REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Gjendja civile

    Shėrbimi i Gjendjes Civile ėshtė institucion shtetėror. Ky shėrbim ushtrohet si funksion i deleguar edhe nga organet e qeverisjes vendore. Ai plotėson, ndryshon dhe mban regjistrat e gjendjes civile, harton aktet e gjendjes civile, kryen shėrbime ndaj shtetasve, si dhe publikon ose jep ēertifikatat pėr pėrmbajtjen e tyre. Gjendja civile ėshtė tėrėsia e tė dhėnave personale, qė vėrteton lindjen, ekzistencėn, individualitetin e shtetasve, si dhe marrėdhėniet ndėrmjet tyre. Kėto tė dhėna shėrbejnė pėr realizimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė shtetasve nė marrėdhėniet me shoqėrinė dhe shtetin, si dhe pėr ushtrimin e funksioneve tė organeve dhe institucioneve shtetėrore. Shėrbimet qė ofron janė:

Deklarimi i lindjeve

     Deklarimi i lindjes sė foshnjės bėhet nė zyrėn e gjendjes civile tė vendbanimit tė prindėrve, ndėrsa foshnjės sė gjetur, tė cilės nuk i dihen prindėrit, nė atė tė vendit ku ėshtė gjetur. Pėr fėmijėt e lindur jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė nga shtetas shqiptarė me banim tė pėrhershėm nė Shqipėri, deklarimi bėhet nė shėrbimin konsullor shqiptar tė vendit ku ka lindur ose nė atė tė pėrfaqėsive diplomatike dhe konsullore pėrkatėse dhe, kur kjo ėshtė e pamundur, deklarimi bėhet edhe nė shėrbimin e gjendjes civile tė atij vendi.  Pėr regjistrim tė lindjes sė fėmijės brenda 60 ditėve, shteti jep njė shpėrblim nė shumėn 5000 (pesė mijė) lekė. Pėr pėrfitimin e kėsaj shume, pranė arkės sė bashkisė duhet tė dorėzohet ēertefikata e lindjes me shėnimin “pėr regjistrim brenda afatit”. Shpėrblimi i lindjes sė fėmijės paguhet nga sigurimet shoqėrore dhe ėshtė nė shuėmn 50% tė pagės minimale. Pėr pėrfitimin e kėtij shpėrblimi, njėri nga prindėrit duhet tė dorėzojė nė qendrėn e tij tė punės ēertefikatėn e lindjes sė fėmijės me shėnimin “pėr sigurimet shoqėrore”.

Deklarimi i vdekjes

Deklarimi i vdekjes bėhet nga ēdo pjesėtar i familjes ose i afėrt e, nė mungesė tė tyre ose pėr personat pa njeri, nga i ngarkuari i posaēėm i bashkisė ku ka banuar ose ėshtė gjetur i vdekuri. Deklarimet janė tė vlefshme, kur shoqėrohen me raport mjekėsor.  Deklarimi i vdekjes duhet bėrė brenda 10 ditėve nga ndodhja ose gjetja e kufomės dhe brenda 1 muaji, kur vdekja ka ndodhur jashtė shtetit. Me kalimin e kėtyre afateve, nuk mund te mbahet akti i vdekjes pėrveēse si akt i plotėsuar me vendim te gjykatės, sipas kėrkesės se deklaruesit ose te prokurorit.  Moszbatimi i deklarimit tė vdekjes pėrbėn shkelje administrative dhe dėnohet me gjobė nė masėn 1000 lekė.

Ndryshim emri dhe mbiemri

Shtetasit shqiptarė tė cilėt kėrkojnė tė bėjnė ndryshimin e emrit dhe mbiemrit duhet tė paraqesin kėto dokumente:

  • kėrkesė drejtuar zyrės sė gjendjes civile, nė tė cilin ai parashtron shkakun e ndryshimit tė emrit dhe tė mbiemrit. Kėrkesa duhet tė protokollohet.
  • dėshmi nga prokuroria e rrethit dhe gjykata e rrethit gjyqėsor, nė juridiksionin e tė cilėve banon shtetasi i interesuar, tė cilat dėshmojnė sė ndaj kėtij shtetasi nuk ka kallėzim ose nuk ka nisur ndonjė procedim penal.

Transferimi i tė dhėnave tė gjendjes civile

Transferimi i tė dhėnave tė gjendjes civile, nė njė zyrė tjetėr tė gjendjes civile bėhet me kėrkesėn e kryefamiljarit, i cili paraqet pranė zyrės sė gjendjes civile tė vendbanimit tė ri kėto dokumente:

  • kėrkesėn me shkrim pėr regjistrim nė vendbanimin e ri;
  • dokumentin e pronėsisė sė banesės ose njė kontrate qiramarrjeje,
  • tė paktėn njėvjeēare;
  • vėrtetim lėshuar nga administratori i njėsisė administrative, ku ai shprehet se shtetasi banon nė njėsinė administrative pėrkatėse;
  • ēertifikaten familjare nga zyra e gjendjes civile e vendbanimit tė mėparshėm.

