Cila eshte proçedura e zakonshme per
kryerjen e nje investimi nga ana e Bashkise?
Proçedura e zakonshme zhvillohet ne disa
etapa:
1.
Ne fund te çdo viti buxhetor, ne
varesi te kerkesave te parashtruara nga çdo
drejtori e Bashkise, Drejtoria e Buxhet -
Finances harton projekt - buxhetin financiar
te Bashkise per vitin pasardhes, ku nder te
tjera jane te planifikuara dhe investimet e
ardhshme qe do te kryhen;
2.
Ne shkurt - mars te vitit te ri ky projekt -
buxhet financiar kalon per miratim ne
Keshillin Bashkiak te Bashkise;
3.
Me miratimin e buxhetit financiar
fillon akordimi i fondeve te miratuara per
çdo ze te parashikuar ne kete buxhet, e
konkretisht dhe per çdo investim;
4.
Me pergatitjen e projekteve nga
Sektori i Projekteve, ky i fundit i dergon
ato ne K.Rr.T.Sh. per t’iu nenshtruar
oponences teknike;
5.
Me marrjen e miratimit nga
K.Rr.T.Sh., Drejtoria e Zhvillimit te
Urbanistikes ia kalon dosjet, nje nga nje,
me projekte te shoqeruara me preventivat dhe
relacionet teknike perkatese Drejtorise se
Prokurimeve e Menaxhimit te Pronave te
Paluajteshme Publike;
6.
Ne kete moment Sektori i Prokurimeve
Publike nis proçedurat perkatese te
tenderimit te ketyre investimeve, proçedura
te cilat variojne ne kohezgjatje ne varesi
te llojit te prokurimit, bazuar kjo
kohezgjatje ne legjislacionin ne fuqi;
Me perfundimin e proçedures se tenderimit,
shpallet subjekti fitues, lidhet kontrata e
sipermarrjes me te, nga ana e Bashkise, dhe
dosja i kalon Sektorit te Ndjekjes se
Investimeve, sektor i cili merret me
realizimin e tyre; |