REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Bashkia Rrėshen nė “Java Europiane tė Demokracisė Vendore”

-Aktivitet i zgjeruar nė Hotel Tirana International-

  Bashkia Rrėshen mori pjesė nė panairin e organizuar nga shoqata e bashkive tė vendit nė Hotel Tirana International, me rastin e Javės Europiane tė Demokracisė Vendore me njė stendė tė posacme.

Stenda e bashkisė Rrėshen ka qenė njė pėrmbledhje nė dy pamje; anės promocionale tė bashkisė,duke u mbėshtetur nė slloganin “Mirdita nė mes tre kryeqyteteve”,si dhe anės funksionale tė saj, qė lidhej me autonominė vendore,aktet,instrumentet, partneritetet, dhe 10 pika intriguese nė “filozofia dhjetėshe!”,si dhe katėr dokumenta kryesorė tė njė pushteti vendorė, si Plani Strategjik, Profili i bashkisė, Plani Urban dhe projekti i Turizmit, ndėrsa nė njė vend tė dukshėm ėshtė stilizuar njė ekstrat i “Mirdita Aktuaristike” me autor Gjon Dedaj.  E gjitha kjo e punuar hijshėm nė “studion Petani. Pėrmbajtja dhe stilizimi kanė bėrė qė shumė vizitorė, ministra, si dhe vetė kryeministri Berisha tė qėndronin dhe vizitonin imtėsisht kėtė minipavion.

Pasi ka kaluar nėpėr stendat e disa bashkive tė vendit, Berisha ėshtė ndalur pėr disa caste tek ajo e Lacit ku ėshtė pritur nga kryebashkiaku Luigj Isufi dhe mė pas tek bashkia e Rrėshenit ku ėshtė takuar me kryetarin Gjon Dedaj, duke uruar pėr punėn e bėrė.

Kryeministri Berisha pas vizitės nė stendėn e Bashkisė sė Lacit ėshtė drejtuar menjėherė pėr tek stenda e Bashkisė Rrėshen. Ai filimisht ka takuar pėrzemėrsisht Kryetarin e Bashkisė z.Gjon Dedaj duke e pėrgėzuar pėr paraqitjen pikante nė kėtė panaier. Mė tej z. Berisha ka pėrshėndetur edhe stafin e Bashkisė Rrėshen i cili mundėsoi paraqitjen dinjitoze nė kėtė takim. Z. Gjon Dedaj duke shfrytėzuar momentin e komunikimit tė drejt pėrdrejtė me z. Berisha ju drejtua atij me fjalėt: Filimisht ėshtė rradha e falenderimeve pėr faktin tashmė tė njohur se Mirdita doli nga izolimi me rrugėn e Kosovės, por edhe me ndonjė kėrkesė pėr rrugėn e Burrelit nga qyteti i Rrėshenit. Kwtu Berisha ka ndėrhyrė me vendosmėri duke deklaruar: Rrugėn e Burrelit do e bėjmė, do e bėjmė sapo tė pėrfundojė projekti. Ndėrkohė z. Dedaj ka vijuar duke i kėrkuar Kryeministrit qė Mirditėn ta bėjė pjesė tė jetės akademike, duke hapur kėtu njė filial universitar. Z. Berisha pasi ėshtė menduar pak sekonda, me tė qeshur deklaroi se: atė do e bėjmė, aty do hapim njė fakultet tė filozofisė. Mė tej z. Berisha pasi ėshtė pėrshėndetur me stafin e Bashkisė Rrėshen ka vijuar pėr tek stenda e Komunės sė Shėnkollit.

Mė pas ai ka biseduar pėr disa minuta me kryetarėt e njėsive vendore tė Kallmetit dhe Shėnkollit, prefektin e Lezhės Llesh Marku, kryetarin e qarkut Bardh Rica, duke u ndalur gjėrėsisht rreth projekteve pėr tė cilat ai ka thėnė se ndihet i obliguar pėr zhvillimin e kėtij rajoni.

Berisha ėshtė ndalur gjatė tek pavioni i Kamzės si dhe pavione tė tjera ndėrsa ka mbajtur dhe njė fjalė me tė pranishmit, ndėrsa mė pas i ėshtė dhuruar njė tufė me lule me rastin e 65 vjetorit tė tij.

Kryeministri pushtetarėve vendorė: sa mė shumė projekte!....