Ēdo familjar ėshtė i detyruar tė bėjė transferimin e gjendjes civile tė familjes jo mė vonė se 45 ditė nga ardhja nė vendbanimin e ri.

Moszbatimi i afatit dėnohet me gjobė nė masėn 1000 lekė.

Lidhja e martesės

Martesa mund tė lidhet ndėrmjet njė burri dhe njė gruaje qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, pėr shkaqe me rėndėsi, mund tė lejojė martesėn edhe para kėsaj moshe. Martesa lidhet para nėpunėsit tė gjendjes civile, me pėlqimin e lirė tė dy bashkėshorteve tė ardhshėm. Bashkėshortėt  e ardhshėm qė kėrkojnė shpalljen  duhet t’i paraqesin nėpunėsit tė gjendjes civile ēertefikatat e lindjes me shėnimin “pėr shpallje martese”. Nėpunėsi bėn shpalljen e saj. Martesa lidhet 10 ditė nga e nesėrmja e shpalljes sė martesės. Pėr lidhjen e martesės bashkėshortet e ardhshėm duhet tė jenė tė shoqėruar nga dy dėshmitarė si dhe tė jenė tė pajisur me dokumentet e identifikimit.

Pėr lidhje martese shtetasi i huaj ose personi pa shtetėsi duhet tė paraqesė kėto dokumente, respektivisht tė shtetit tė tij ose tė shtetit ku ka banimin e pėrhershėm:

  • Ēertifikatė lindjeje, tė lėshuar jo mė parė se njė muaj nga data nė tė cilėn kėrkohet tė lidhet martesa.
  • Vėrtetim qė provon se nuk ka pengesė ligjore pėr tė lidhur martesė.

Dokumentet e mėsipėrm legalizohen nė pėrfaqėsitė e Republikės sė Shqipėrisė jashtė shteti, ndėrsa ato tė lėshuara nga pėrfaqėsitė e huaja tė akredituara nė Tiranė legalizohen nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

Pėr lidhjen e martesės, shtetasi shqiptar duhet tė paraqesė kėto dokumente:

  • Ēertifikatė lindjeje tė lėshuar nga zyra e gjendjes civile, jo mė parė se 15 ditė nga data nė tė cilėn kėrkohet tė lidhet martesa, me shėnimin “pėr lidhje martese”.
  • Vėrtetim pėr lidhje martese, tė lėshuar nga kryetari i bashkisė, pėr rastet kur lidhja e martesės nuk bėhet nė zyrėn e gjendjes civile ku ėshtė i regjistruar shtetasi shqiptar.
  • Dokument identifikimi.

Mbas martesės me shtetas tė huaj ose me person pa shtetėsi, shtetasit shqiptar i bėhen tė gjitha shėnimet e nevojshme nė regjistrin themeltar, nė tė cilin ai vazhdon tė qėndrojė i regjistruar, pėr sa kohė qė vazhdon tė mbajė shtetėsinė shqiptare.

Ndasi dhe bashkimi familjar

Ēdo pjestar madhor, ka tė drejtė tė veēohet si familje mė vete ose tė bashkohet me njė familje tjetėr.
Bashkimi i njė personi ose i njė familjeje me njė familje tjetėr bėhet me pėlqimin e tė gjithė pjesėtarėve madhorė, me anėn e deklarimit pėrpara nėpunėsit tė gjendjes civile. Kėrkesa pėr ndasi apo bashkim familjar duhet tė jetė e firmosur dhe vulosur nga kryetari i njėsisė administrative ku banon shtetasi apo familja qė kėrkon tė bėjė ndryshimin.

Taksa e akteve dhe e pullės

Pėr lėshimin e ēertifikatave tė gjendjes civile

50 lekė

Pėr lėshimin e ēertifikatave tė lindjeve nė gjuhė tė huaj

200 lekė

Pėr lėshimin e ēertifikatave pėr lidhje martese nė gjuhė tė huaj

300 lekė

Pėr regjistrimin e dhėnies sė shtetėsisė

700 lekė

Pėr regjistrimin e lėnies sė shtetėsisė

700 lekė

Pėr regjistrimin e vendimit tė ndėrrimit tė emrit ose mbiemrit

700 lekė

Pėr ēdo lidhje martese

600 lekė

Pėr regjistrimin e vendbanimit tė ri

1000 lekė