REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

 

---
Home Keshilli Bashkiak Qytetar Nderi Lajmi i Fundit Dioqeza e Rreshenit
- Mirdita.net
Nendor Rreshen
H M M E P SH D
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
KULTURA
>  
>  
>  
>  
>  
>  

 
 Lidhjet
>  
>  

 

Ju rekomandojme  web...
> Mirdita.net
>  
>  
>  
------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
 
 
> Njoftime per tendera
> Plani i Rregullullues i Qytetit
>Komunikate per shtypin
 
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Policia Bashkiake
> Tatim-taksat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Bashkia Rrėshen nė aksion pėr reabilitimin e disa rrugėve dhe shesheve nė qytet.

Rrėshen. Prej tre ditėsh ka filluar puna intensive pėr zbatimin e disa prej ivestimve tė rėndėsishme nė qytet, me autoritet kontraktor Bashkia Rrėshen. Pas pėrfundimit tė proceduarve pėrkatėse ligjore, Kontraktuesi: “IDIPENDENT”sh.p.k.NIPT K-09112002-P,Q Rrėshen, ka filluar nga puna pėr ndėrtimin e njė rruge plotėsisht tė re, e identifikuar si Rruga Shtėpia e Oficerėve-Unazė. Ivestimi do tė nisė pranė shtėpisė sė oficerėve me lidhje nė bulevardin e qytetit, ndėrsa vijimi i saj do tė jetė pingul me shtratin e lumit Zme. Pas kėsaj rruga do tė marrė njė kthesė me drejtim cepin e urės kryesore qė lidhet me tregun e qytetit. Rruga do tė kalojė mes shtratit tė lumit dhe murit rrethues tė Katedrales sė Rrėshenit.  Vlera totale e kontratės ėshtė nė shumėn  3. 300 170 lek (pa TVSH), dhe 3 960 204 lek(me TVSH). Pas pėrfundimit tė kėtij objekti, qyteti do tė marrė njė frymėmarrje tė re pėr sa i pėrket qarkullimit tė mjeteve dhe njerzve, ndėrkohė qė do tė krijohet njė komunikim i ndėrsjelltė mes tregut industrial dhe atij ushqimor, i cili deri tani nuk ėshtė funksional, megjithėse janė shpenzuar miliona lekė pėr ndėrtimin e tij. Firma INDIPENDENT prej disa ditėsh ka filluar punime intensive pėr pėrfundimin e saj, brėnda kushteve tė kontratės. Fillimisht ėshtė hapur traseja nė pjesėn e parė tė segmentit rrugor, ndėrkohė po punohet nė hedhjen e shtresave tė para tė ēakullit dhe tė inerteve tė tjera.

Njė ivestim tjetėr i bashkisė Rrėshen, mjaft i rėndėsishėm pėr qytetarėt vijon tek pallatet e reja, nė ekstremin mė tė lartė tė qytetit, pranė lagjes “Reē”. Prej kohėsh aty ka qėnė krijuar njė situatė aspak komode pėr qytetarėt, banorė tė kėtyre pallateve. Pemėt apo dhe ferrat kanė ndėrprerė komunikimin mes pallateve tė kėsaj lagjeje. Por kjo situatė do tė zgjasė vetėm disa ditė, pasi bashkia me fondet e saj dhe me forca tė pėrqėndruara, ka nisur aksionin pėr ndryshimin rrėnjėsor tė situatės. Disa mjete tė rėnda kanė filluar qė tė prishin ndėrtimet pa leje, ndėrsa policia bashkiake ka marrė tė gjitha masat pėr mbarvajtjen e punės. Pikėrisht nė kėtė vėnd, vetėm pas njė muaji, tė gjitha pallatet do tė rrethohen nga rrugėt e asfaltuara dhe tė ndriēuara, ndėrsa sheshi para pallteve do tė shėndrrohet nė lulishte dhe ambiente ēlodhėse. Sipas pėrgjegjėsit tė gjerbėrimit pranė bashkisė Rrėshen, z. Gjovalin Jaku, tė gjitha ambientet pranė kėtyre pallateve pas pak kohėsh do tė prezantojnė njė situatė tė qytetėruar dhe mjaft  komode, pėr njė jetesė sa mė normale.

Po ashtu edhe nė rrugėn qė shkon pėr tek stadiumi i futbollit tė Rrėshenit, puna ka fillur me ritme tė shpejta pėr reabilitimin e kėsaj rruge. Na kjo rrugė do tė pėrfitojnė dhjetra familje tė cilat i kanė banesat nė Kodėr Jakaj. Por ajo ēfar ėshtė mė e rėndėsishme, ka tė bėjė me faktin se nuk do tė pėrsėriten mė ato pamje tė rėnda kur autoambulanca me tė sėmurė ne gjėndje tė rėndė, xhironin nė baltėn e madhe teksa shkonin pėr tė ēuar tė  sėmurėt pranė helikopterit tė cilėt zakonisht zgjedhin tė ulen nė fushėn e kėtij stadiumi.  Z. Ndokė Mrruku, pėrgjegjės i departamentit tė shėrbimeve pranė bashkisė sė Rrėshenit, thotė se pas pėrfundimit tė kėtij ivestimi situata do tė jetė krejtėsisht normale. Z. Mrruku thotė se po punohet intensivisht pėr reabilitimin e zonės nė tė gjithė komponentėt pėrbėrės tė saj. Nė fillim ėshtė bėrė sistemimi i ujrave tė bardha dhe kanaleve tė kullimit nė raste reshjesh. Mė pas po punohet me ritme tė shpejta pėr sistemimin e tė gjithė rrugės.

Por edhe sheshi pranė pikės sė vjetėr tė karburantit tė vjetėr, po i nėshktrohet njė rikonstruksioni tė plotė. I gjithė sheshi do tė shėndrrohet nė njė ambient me parametra cilėsorė ku edhe do tė shmangen edhe aksidentet e shumta nė kėtė zonė.

A. N