|
Koncerti Madhėshtor i Pranverės nė Kanada,
njė ėndėrr e realizuar me sukses.
Shėnime udhėtimi nga Gjin Dona
Kisha
dėgjuar prej kohėsh pėr angazhime tė
shumta por edhe pėr suksese tė njėrit prej
bashkqytarėve tanė z. Tonin Ndoja i cili
prej shumė vitesh jeton familjarisht nė
shtetin e Kandasė, tashmė qytetar me tė
drejta tė plota nė shtetin mjaft tė
zhvilluar qė me Europėn e ndan oqeani
Atlantik. Por rasti erdhi pikėrisht pėr tė
vizituar kėtė vėnd dhe pėr tė parė nga afėr
jo vetėm madhėshtinė e kėtij vėndi shumė
milionėsh, por edhe aktivitetin dhe
integrimin e shumė prej bashkqytetarėve tanė
kėtu.
Njė mundėsi e tillė erdhi pikėrisht falė
njė ftese tė bėrė pikėrisht nga bashkqyetari
ynė z. Tonin Ndoja, i cili u angazhua
seriozisht pėr sigurimin e vizave, duke
udhėtuar drejt ambasadės kandeze nė Romė, qė
mbulon Shqipėrinė. Ftesat dhe vizat ishin
pėr njė grup artistėsh tė mirnjohur si
Gėzim Nika, Maja Aliēkaj, Mimoza Gjikolaj,
humoristin e shquar Gezim Kruja, dhe aktoren
Rajmonda Marku.
Pėr masat e marra dhe angazhimin e madh pėr
mbarvajtjen e Koncertit tė Pranverės nė
Toronto, kishim mėsuar qė nė Rrėshen falė
teknologjisė elektronike, por kėtė e prekėm
sapo mbėrritėm nė aeroportin e Torontos.
Udhėtimi ynė nisi nė orėt e para tė datės 4
maj nga aeroporti “Nėnė Tereza” nė Rinas, ku
me tė njėjtėn linjė udhėtonte edhe aktori i
mirnjohur z. Gėzim Kruja dhe bashkėpunėtorja
e tij e mirnjohur e humorit shkodran,
Rajmonda Marku. Pas dy orėsh udhėtimi me
Luftansėn mbėrritėm nė Mynih tė Gjermanisė.
Pikėrisht aty u takuam me kėngėtaren e
mirnjohur Maja Aliēkaj e cila kishte
mbėrritur kėtu pas disa koncerteve tė
suksesshme nė Greqi. Pėr mė shumė se dy orė
qėndrojmė nė kėtė aeroport nė pritje tė
rinisjes sė udhėtimit mė shumė se 10 orėsh,
por koha kalon shpejt, falė humorit tė pa
pėrsėritshėm tė Gėzim Krujės, dhe mjaft
miqve shqiptarė qė prinsin pėr tė udhėtuar
nė drejtime tė ndryshme.
Pas mė shumė se 10 orė fluturimi mbi oqeanin
atlantik, avioni komod i Luftansės fillon
trakejtoren e zbritjes mbi Toronto, ndėrsa
duartrokitjet e gjata tė mbi 300 pasagjerėve
janė pėrshėndetje pėr pilotin pėr udhėtimin
dhe uljen e suksesshėm.
Pritja nė Toronto.
Ishte disi e veqantė pritja nė aeroportin e
Torontos. Sapo pėrfunduam procuderat
aeroportuale, u nisėm drejt portės dalėse, i
pari qė na uroi mirseardhjen ishte
organizatori i kėtij koncerti z. Tonin
Ndoja, por publiciteti i madh, bėri qė grupi
ynė tė binte nė rrjetėn e gazetarėve tė
TV-Pasqyra Shqiptare. Pikėrisht kėtu para
gazetarit Ilir Lena ne dhamė impresion e
para. Pėr mė shumė klikoni nė linkun e
mėposhtem:
Pritja
ne Kanda e artisteve nga Shqiperia, Kliko
ketu...
Akomodimi ynė u bė nė njėrin prej hoteleve
luksoze tė kėtij vėndi, i cili ishte
pronetuar mė para prej organizatorėve. Ėshtė
e pa mundur qėtė pėrshkruhet mes rrjeshtave
ajo cfar populli kandadez shumė milionėsh ka
ndėrtuar pėr qytetėrimin. Sic mėsuam kėtu,
Kanadaja ėshtė njė shtet multi – etnik. Aty
mund tė gjesh tė gjitha rracat njerėzore tė
botės, por qė nuk ka asnjė diferencė mes
tyre. Tė gjithė janė qytetarė tė botės dhe
pėr ta nuk ka kufinj rracorė, ngjyrash apo
mundėsish.
Vetėm pak minuta pasi u akomunduam nė
hotelin tepėr komod, makina na drejton pėr
tek Oregano-Pizza, njė lokal picerie mjat i
njohur dhe i frekuentuar nė zonėn Oakwille,
nė bregun e liqenit gjigand tė Ontarios
qė
ndan New-Yorkun, (SHBA) me Toronton. Koha
ėshtė mjaft e mirė dhe me diell pa ndonjė
ndryshim me motin qė kishim lėnė nė Rrėshen.
Nė lokal puna vijon pa pushim, por tė zotėt
e lokalit gjejnė mundėsinė pėr tė na
qėndruar sa mė pranė. Kemi pyetje tė shumta,
por edhe mall pėr gjithė ata bashkqytetarė
me tė cilėt jemi rritur dhe punuar bashkė,
por emigracioni ka lėnė gjurmėt e veta.
Tonini organizatori i kėtij eventi pėr tė
cilin kishim shkuar nė Kanada, megjithėse
mjaft i angazhur ndjehej shumė optimist.
