|
Konferenca kulturore: “Dosja
e dikaturės, tragjedia dhe Lavdia e Klerit
katolik”
Libri
“Dosja e Diktatures” e dr.Pjetėr Pepės,
ėshtė promovuar nė njė mėnyrė tė vecantė nė
Rrėshen si bashkėpunim i Shoqates sė tė
pėrndekurve politikė Mirditė, Bashkisė
Rrėshen dhe Institutit tė Integrimit tė ish
tė pėrndjekurve politikė. Nėn emėrtimin si
konferencė kulturore me temėn “Dosja e
Dikaturės“, Tragjedia dhe Lavdia e Klerit
katolik”, kjo veprimtari studimore ėshtė
ndjekur nga banorė tė qytetit, intelektualė,
nxėnės tė shkollave, antarė tė shoqatės tė
tė pėrndjekurve politikė etj. Konferenca
ėshtė moderuar nga N/Kryetari i Shoqatės
Kombetare tė ish tė pėrndjekurve Politike
anti-komunistė z. Gjergj Marku.
Z. Lekė Shtinja, sekretar i pėrgjithshėm i
shoqatės sė Mirditės, tha se pėr realizimin
e kėsaj konference ėshtė punuar pėr mė shumė
se 15 ditė nga njė bord i zgjedhur drejtues,
i cili pėrbėhen nga Gjon Nikoll Deda,
kryetari i degės sė Mirditės, Lekėsh
Shtinja, Skender Qendro, kryetari i shoqatės
kombėtare, Simon Miraka drejtori i
Institutit tė ish-pėrndjekurve politike.
Sipas z. Shtinja ėshtė marrė kontakt me
Akademinė e Shkencave ku na janė vėnė nė
dispozicion historianė tė mirnjohur si Kolec
Topalli e Uran Butka. Ai tha se ėshtė
zgjedhur pikėrisht Mirdita pėr kėtė
konferencė pėr arsye tė genocidit tė pa
shembullt nė kėtė trevė, por edhe pėr faktin
se dega e Mirditės ėshtė mjaft aktive nė
pėrpjekje pėr tė integruar sa mė shumė kėtė
shtresė nė gjirin e shoqėrisė shqiptare.
Dega e Mirditės ka qėnė mjaft e suksesshme
edhe pėr faktin se nė ēdo kohė ka
bashkėpunuar ngushtė me inteligjencėn e
Mirditės, pa bėrė asnjė dallim me bindjet
partiake tė tyre.
Konferencėn e ka hapur z. Gjon Nikoll Deda,
kryetari degės sė Mirditės, ndėrkohė
qė
pas pėrshėndetjers sė tij ka referuar z.
Kolec Topalli,i cili u ndal nė vecansitė e
krahinės sė Mirditės si krahina ku terrori
ka qenė i pashembullt ashtu si dhe
rezistenca e nacionalistėve tė kėtyre anėve.
Ai ka artikuluar faktin se pėrse duhen hapur
dosjet,qė e keqja tė mos pėrsėritet mė,si
dhe pėr tė lehtėsuar dhimbjet e mijėra
shqiptarėve tė lincuar,burgosur,vrarė e
persekutuar nė regjimin komunist dhe pėr tė
patur njė shoqėri te integruar.
Historiani Uran Butka ėshtė ndalur mė
pėrshkrime dokumentare tė asaj qė ai e ka
quajtur si lufta civile e zhvilluar nė
Shqipėri pėrgjatė luftės sė dytė
botėrore,dhe ku Mirdita spikat mė sė tepėrmi
nė evidentimin e kėtij karakteri. Referuar
materialeve tė shumta ai ka deduktuar
konkluzione qė vijnė pėr herė tė parė
pikėrisht mbi atė cfarė ka ngjarė nė Mirditė
gjatė Luftės sė Dytė boterore,ndaj sipas tij
persekucioni komunist nė kėtė krahinė nuk
mund tė shihet e trajtohet vetėm pas viteve
1944,madje gjeneza duhet kėrkuar tek kjo
luftė civile qė u soll dhe nė Mirditė nga
Partia Komuniste.
Nė kumtesėn e tij kryetari i bashkisė
Rrėshen Gjon Dedaj,e ka parė nė njė
kėndvėshtrim mė specifik atė cfarė ka
ndodhur nė Mirditė dhe qė mund tė pasurojė
kėtė Dosje tė madhe,duke u shprehur se: “Duke
pare mirė e me kujdes, pėrtej ndonje
ndjesie tė fortė reminishence a fillestare,
ne nuk do mundemi pothuajse asnjėherė te
ikim nga njė kujtesė e detajeve dhe njė
pjesė e jona e di mirė, se gjėrat nė tė
vėrtetė nuk janė tamam kėshtu sikurse na i
kane servirur ata qe duan te harrojne
shkakun e nje Mirdite te ndaluar per me
shume se 60 vite ne kapercyell te shekujve
XX –XXI.
Perballe perpjekjeve
te panderprera per te “spėrkatur” vendin
dhe organizimin tone politiko-social me njė
substancė tė panjohur neodiktature,
pavaresisht vuajtjeve dhe persekutimit te
thelle kur autoritetet zyrtare mohuan tė
kishin dijeni pėr ekzistencėn e tmerrit
social, persekutimin shumeformesh dhe me
shume trebrezash, posacerisht sa lidhet me
Klerin Katolik, nevojiten bashkekomunikime
te tilla per nderuar viktima krejtesisht te
pafajshme, pasardhes te te cileve gjenden ne
kete salle, ne gjithe Mirditen dhe ne mbare
Shqiperine, si kontribues per t’i shkurtuar
jeten diktatures me te ashper komuniste”...
Lexo fjalimin e plote te z. Gjon Dedaj.
Konferencėn e ka pėrshėdentur dhe kryetari i
shoqatės sė tė pėrndjekurve antikomuniste
Skėnder Qendro dhe drejtori i Institutit tė
ish tė pėrndjekurve politikė Simon Miraka,qė
kanė falenderuar degėn e shoqatės nė Mirditė
pėr tė tilla aktivitete studimore,duke
kėrkuar qė kjo dosje e tmerrshem e krimeve
tė komunizmit tė pasurohet dhe tė mos rrijė
e fshehur nė errėsirė, pėr tė patur njė
integrim tė natyrshėm dhe real tė shoqėrisė
shqiptare nė rrjedhat europiane.
A.
Ndoja
Gj. Marku
|