|
“Eveniment” me hip-hop
-Koncert i tė rinjėve tė Rrėshenit-
“Eveniment” ėshtė titulluar show i
organizuar nė sallėn e pallatit tė Kulturės
Rrėshen ku performuan nė rrymėn hip-hop
grupi i ri NSA i qytetit tė Rrėshenit.
Njė
sallė e mbushur me tė rinj, dhe jo vetėm, ka
pėrjetuar me entusiazėm pėrcjelljen e bukur
tė njė kolazhi tė zgjeruar kėngėsh tė rrymės
hip-hop, tė punuar mrekullisht nga djemtė si
dhe tė masterizuar nė studio profesionale nė
Tiranė. Janė pėlqyer kėngėt “A jeni gati”,
“NSA kush janė?”, “Eveniment” e shumė tė
tjera, ndėrsa tė ftuar dhe grupi Street Dogs
nga Durrėsi, duke sjellė njė bashkėpunim tė
shkėlqyer tė grupeve tė kėsaj rryme muzikore
tė preferuar nga masa e rinisė.
Pjesė e koncertit ishin dhe grupe tė tjera
si Potencial, 2 B, TT. Dinastia 18 dhe
Rrecilba. Nė kėtė show, prezantuar me finesė
nga gazetarja e emisioneve muzikore Lorna
Hysa, pėrshėndetėn dhe kėngėtaret e reja nga
Rubiku dhe Rrėsheni Enida Pėrlala, Ilia
Jahja dhe Elsa Mrruku.
Fundi i kėtij show ka sjellė njė entusiazėm
tė lartė pėr tė pranishmit nė
sallė ndėrsa djemtė e NSA janė kėrkuar tė
pėrsėritin disa kėngė si “Jena Zheni....”
apo “Summer party”, qė u duartrokitėn dhe
kėrcyen gjatė nga masa e rinisė
Koncerti u organizua nėn kujdesin e
drejtorit artistik Gjergj Marku, sipas tė
cilit ky aktivitet do tė shėnohet si edicion
i rradhės qė ka nė programacionin e tij ky
pallat kulture pėr rryma tė ndryshme
muzikore, qoftė dhe ato qė duket sikur nuk e
joshin dhe aq publikun mirditor, por qė nė
fakt ky aktivitet tregoj se spektaklet e
organizuara me profesionalizėm
dhe
pėrkushtimi i tė rinjėve pėr tė qenė sė mė
afėr standarteve tė pranueshme moderne, mund
tė jenė pjese afektive e qytetarisė
mirditore.
Koncerti u ndoq me kersheri dhe nga shume
emigrante, te cilet tashme pas pushimesh ne
vendlindje, po u kthehen shteteve nga ata
kane ardhur dhe ku punojne e jetojne.
Flavia Maca
|