|
z. Gjon Pjetri ish kryetar i bashkisė 1996-2000, aktualisht zv/prefekt i
Mirditės.
Ardhja juaj nė krye
tė bashkisė sė Rrėshenit u shoqėrua me disa kriza komėtare qė preken edhe
Rrėshenin. Cilat ishin ato dhe si u pėrballuan nga pushteti vendor qė ju
drejtonit?
Unė e mora drejtimin
e bashkisė pėr njė mandat katėr vjeēar nga viti 1996 deri nė vitin 2000.
Fatkeqėsisht vėndi ynė gjatė kėsaj periudhe kaloi nė tre kriza tė rėnda qė
nuk kaluan pa prekur edhe Mirditėn. Krizat mė tė rėnda ishin:
-Kriza e
shkatėrrimit tė shtetit e vitit 1997.
-Kriza e vitit 1998
6-mujori i II-tė (vrasja e Azem Hajdarit) e problematika qė e shoqėroi.
-Kriza e vitit 1999
pėr pritjen e Kosovarėve.
Krizėn e
shkatėrrimit tė shtetit te vitit 1997 Bashkia Rrėshen e kaloi dhe e pėrjetoi
mė me pak probleme se tė gjithė Bashkitė e tjera tė Republikės.
Kjo u arrit
falė kulturės,ndėrgjegjes sė lartė tė mirditorėve i menaxhimit qė iu bė
situatės nga Bashkia, ish Kėshilli i Rrethit si dhe Kėshilli Bashkiak i asaj
kohe. Nė atė kohė, kėshilli Bashkiak pėrgjatė 3 muajve mblidhej ēdo ditė,
pėr tė ndjekur situatėn dhe pėr tė bėrė tė mundur pėrballimin e gjendjes me
sa mė pak dėme.
Kontributi pėr kėtė mandat duhet vlerėsuar sepse punoi pa u
lodhur e pa ndikime politike pėr tė pėrballuar kėtė krizė tė pazakontė nė
historinė e shtetit Shqiptarė. Kjo u arrit nga njė bashkėpunim shumė i mirė
e bashkėrendim i punės me Kėshillin Bashkiak e nė partneritet me qytetarėt e
Bashkisė Rrėshen. U arrit qė asnjė nga institucionet publike tė mos
dėmtoheshin, siq ndodhi nė Bashkitė e tjera tė Republikės.
-Viti 1998
u shoqėrua me vazhdimsinė e krizės sė vitit 1997 si dhe me trazirat e pas
vrasjes sė deputetit Azem Hajdari.
-Viti 1999
pėrkon me krizėn pėr pėrballimin e dyndjes masive tė bashkėkombasve tanė nga
Kosova drejt Shqipėrisė. Kėtu meriton tė pėrmendet puna mjaft e mirė e
administratės sė Bashkisė me pėrkushtim maksimal pėr pritjen, akomodimin
dhe trajtimin e Kosovarėve qė u instaluan nė Bashkinė Rrėshen. U pritėn
gjithėsej 4230 Kosovarė nė qendrat e inprovizuara tė pritjes si nė Pallatin
e Kulturės, pallatin e Sportit, e u sistemuan pėr njė perjudhė prej 3 muajsh
afėrsisht mbi 800 frymė.
Sistemimi i
tyre u bė nė kėto qendra:
1.Konvikti
2.Shkolla e
Mesme
3.Pallati i
Sportit
4.Kopėshti
i fėmijėve
5.Ēerdhja e
Fėmijėve
6.Shkolla
8-vjeēare nr.2
7.Qendra
Kulturore e Fėmijėve
8.Pallati i
Kulturės
9.Familjet
e Qytetit Rrėshen si dhe 3 familje nė Fshatin Jezull.
10.Kisha
Katolike ku u sistemuan 44 vetė.
Pėrballimi i kėsaj
situate tė vėshtirė qe njė eksperiencė e madhe pėr ne e me shumė vėshtirėsi
por edhe me kontributin e komunitetit ia dolėm mbanė me sukses.
Vlen tė
theksohet kontributi
real i Kishės Katolike nė Mirditė nė pėrballimin e
kėsaj krize. Ne bashkėpunuam dhe bashkėrenduam punėn me tė gjithė kėta
faktorė pėr pėrballimin me suskes tė kėsaj situate tė vėshtirė e tė
pazakontė pėr ne.