  Nė takimin e mbajtur me drejtues tė shoqatės sė bashkive dhe atė tė komunave si dhe drejtues tė njėsive vendore nė vend nė Hotel Tirana International, ku ishin te pranishem dhe Ministri i Brendshem Lulezim Basha,a i i Arsimit Myqerem Tafaj, zv.ministri i brendshem F. Poni,etj, kryeministri i vendit Sali Berisha, ka dhėnė porosi pėr njė zhvillim tė vrullshėm tė rajoneve tė vendit dhe kjo nuk mund tė arrihet pa projekte. Kryeministri ka porositur pushtetarėt vendorė se motoja e Qeverisė do tė jetė pėr ta “projekte, projekte dhe sa mė shumė projekte” pėr tė zhvilluar nė mėnyrė tė qėndrueshme territoret e tyre.

Duke bėrė njė analizė tė gjerė tė punės qė bėjnė pushtetet vendore si nė bashki, komuna, rrethe, apo qarqe, ai ka pėrgėzuar pėr organizimin e Javės Europiane tė Demokracisė Vendore,organizim i parė i kėtij lloji nė Shqipėri.

Kryeministri ka pėrgėzuar pėr pjesėmarrjen e tyre nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm ambasadorė dhe pėrfaqėsues dipolomatikė nė Shqipėri si dhe donatorė tė shumtė ndėrkombėatrė qė kanė ndikuar fuqishėm nė konsolodimin e pushtetit vendor nė vendin tonė. Ndėrsa duke iu drejtuar pushtetarėve vendorė ai ka thėnė se Qeveria ju garanton njė partneritet tė shėndoshė si kusht jetik pėr realizimin e ėndėrrės europiane, ne duhet tė konsiderojmė kėtė javė si “javėn e demokracisė”,dhe se kėto katėr vite do tė jenė vitet e transformimit mė tė madh qė Shqipėria ka parė nė historinė e vet.

Por Berisha ėshtė ndalur gjatė nė pėrmirėsimin e treguesve tė autonomisė vendore, mėnyrės sė organizimit dhe rritjes sė efikasitetit nė shėrbimet ndaj komuniteteve,dhe se pėr kėtė do sigurojmė partneritet tė vazhdueshėm nė cdo fushė tė veprimit tonė, duke premtuar dhe shumfishim tė granteve. Ai ka theksuar se nuk mund tė ketė Shqipėri tė zhvilluar pa njė Shqipėri rurale tė zhvilluar.

Nė do tė krijojmė Fondin e Zhvillimit tė Rajoneve, tha kryeministri, duke porositur se pushtetet vendore duhet tė dijnė tė operojnė me plane, projekte tė sakta dhe ne si Qeveri garantojmė se cdo para ne investime do ta kalojė pėrmes sitės tuaj.

Si asnjėherė tjetėr Berisha i ka mėshuar faktit tė ndarjes sė fondeve me buxhet pėr investime duke siguruar transparencė,shpėrndarje tė ndershme dhe tė ekulibruar. Ka plot komuna qė lihen nė harresė nga buxheti, sic mė treguan nė Zapod tė Kukėsit,por ne nuk do ta lejmė kėtė mė tej.

Ndėrkohė u ka bėrė thirrje kryetarėve tė njėsive vendore tė ultėsirave tė mirpresin ata banorė qė vijnė nga zonat malore,duke sjellė si shembull pozitiv komunėn e Shėnkollit nė Lezhė, komunė e cila nga 8 mijė banorė tashmė ka arritur nė 18.000 dhe atje punohet shumė mirė nga ana urbane pėr integrimin e kėtyre banorėve tė ardhur nga zonat malore. Ne nuk kemi territor pėr tė braktisur dhe Shqipėrinė do e zhvillojmė harmonikisht, theksoj kryeministri.

Ndėrkohė ai u ka bėrė thirrje autoruiteve vendore pėr lėvizjet fiskale ta mirėkuptojnė atė, pasi nuk mund tė lejohet mė tej qė e tėrė ngarkesa e TVSH-sė t’i bjerė mbi supe vetėm bisnesit tė madh, ndėrkohė qė rreth 80 mijė bisnese nuk janė pėrfshirė nė kėtė mėnyrė taksimi. Ju duhet tė llogarisni humbjet qė pėsoni dhe ne do ua kompensojmė, por kėrkoj zero-tolerancė nga ju pėr sistemin taksor, pasi rezultojnė mijėra bisnese tė paregjistruara, gjė qė ka sjellė shkeljen e lirisė sė treguit.

E ndėrkohė porosia e dytė ka tė bėjė me taksėn e pronės, qė duhet tė jetė dhe burim kryesor i tė ardhurave tė njėsive vendore.

Duke pėrfunduar Beisha nuk ka harruar tė theksojė se nuk do tė ketė asnjė lloj diskriminimi nė ndarjen e buxhetit pėr investime, por duhet tė punohet mė mirė me projekte.

  Gj. Marku

A. Ndoja