|
Shoqe tani, shoqe pergjithmone.
Dite
vere.
Po kthehem nga fusha e volejbollit ku isha
per nje ndeshje me shoqet. Kur mberrita ne
shtepi, ne kutine postare gjej nje pako me
nje mbishkrim shume te bukur, ku
shkruhet:"Shoqe tani,shoqe pergjithmone".
Per Jonen. E hap pakon, ne te cilen ka nje
album me fotografi te bukura, te cilat njera
pas tjetres me tregojne jeten ne qytetin e
lindjes. Para dy vitesh nderrova qytet dhe
me ka marre malli per ate qytet.
Me ka marre malli shume per shoqen time te
zemres, Inen. Ishte shoqe-moter. Menjehere
nxitoj te jape lajmin e mire prinderve.
Ata me tregojne se do te shkonim ne qytetin
e lindjes per nje vizite tek Ina. Une
gezohem shume dhe tere naten nuk ve gjume ne
sy.
Kur vjen mengjesi me diellin e shendritshem,
nxitoj per te makina qe eshte gati te niset.
Gjate gjithe rruges mendoj per Inen. Them me
vete: - Thua do te kete ndryshuar shume ?!
Mos valle eshte rritur me shume se une ?! A
mos ka ndonje shoqe tjeter ne vendin tim ?!
Gjithe keto pyetje s'kane te sosur pa e
takuar. Me ne fund mberritem. U hodha
perpjete nga gezimi.
- Mos bej si e cmendur. - me qorton mami.
- Permbaje pakez veten ! - me thote babai.
Makina ka ndaluar. Atje tej, ne lisharesen e
vjeter, po lekundet lehte-lehte Ina, duke me
pritur mua. Ajo duke fluturuar me krahe
hapur vrapon drejt meje.
- Ina sa me kishte marre malli !
- Oh Jona, me ne fund erdhe!
-
S'kishte si te ndodhte ndryshe.
- Babai yt na telefonoi dje dhe na tha se do
vinit.
- Nuk e imagjinon dot sa me kishte marre
malli. Mezi prisja te te takoja.
- Jam shume e lumtur qe je ketu, sepse
ndihesha shume e vetemuar pa ty edhe pse nuk
isha vetem.
- Ina, me pelqeu ideja qe me solle bllokun
tone te kujtimeve.
- Ndonjehere, kur ndihesha shume e vetemuar,
shikoja qiellin, rete dhe fotografite.
Fotografite me preknin shume dhe ja plasja
te qarit. Keshtu mendova qe gezimin e
pamjeve te tyre ta kishim te perbashket.
- Dhe kjo ishte e gjitha?
- Mmm! Po. Mua me duhej te mbaja premtimin.
Ne se te kujtohet para se te largoheshe i
beme nje premtim njera-tjetres. Kur te ishim
te bashkuara ta mbaje ti bllokun,ndersa kur
te ishim te ndara ta mbaja une. Une e mbajta
mjaft, tani erdhi koha ta mbash ti.
Sa tha keto fjale une ju hodha ne qafe
dhe te dyja vrapuam per ne shtepi.
Pasi ndenjem edhe pak kohe u larguam. Ate
dite ja kalova shume mire me Inen dhe nuk do
ta harroj kurre. Tani takohem me shpesh me
te dhe flasim per gjera te ndryshme. Une
gjithmone do ta kem shoqe prandaj dhe themi:
"Shoqe tani, shoqe pergjithmone".
Jonida KACORRI
Adresa: Rruga "At Gjergj Fishta"
Pas Hotelit te Vjeter
Klasa: VII-b, Shkolla Nr.2
Rreshen.
|