|
U zhvillua Konferenca Kombėtare me temė:
Sfida dhe praktika mė tė mira nė
Decentralizim.
Bashkia Rrėshen vlerėsohet pėr ndėrtimin e
Lanfieldit,bashkėpunimin me donatorėt dhe
websitin e saj zyrtar.
Fjala e z. Gjon Dedaj
Mė
3 mars 2011 nė Hotel Tirana International, u
zhvillua Konferenca Kombėtare me temė:
“Sfida dhe Praktika tė Mira nė
Decentralizim”, duke ju referuar mėsimeve qė
vijnė nga qarqet Shkodėr dhe Lezhė. Njė
konferencė e tilla u zhvillua me mbeshtetjen
e Agjensisė Zviceriane pėr Zhvillim dhe
Bashkėpunim SDC, programin per
decentralizimin lokal dlpd, intercorporation
dhe Ministrisė sė Brendshme tė Shqipėrisė.
Nė kėtė konferencė kanė pjesė ambasadorja e
shtetit tė Zvicrės znj. Yvana Enzler,
zv/ministri z. Ferdinad Poni, pėrfaqėsues tė
organizatave qė mbėshtesin procesin e
decentralizimit nė vėndin tonė si dlpd,
intercorporation, SDC, etj. Gjithashtu
pjesmarrės kanė qėnė drejtues tė njėsive
vendore tė qarqeve Lezhe e Shkodėr. I
pranishėm nė kėtė konferencė ishte edhe
kryetari i bashkisė Rrėshen z. Gjon Dedaj.
Konferenca e cila ėshtė moderuar nga Zana
Vokopola, ka nisur me fjalen e hapjse nga
ambasadorja e shtetit te Zvicrės nė Shqipėri
H. E Yvana Enzler. ajo ka theksuar
se Mbėshtetja Zvicerane pėr Shqipėrinė nisi
nė 1992 kur u hap Ambasada Zvicerane. Nė
1997 u hap nė Tiranė Zyra e Bashkėpunimit
Zviceran (SCO-A) menjėherė pasi Shqipėria u
shpall vend parėsor pėr asistencėn teknike
dhe financiare Zvicerane. Zvicra po asiston
tranzicionin dhe integrimin Europian tė
Shgipėrisė nėpėrmjet projekteve dhe
programeve dypalėshe dhe shumėpalėshe.Me
tej e ka marrė fjalėn zv/ministri pėr
pushtetin vendor z. Ferdinad Poni i cili ka
bėrė tė njohur strategjinė e ministrisė pėr
tė realizuar sfidėn mė tė rėndėsishme atė tė
decentralizimit tė pushtetit vendor, proces
i cili ka edhe mbėshtetjen dhe asistencėn e
kėtyre organizmave tė rėndėsishėm tė
specializuar nė kėtė fushė.
Znj. Voltana Ademi ka bėrė prezent tematika
nė fushėn e planifikimit strategjik dhe
menaxhimin financiar nė pushtetin vendor
duke ju referuar termave afat mesėm dhe
afatgjatė. Folės tė tjerė kanė qėnė Arben
Kopliku, Djana Bejko nga dlpd, Erind Kraja
nga FLAG, Arben Gjuraj kryetari i komunės
Dajē, tė cilėt kanė bėrė prezentė punėn e
tyre nė drejtim tė decentralizimit dhe
sfidave qė janė pėrpara pėr realizimin e
kėtij procesi.
Nė vijim tė konferencės ėshtė kaluar nė
prezantimin tematik nė fushėn e informimit
dhe komunikimit pėrmes njė dokumentari tė
titulluar “zyra me njė ndalesė” dhe
mekanizma tė tjerė tė informimit pėr njė
qeverisje efektive dhe tė pėrgjegjshme.
Gjatė
diskutimve
tė ndryshme nė kėtė panel tė rėndėsishėm
ėshtė vlerėsuar kontributi i Bashkisė
Rrėshen duke evidentuar si ndėr praktikat mė
tė mira, bashkėpunimin e ngushtė me
organizmat ndėrkombėtare dhe donatorėt e
huaj, ndėrtimin e njė landfieldi pėr
trajtimin e mbetjeve urbane, si dhe
ndėrtimin e njė website me cilėsi tė lartė
nė fushėn e informacionit tė pėrditėsuar.
Nė kėtė konfrerencė e ka marrė fjalė edhe z.
Gjon Dedaj i cili ka theksuar: “…Ne vijojme
te mbėshtesim ēdo iniciativ nga poshtė,
pasi dhe shoqėria civile dhe pushteti
vendor ecin nė varken e interesave te
perbashketa, dhe keto praktika tė mira
(best-practic) jane nje zhvillim progresiv
i nje pjese te Shqiperisė dhe nje kontribut
i partnereve spanjollė, francezė,
zvicerianė, austriakė, pėr tė qenė konform
dhe me sfiden europiane sa me afėr
qytetareve…..”
Lexo fjalėn e plotė….
Nė fund ėshtė inaguruar hapja e ekspozitės
ku janė afishuar praktikat mė tė mira tė
qarqeve Lezhė dhe Shkodėr.
a. ndoja
|