Meqė jemi tek
kontributi i Kishės Katolike, a mund tė na thoni nė vija tė pėrgjithshme se
ku ka konsistuar kjo ndihmė dhe sa ka qėnė ajo?
Pėr 4 vite ndihma e
Kishės ka qenė e gjithanėshme. Nė kėto vite u investuan mė shumė se 4 milion
dollarė kryesisht nė ngritjen e objekteve kishtare si Katedralja e
Rrėshenit( afėr 1.4 milion dollar).
Fillimi i projektit
tė madh tė shkollės “Shėn Jozefi Punėtor”, me njė vlerė 2.9 milion dollar,
rikonstruksion rrugėsh, varrezash, shkollash, ndihma pėr tė varfėrit dhe tė
ardhurit nga Kosova.
Nė shenjė mirėnjohje
Kėshilli Bashkiak i kohės shpalli qytetar nderi Mons. Anxhelo Masafra, Mons.
Christoforo Palmieri. Atė Saslvatore Tussa e Atė Lino Nicolaj.
Ky
bashkėpunim i frytshėm mendoj se duhet tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen dhe
tė jetė prioritar.
Ndėrsa ėshtė
vlerėsuar fakti qė gjatė mandatit tuaj ka pasur edhe donatorė tė huaj tė
cilėt janė ofruar pėr ndihmė. A mund tė kujtoni disa prej tyre?
Ėshtė e vėrtetė se
drejtim tjetėr i punės tonė kanė qenė mardhėnjet me donatorėt e huaj. U
arrit qė nė Bashkinė Rrėshen tė pėrfitoheshin financime e pėrfitime nga
institucione Ndėrkombėtare qė asistojnė sot pushtetin lokal nė Shqipėri si:
-Shoqata e
Bashkive Hollandeze( V.N.G.)
-U.S.A.D.I
(Instituti Urban Amerikan)
Nga V.N.G
ne aplikuam tė parin projekt pėr taksat vendore si bashki nė Shqipėri, dhe
pėrfituam asistencė tė nevojshme nė trajnimin e stafit e pajisjen me bazė
materjale. Trajnimet e stafit u zhvilluan brenda dhe jashtė vendit.
U
bashkėpunua dhe u vendosėn lidhje tė ngushta me Bashkinė e OBDAMIT Hollandė
qė sollėn dhe dhėnjen e ndihmės si pajisjen me sinjalistikė vertikale
rrugore tė qytetit, pajisje, kompjutera e trajnim stafi nė Hollandė. U
vazhdua me dhėnjen falas tė Automjetit tė Pastrimit tė Qytetit qė
funksionon edhe sot.
Sot nuk di arsyjet
se pse kjo lidhje ėshtė ndėrprerė , pasi ndihma e tyre do tė ishte afatgjatė
pėr Rrėshenin. U programua puna pėr fillimin e ndėrtimit tė planit
strategjik tė zhvillimit tė Bashkisė Rrėshen, program qė u pėrfundua nė
vitin 2001 me sa kam informacion.
Nėse do flasim pėr
futjen nė rrjedhė normale tė punės pas krizave tė ndryshme, kur u arrit tė
realizohet kjo?
Puna efektive dhe
futja nė rrjedhėn normale ishte 6-mujorit tė II-tė tė vitit 1999 e vitit
2000, ku Shqipėria kaloi kriza tė njėpasnjėshme e si rrjedhim edhe Bashkia
Rrėshen u fut nė realizimin e plotė tė funksioneve tė veta nė shėrbim tė
qytetarėve.
Vitet
1997,1998 nuk ka pasur asnjė investim nga buxheti i shtetit. Nė pėrgjithėsi
investimet kanė filluar nė 6-mujorin e II-tė tė vitit 1999 qė konēidon
edhe me kohėn e largimit tė Kosovarėve pėr nė trojet e veta.
Ėshtė pėrfunduar
investimi “Ngritje e sistemimi i dy urave tė Kulmes e Jakut” me F.SH.ZH. me
bashkėfinancimin e Bashkisė nė vlerėn e 2.2 milion lekėve = 10% tė
vlerės sė projektit.Vlera e plotė ishte 22 milion lek.