Punon pa pushim, por edhe telefonin nuk e
heq nga dora. Janė shumė emigrantė shqiptarė
tė cilėt kėnė mėsuar pėr koncertin e
Pranverės, dhe kėrkojnė detaje tė reja,
megjithėse publiciteti ėshtė mjaft i madh,
falė teknologjisė elektronike dhe dhe
mbėshtetjes sė shumtė tė televizionit
shqiptar nė Kanada dhe gazetarit Ilir Lena
nga Elbasani.
Dita e dytė, kontakti me sallėn
Meeting-house.
Tė
nesėrmen udhėtuam drejt sallės ku do tė
kėndonim live pėr bashkqyertarėt tanė. Hapja
e portave pėrcolli njė emocion tė madh. Aty
mėsuam se kishin korrur suksese nė mėdha
kėngėtarė me famė botėrore si Celine Dion,
Eros Ramazoti etj. Pamjet madhėshtore
shoqėroheshin nga teknikat mė tė pėrsosura
tė tė audios. I gjithė grupi ynė u prit nga
drejtori i kėsaj salle koncertesh i cili
pasi na uroi mirseradhjen na siguroi se
koncerti ynė tė kishte sukses, pasi kishte
mbėshtetjen e dy bisnezeve tė njohura nė
Oakwille, si Oregano- Pizza dhe Artek –
Door, njė kompani gjigande nė fushėn e
prodhimit tė dyerve tė blindura qė tashme ka
hapur edhe filialin e saj nė Tiranė. Vizito
linkun:
Artek Door ne Shqiperi
Grupit tonė tashmė i janė bashkuar edhe
pjesa tjetėr qė vinte nga Amerika, si Gėzim
Nika, Tom Lleshi, Moza Gjikola me grupin e
tij orkestral etj.
Koncerti nė Meetinghouse.
Rreth orės
18 tė datės 8 maj 2010 ėshtė hapur sipari i
koncertit tė madh tė pranverės pėr
shqiptarėt e Kanadasė. E para qė ngjitet nė
skenė ėshtė Rajmonda Marku, aktore e teatrit
“Migjeni”, e shoqėruar nga Ergest Plaku nji
djalė i ri me profesionion finacier, por
mjaft skenik dhe prezantues dinjitoz.
Duatrokitjet e shumta i penguan pėr disa
minuta pėr tė uruar mirseardhjen dhe
prezantimin e grupit nga Shqipėria. Vizito
kroniken:
Kronika per koncertin ne
Kanada.
Mė
tej supriza e rradhės ka qėnė Kryetari i
Bashkisė z. Robert Burton. Fjalėt e tij
ishin mjaft miqėsore, mė miqesoret qė mund tė
ketė dėgjuar ndonjeherė ndonjė komunitet
emigrantėsh nga zyrtarėt e vendit pritės. Z.
Burton nuk ngurroi qė nga skena tė
deklaronte se kishte njohje tė hershme e
qytetarin shqiptaro-kandez z. Tonin Ndoja.
Ai tha se nė takimet e shumta
me
Ndojėn kishte diskutuar pėr Shqipėrinė dhe
problemet e emigrantėve shqiptarė nė Kanada.
Ai uroi sukse nė koncert dhe mė tej u ul tė
ndiqte drejt pėrsėdrejti nga salla koncertin
tonė. Kliko per te pare live fjalen e Robert
Burton:
Pershendetje e z. Rober Burton,
Kryetar i Bashkise kliko...
Sipari kėngėve u hap nga Gezim Nika dhe mė
tej u vijua nga Maja Aliēkaj, unė Gjin Dona,
dhe Moza Gjikola. Ky ishte blloku i parė pėr
tu vijuar me tej me humorin e pa
pėrsėritshėm tė Gezim Krujės dhe partneres
sė tij Rajmonda Marku. Kliko ne
Gezim Kruja gjate debutimit. Kliko...
Duket se emocioni
arriti
kulmin kur grupi debutues shkriu “kufinjtė”
gjeografike tė Shqipėrisė, teksa unė kėndoja
kėngėn labēe, dhe Maya Aliēkaj kėngėt
shkodrane. Mimi kendonte mjaft bukur kengėn
tropojane, ndėrsa Gezim Nika kengė tė
Shqiperise se mesme. Maya Aliēkaj vijoi
denjesisht me kenget e Shqiperisė se jugut,
ndėrsa Gezim Nika, unė dhe Mimi kompletuan
te gjitha krahinat mbarė shqiptare.Gjin
Dona live..Kliko....
Gjithshka live, pa CD nėn tingujt e
orkestrės sė udheheqėsit artistik i ketij
koncerti, Tom Lleshi. Kėnga live ishte
bukuria me e madhe e ketij koncerti. Herė
pas here mjeshtri i madh i humorit Gezim
Kruja elektrizoi te gjithė sallėn. Nė fund
njė mbyllje dinjitoze dhe njė ngulmim i madh
i spektatorėve pėr njė pėrshendetje nga
organizatori i kėti eventi madhėshtor z.
Tonin Ndoja.
Edhe pse
perdet ishin mbyllur, publiku nuk largohej,
duke na pritur deri nė fund. Gėzimi ishte i
pa pėrshkrueshem, ndėrsa interesimi i madh.
Ditėt nė
vijim realizuam vizita tė shumta objekte
krenari kanadeze, si Ujvara e Niagarės dhe
kulla e madhe Torontos. Nė fund edhe
kėngėtarėt me gjeografi mė tė madhe lėvizje
nėpėr botė, nuk ngurruan tė falenderonin
pėrzemėrsisht organizatorėt, pasi sipas tyre
ky ishte rasti i veqantė, njė skenė
dinjitoze me njė publik po aq dinjitoz.
Toronto
Maj 2010
|