REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Kėshlli Bashkiak miraton me shumicė votash strukturėn organike tė Bashkisė Rrėshen.

Kėshilli i Bashkisė Rrėshen nė mbledhjen e sotme ka miratuar me njė numėr tė konsiderueshėm votash tė projektit pėr strukturėn organike, praqitur nga kryetari i Bashkisė z. Ndue Gega. Nė fillim z. Ded Gjoka kryetari i kėtij kėshilli ka prezantuar rendin e ditės sė mbledhjes, dhe mė tej ka kėrkuar nga kėshilltarėt tė shprehen ndaj kėtij dokumenti tė rėndėsishėm, i cili ka pėsuar ndryshime tė konsiderueshme nga ai paraardhės.

Kėshilltarja Lindita Cupi ka kėrkuar tė ketė konsensus mes kėshillit dhe kryetarit qė ky projekt tė merrte ok-ej, pasi ishtin diskutuar gjatė nė komisionin pėrkatės.

Kryetari i Bashkisė z, Ndue Gega tha se ka 5-6 muaj qė drejtoj bashkinė ende me departamente qė pėr mendimin tim janė tė pa ligjshėm. Nė realitet shef departamenti-shefa zyre-specialist, prezantojnė njė zinxhir burokratik qe barazohej nė fund me asgjė. Mė sakte ka drejtorė qė nė tė vėrtetė janė tė pa punė. Zgjidhja qė kam paraqitur nuk ka kėndveshtrim politik, bashkia duhet tė reduktojė edhe mė shumė administratėn, por kjo do tė shikohet edhe nė vazhdim tė punės.

Z. Ndue Gega kritikoi faktin se deri tani bashkia nuk ka njė zyre juridike ku duhej tė filtrohen vendimet qė kėrkojnė konsulencė tė tillė. Edhe nė policinė bashkiake ka qėnė e pa ligjshme njė polic ne dispozicion, po ashtu edhe tre shofera, kur ka vetėm njė furgon.

Kėshilltari Ndrec Biba ka thėnė se nuk ishte dakort me projektin e paraqitur, madje do ta votonte atė kundėr, nėse nuk do tė kishte konsennsus pėr kėtė rast. Ai ka sjellė asi shėmbull pėr kėtė bashkimin mekanik sipas tij tė disa zyrave, duke i specifikuar ato rast pas rasti. Z. Biba tha se kėshtu nuk ka njė drejtim piramidal, dhe me strukturėn nuk shoqėrohet faturėn finaciare.

Kėshilltari Zef Simoni tha se jam pėr votimin dhe miratimin e strukturės sic na ėshtė paraqitur, pasi kjo ėshtė kosto politike e kryetarit, ndonėse shihet qartė se kėtu nė kėtė projekt nuk ka asgjė politike.

z. Pjetėr Pjetri kryetari i kėshilltarėve tė majtė tha se unė konstatoj pėrpjekje pėr ti pėrfshirė sa mė mirė tė gjithė sektorėt e bashkisė qė tė jenė sa mė funksionalė. Unė jam i pa kėnaqur pasi ka shumė pak shkurtime, por mendoj se kryetari i bashkisė ėshtė pėrpjekur qė tė jetė i kujdesshėm, pasi cdo largim ėshtė i vėshtirė nė kushtet kur papunėsia ėshtė e madhe. Z. Pjetri bėri thirrje qė struktura tė miratohet nga tė gjithė kėshilltarėt.

Nė pėrgjigje tė diskutimeve z. Ndue Gega ka theksuar se ėshtė e vėrtetė se nė ndonjė rast ka bashkime mekanike, por kjo ka qėnė e detyrueshme prej faktit se nuk mund tė ketė shef zyre me njė punonjės. Kjo mėnyrė ėshtė shumė korrekte, pasi nuk mund tė lejojmė department dhe pėrgjegjės sektori, pa asnjė punonjės.

Nė fund projekti ėshtė hedhur nė votim i cili ka marrė tė gjithė votat e kėshilltarėve, me pėrjashtim tė njė vote qė ka qėnė kundėr dhe e para deklaruar.

Mė tej janė kaluar lista e pėrfituesve tė ndihmės ekonomike, zgjedhja e kryetarit tė fshatit Tenė, si dhe ėshtė shtyrė pėr plotėsim procedurash kėrkesa e njė bisnezmeni nė fushėn e ndėrtimeve pėr plotėsim procedurash pėr ndėrtimin e njė 13 katėshi.

   A.  Ndoja, 18 janar 2012