U bė
rikonstroksioni i plotė i rrugės sė Pallateve tė Fermės me F.SH.ZH. me
bashkėfinancim tė Bashkis sė Rrėshenit.
Gjithashtu u kryen
edhe kėto investime:
-Rikonstruksion i Ēerdhes, Kopėshtit, shkolla 8-vjeēare nr.1,Shkolla
8-vjeēare nr.2,rikonstruksioni i Konviktit tė Shkollės 8-vjeēare nr.1 nga
donatorėt e huaj si e komunitetit Europian ,Intersos,Novib Hollandė.
-Nė vitin
2000 u krye edhe asfaltimi i Trortuarėve nga Ura e Kulmes tek Ura e Jakut
dhe trotuarėt e ½ e rrugės Gjergj Fishta.
-Filloi
financimi i projektit tė Rrugės sė Sheshajve, investim qė u mbyll nė vitin
2001, po kėshtu edhe investimi i filluar pėr ndėrtimin e sheshit e sheshit
“Abat Doēi” Rrėshen e qė u finalizua mė vonė. U bė financimi pėr ndėrtimin
e rrjetit tė furnizimit tė tubacionit kryesor tė qytetit qė nga st. i
pompave tek depoja e deri nė qendėr tė qytetit me 18 milion lek tė reja,
financuar nga shoqata Kanadeze “CARE INTERNATIONAL”
-Nė vitin
1999 dhe 2000 u shėnua rikthimi i jetės sportive nė qytet pasi kishte vite
qė nuk funksiononte.
-U ngrit
ekipi i volejbollit, futbollit sėbashku me ekipet zingjir.
-U
rikonstruktua e u bė funksional pallati i sportit .
-Njė ndėr
sukseset e Bashkisė nė ato vite qenė mardhėniet e bashkėpunimit me Dioēezėn
Rrėshen e nė veēanti me Mons.Christoforo Palmieri si dhe bashkėrendini i
punės nė dobi tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve.
-Misioni i
Kishės ka qenė jo vėtem rigjallėrimi i jetės shpirtėrore por edhe puna e
madhe pėr nxitjen e Aktiviteteve Kulturore e arsimore pėr tė siguruar njė tė
ardhme pėr qytetin Rrėshen.
Duke qėnė se ju jeni
njohės i mirė i mėnyrės sė drejtimit tė pushtetit vendor, cilat janė disa
nga sygjerimet tuaja pėr mirfunksionimin e kėtij pushteti?
1.Pėrmirėsimi i planit Strategjik tė zhvillimit tė Bashkisė Rrėshen ( Me
fokus Rishikimi i shpenzimeve Kapitale e plotėsimi i Misionit tė Kėtij
Plani Zhvillimi).
2.Pėrfundimi e Miratimi i Planit Rregullues tė Qytetit Rrėshen.
3.Puna me
prioritete nė zhvillimin e Bashkisė. Mendimi im pėr rioritetet ėshtė:
-Arsimi
Parashkollor, 9-vjeēar e i mesėm e nxitja e arsimit profesional.
-Infrastruktura nė qytete e 14 Fshatra tė Bashkisė Rrėshen me fokus:
a.Ndėrtimin
e rrjetit tė ri tė Brendėshėm shpėrnadarės tė ujit tė pijshėm nė Qytet e
K.U.Z. pasi janė tejet tė amortizuara.
b.Ndėrtimi
i rrjeteve shpėrndarėse tė ujit tė pijshėm nė Lagje e Fshatra qė pėrfitojnė
nga ujsjellėsi i Barrgjanės.
c.Financimi
i rrugės Lidhėse me Autostradėn pėr Qytetin Rrėshen .
d.Ndėrtimi
i pritave malore nė Pėrrenjėt e Jakajve e Kulmes pėr tė eleminuar pėrmbytjet
e qytetit.
e.Forcimi
i strukturės Administrative e kalimi nė strukturė tip tė funksionimit tė
Bashkive Perėndimore (Me Zyrė Zhvillimi,Zyrė Ekoniomike, Zyrė
Shėrbimesh,Zyrė tė ndihmės ekonomike-Sociale, zyra e Tatim-Taksave tė
Bashkisė si dhe Zyra e Planifikimit tė Burimeve Njerėzore.
a. ndoja
Rrėshen me
23/05/2007
|