėm dy vjetė nė rradhėt e policisė
sė shtetit, ndėrsa pėr vite me rradhė ai
kishte punuar i veshur me uniformėn e
policisė ushtarake nė Mirditė. Vrasja e tij
ndodhi nė njė mbrėmje tė qetė, kur teksa
ishte nė krye tė detyrės njė plumb i dalė
aksidentalisht nga pistoleta e kolegut tė
tij tė shėrbimit tė asaj nate, i merr jetėn
vetėm pak orė pas ngjarjes. Ishte momenti
kur Nikolini sapo kishte pėrfunduar ngritjen
e njė shtėpie tė re nė fshatin e tij nė
Kodėr Rrėshen, ndėrsa djali i tij i vetėm,
Eri sapo kiste mbushur 6 vjeē.
Gjon Paēuku
Vritet nė krye tė detyrės mė 27 qershor
2000
Ka
qėnė paraditja e datės 28 qershor e vitit
2000 kur nga dritaret e vogla tė dhomave tė
izolimit tė komisariatit tė Rrėshenit kanė
buēitur nga njė “urra” e fortė.
Pėr mbi 15 banditė tė cilėt kishin tentuar
tė grabisnin me maska, sidomos shtetasit
kosovarė qė udhėtonin nė drejtim tė
Prishtinės, nuk kishte lajm mė tė mirė. Gjon
Paēuku, njė ndėr policėt mė aktivė nė
eleminimin e kėtyre bandave qė zanafillėn e
trimėrimit tė tyre e patėn gjatė vitit 97,
kishte ndėrruar jetė nė njė atentat sa mizor
aq edhe misterioz. Grupi gatshėm i policisė
sė Mirditės ishte sulmuar barbarisht mė
kallashnikovė edhe granata, por qė tė gjitha
kėto kishin prekur vetėm policin Gjon Paēuku
i cili ndėrroi jetė nė vėnd.
Rreth
orės 02 tė natės njėri prej rojeve private
tė njė parkingu nė ambientet e ish SMT-sė
lajmėron zyrėn e oficerit tė rojes sė
policisė, se kishte mundur qė tė shquante
disa silueta tė rinjsh qė po tentonin qė tė
vidhnin pjesė nga automjet e parkuara brenda
murit rrethues. I menjėhershėm ishte reagimi
grupit tė gatshėm nė pėrbėrje tė cilit ishte
edhe polici Gjon Paēuku. Duke menduar se
kishin tė bėnin me vjedhės ordinerė ata
parkojnė furgonin pėrballė portės sė
parkingut. Por nuk e kishin menduar aspak se
ata kishin rėnė nė grackė, kur ndaj tyre u
derdh njė arsenal i shumtė armėsh ndaj tyre.
Pas kėsaj, furgoni i policisė rrikthehet nė
drejtim tė spitalit me goma tė shpuara nga
plumbat, dhe mė jetėn e fikur tė njė polici
ndėr mė aktivėt e komisariatit.
Fran B. Lleshi
Medaljen e Mirėnjohjes,
Ka
qenė 9 qershori i vitit 2004, kur njė grup
prej tre vetash
i
zėnė pritė inspektorit tė Rendit pėr komunėn
e Kaēinarit nė Mirditė, Fran Lleshaj, duke e
lėnė tė vdekur nė vend sė bashku me djalin e
tij 15-vjeēar, Ervinin. Tė gjithė ata qė
kanė punuar me Franin por edhe tjerė, qė e
kanė njohur Franin ndajne tė njėjtin
mendim, se ai ishte njė qytetar i nderuar
dhe njė punonjės policie me kulture e
nivel tė lartė profesional. Frani gėzonte
cilesi tė rralla morale. Ai ishte trim, i
ndershėm dhe bujar, cilesi kėto ,qė ai i
shfaqte pėrditė me shokėt dhe eproret duke
u bėrė shumė shpejt i dashur dhe i
respektuar pėr tė gjithė. Kėto cilesi ai i
shfaqi mė sė miri edhe nė datėn 9 qershor,
ku sė bashku me djalin e tij ranė nė njė
prite kriminelėsh tė cilėt nė njė kohe
rekord u arrestuan nga forcat e policisė sė
shtetit.
Lufta kunder krimit, sigurimi i rendit dhe
qetėsise publike ka qėnė dhe ėshtė njė sfidė
e vazhdueshme e Policise sė Shtetit me
krimin nė tė gjitha format, qė ai shfaqet. Nė
kėtė luftė tė ashpėr e tė papajtueshme me
kriminelėt, kanė dhėnė jetėn mbi 200
punonjės tė Policisė sė shtetit, shumė prej
tė cilėve janė shpallur “Dėshmor tė
Atdheut”, duke shkruar kėshtu njė faqe te
ndritur nė historine 91 - vjeēare tė
Policisė
Fran Kaēorri.
“Dėshmor i
Atdheut”
Ka
qėnė data 8 shkurt e vitit 2006
kur nė vėndin e quajtur “karburant Toma”, 3
km larg nga qyteti i Rrėshenit, dy vėllezėr
nga Kukėsi tė cilėt gjėndeshin nė autobuzin
e linjės Kukės- Tiranė, hapin zjarr mbi
policinė e Mirditės, dhe pėr pasojė mbetet e
i vrarė polici
Fran Kaēorri, baba i tre fėmijėve,
ndėrsa plagoset rėndė njė tjetėr polic i
quajtur Nikoll Gjikola. Breshėrive tė armėve
tė vėllezėrve e Onuzi nuk u shpėtojnė edhe
pasagjerė tė autobuzit, shumica e tė cilėve
marrin plagė, ndėrsa vdes njėri prej tyre.
Vetėm dy orė mė vonė, forca tė shumta policie
tė vėna nė alarm, arrijnė tė ndalojnė nė
afėrsi tė Rubikut, dy vėllezėrit Onuzi tė
cilėt sipas hetimve tė mėvonshme ishin nisur
nga Kukėsi pėr nė Tiranė pėr tė bėrė terror
nė shėnjė hakmarrje pėr zėnie tė pa drejtė
tė tokės sė tyre nga punimet pėr ndėrtimin e
aerodromit tė Kukėsit. Ndėrsa dy vėllezėrit
qė bėnė masakrėn e Rrėshenit janė dėnuar
pėrkatėsisht njėri me burgim tė pėrjetshėm
dhe tjetri me 25 vite burg. Vetėm pak
ditė mė vonė nga ngjarja e rėndė, Policit
Fran Kaēorri i jepet medalja e artė e
shqiponjės, ndėrsa nė pėrvjetorin e parė tė
renies sė tij nė krye tė detyrės, tre
fėmijėve tė tij dhe bashkėshortes i
dorėzohet titulli mė i lartė Deshmor i
Atdheut.
Pėrgatiti:
A. Ndoja
|