REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

                              

                             Klubi kulturor “Mirdita”, bilanc i sukseshėm pėr 2009.

Fjala e Kryetarit Gjon DEDAJ

 Tiranė. Prej disa koėsh zėri i mirditorėve nė metropol ka ardhur duke u forcuar gjithnjė e mė shumė. Njė ndihmesė tė madhe nė kėtė drejtim po jep Klubi Kulturor “Mirdita” njė shoqatė tashė e njohur pėr aktivitetet e shumta tė saj, nė pėrmirėsimim tė imazhit tė mirditasve, pėrmes aktiviteteve tė shumta ku janė promovuar njerėz dhe vlera tė komunitetit tė mirditasve qė jetojnė e punojnė nė Tiranė dhe zona tė tjera. Njė ndihmė tė konsiderueshme nė kėtė drejtim ka dhėnė edhe komunitetit i mirditasve me banim nė Mirditė, kryesisht intelektualė tė njohur, njerėz tė pushtetit, artit dhe kulturės.

Kjo u evidentua edhe nė njė aktivitet pėrmbyllės tė vitit, ku anėtarė, drejtues, miq e ftuar tė shoqatės, u mblodhėn nė njė aktivitet nė Tiranė. Nė kėtė aktivitet mori pjesė edhe Kryetari i Bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj, i cili nė pėrshėndetjen e tij pėr tė pranishmit ka vėnė nė dukje se sfida e zhvillimit ekonomik kėrkon te bashkrendojmė instrumentet e sotem te bizneseve te perbashketa dhe te qendrueshme, pse jo seri sherbimesh   dhe nje tersi zevendesuesish qe do te shmangte zevendesimin e rreziqeve.

Ndėrsa Kryetarja e Klubit Kulturor “Mirdita” znj. Lindita Nikolla nė njė pėrmbledhje tė gjerė tė aktivitetit vjetor tė kėsaj shoqate ka evidentuar tė gjithė aktivitetin e saj.

Sipas kryetares Lindita Nikolla, aktiviteti i deritanishėn i shoqatės ka ndihmuar nė promovimin e vlerave historike dhe kulturore qė mbartin mirditorėt dhe Mirdita. Nė rrugėn e formatimit tė plotė tė shoqatės, nė pėrputhje me statutin e saj, e krijuar nė 17/08/2007, kryesia dhe forumet drejtuese janė orientuar drejt aktiviteteve promovuese e njohėse tė vlerave identitare tė trevės sė Mirditės si:

1. Dita e kulturės mirditore e konceptuar si njė ditė e hapur kushtuar pikave identitare reference si: Mirdita nė histori dhe etnokulturė, vėshtrim i shkurtėr mbi botimet e studiuesve tė ndryshėm mbi Mirditėn, ekspozitė fotografike e punime artizanale etj, realizuar nė qershor 2008.

2. Vlerėsimi dhe cilėsimi "Njeriu i vitit" tė personaliteteve mirditore realizuar nė dhjetor 2008, ku takimi festiv i fundvitit u shoqėrua me ndarjen e vleresimeve pėr dhjetė intelektualėve tė shquar me kontribute tė spikatura nga Mirdita.

3. Takimi pėrkujtimor pėr patriotin Prend Doēi realizuar nė shkurt tė 2009. Aktiviteti u pasqyruar dhe nė media

5. Bashkėpunimi me Bashkine Rreshen nė aktivitetin e dhenies sė titullit " Qytetar Nderi" i prof. Mark Tirta qė ėshtė dhe kryetar nderi I shoqatės realizuar ne mars 2009.

6. Bashkepunimi nė promovimin e botimit tė historianit Gjetė Ndoj realizuar nė maj 2009.

7. Takimi festiv i fundvitit dhe refleksione tė punės realizuar nė dhjetor 2009 si dhe propozime per te ardhmen.

Sipas kryetares Nikolla, kryetari i parė i shoqatės Sandėr Kovaci, si dhe anėtarėt e kryesisė Marte Pjetri, Ndue Tusha, Mark Rica, Bibe Doda, Kastriot Noli, Kastriot Melyshi, Ilir Marleka zgjodhėn qė shoqata tė rritej e forcohej pėrmes aktiviteteve edhe pse me buxhete modeste.

Asgjė nuk do tė ishte e mundur pa ndihmėn e disa donatorėve tė suksesshėm mirditore. Edhe takimi i sotėm mundėsohet sėrish nga kontributi i z. Llesh Pulajt dhe kartolinat e urimit nga Rafaela Rica.

Vetė Lindita Nikolla tha se nė detyrėn e kryetares sė shoqatės jam pėrpjekur tė lehtėsoj procese menaxhuese e investimi tė mrekullueshėm tė dhjetra e qindra bashkėpatriotėve tė mi, pėr tė ruajtur tė pastėr dhe tė vlerė shumcka qė na bashkon. Nė kėtė cilėsi, padyshim mendje e zemėr hapur, do tė doja t'ju parashtroja disa pika-fokus bashkėpunimi pėr tė ardhmen.

Pėr tė bėrė tė mundur eficencėn mendoj se ėshtė e domosdoshme ngritja e bordit tė donatorėve qė do tė mundėsojė:

a) krijimin e buxheteve tė aktivitetevedhe realizimit tė transparencės nė menaxhimin e tyre

b) vendosjen e aktiviteteve-prioritare nga projektet e miratuara nė  kryesi duke realizuar lidhjen me kete strukturė pėrmes  anėtarėsimit tė kryetarit tė bordit tė donatorėve.     

Nė fund  kryetarja Lindita Nikolla  bėri tė njohur pėr tė pranishmit kalendarin e aktivieteve pėr vitin 2010.

 

                Disa nga pikat mė kryesore tė kalendarit 2010 janė:

1)    Nxjerrja e gazetė (ose revistės) sė shoqatės.

2)    Krijimi i memorjes identitare tė vlerave mė tė spikatura kulturore – historike tė zonės  sė Mirditės.

 3)   Botimi"Bibliografisė sė Mirditės.

 4)   Promovimi i resurseve turistike tė Mirditės.

 5)  Mbėshtetja dhe inicimi i   nismave social – ekonomike nė zonėn e Mirditės.

Nė fund, Lindita Nikolla tha se ky projekt do tė pasurohet me kontributin Tuaj, si dhe me plane konkrete aktivitetesh tė paraqitura nė institucione dhe OJF tė interesuara pėr secilėn fushė.

Pėrgatiti: A. Ndoja