REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Berisha dhe Erdogan presin shiritin nė rrugėn Rrėshen-Kalimash.

 Mijėra qytetarė shqiptarė tė mbėrritur nga tė katėr anėt e vėndit, nga Kosova e Maqedonia kanė tejmbushur luginėn sipėr qytetit Rrėshen, ku ėshtė kalon traseja e autostradės Rrėshen-Kalimash. Vargu i gjatė pėr mbi katėr km i makinave, pėr mė shumė se dy orė ka bllokuar tė gjitha trafikun nė segmentin e vjetėr rrugor nė drejtim tė Kukėsit e Kosovės. Festa pėr inagurimit tė njė segmenti tė kėsaj rruge, qė fillon nė Rrėshen dhe pėrfundon nė Kalimash ka nisur rreth orės 11 paradite. Grupe tė njohura tė muzikės shqiptare kanė pėrformuar me kėngė dhe valle nė trasenė e rrugės, nė pritje tė mbėrritjes sė dy kryeministrave atij shqiptar Sali Berisha, dhe kryeministrit turk Erdogan.  Ndonėse nė temperatura jo shumė tė larta, shumė qyteraė janė asfiksuar nga pritja kėmbėngulėse nė trasenė e rrugės, por forcat e sigurisė kanė ndėrhyrė menjėherė duke u ardhur nė ndihmė kėtyre njerzve qė megjithėse nė kushte jo tė mira shėndetėsore, kanė sfiduar vėshtirėsitė pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni.

Rreth orės 13.00 mbi autostradė ka fluturuar njė helikopter dhe vetėm pak minuta nė pas nė hyrje tė rreth rrotullimit tė Rrėshenit janė shfaqur dy kryemistrat Berisha dhe Erdogan. Pasi ata kanė prerė shiritin e inagurimit tė kėtij segmenti rrugor, janė pėrshėndetur me punonjėsit dhe drejtuesit e Bechtel-Enka qė ishin vėnė nė rrjesht nė nderim tė dy kryemistrave. I gjithė sheshi ishte i tejmbushur me flamuj tė PD-sė, flamuj shqiptare, turq dhe tė KE-sė. Entuziasmi ėshtė ndezur menjėherė sapo dyshja Berisha-Erdogan kanė hypur nė tribunėn e ngritur enkas pėr kėtė inagurim. Mė pėrparė kėtu kishin mbėrritur pothuajse tė gjithė ministrat e kabinetit qeveritar, si edhe kryetarja e kuvėndit tė Shqipėrisė znj. Jozefina Topalli.

I pari e ka marrė fjalėm kryeministri i Shqipėrisė z. Sali Berisha i cili i ėsdhtė drejtuar fillimisht kryeministrit Erdogan, e mė pas znj. Jozefina Topalli.  Mė tej z. Sali Berisha e ka konsideruar ditėn e sotme si njė ditė  historike, inagurimin e autostradės Durrės- Kukės- Morinė. Ai e quajti autostradėn si korridori i miqėsisė dhe i bashkėpunimit. “Sot inaguroj korridorin e kombit. Inaguroj autostradėn Rrėshen Kalimash e cila, pėrbėn veprėn mė tė madhe pas anėtaresimit tė Shqipėrisė nė NATO dhe pavarėsisė sė Kosovės pėr mbarė kombin shqiptar”- tha kryeministri Berisha nė fjalėn e tij nė podiumin e ngritur nė hyrje tė njė mbikalimi tė autostradės.

Ai i shprehu mirėnjohje tė thellė homologut turk, Rexhep Taip Erdogan pėr pranimin e ftesės e cila ėshtė shenjė e solidaritetit dhe miqėsisė mes dy vendeve. Tuneli- tha Berisha- do tė shndėrrohet nė faktor tė madh tė bashkėpunimit dhe integrimit rajonal. “Qytetarė tė Kosovės ju sot merrni njė shpėrblim tė madh pėr luftrat tuaja pėr liri dhe dinjitet kombėtar. Korridoi i kombit ėshtė dėshmia e madhe e madhėshtisė sė lirisė e ndėrtuar kėtu nė terrenin ndofta mė tė vėshtirė tė planetit nga njėri prej kombeve qė prej 15 vitesh renditej ndėr mė tė varfrit nė botė.” Kryeministri turk Erdogan nga ana e tij tha se autostrada ėshtė njė kryevepėr, njė nismė e madhe insfrastrukturore e ndėrtuar nga njė firmė turke, Bechtel Enka.“Kjo rrugė ėshtė e rėndėsishme dhe kryevepėr shumė e madhe. “Jemi krenarė qė ėshtė realizuar njė vepėr e tillė nė njė terren tė tillė malore nė Shqipėrinė tonė mike e alate”- tha Erdogan gjatė fjalės sė tij pėrshėndetėse. Kryeministri turk u shpreh i bindur se parteriteti mes dy vende do tė vazhdonte dhe do tė forcohej mė shumė ndėrsa ftonte investitorėt turq tė hapnin biznese ne Shqipėri.

“Ne jemi tė gatshėm te bėjmė cdo gjė pėr dhe tė ndihmojmė pėr mirėqėnien dhe stabilitetin e Shqipėrisė dhe tė Kosovės”.

Mė pas mijėrat e tė pranishmėve janė shpėrndarė nėpėr drejtime tė ndryshme, ndėrkohė qė dhjetra makina janė nisur nė drejtim tė tunelit tė Kalimashit pėr tė shuar kureshtjen me kėtė vepėr tė rrallė nė ballkan.

A. Ndoja