REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

BASHKIA RRĖSHEN

---
Home Keshilli Bashkiak Biznesi ne Mirdite Lajmi i Fundit Shtypi
- Mirdita.net
Prill Rreshen
H M M E P SH D
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 16 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            

 

 
Qyteti e territori
>  
 
>  
>  
>  
 
>  
>  
>  
>  
>  
---------
Historiku
COMUNE
> Stafi
> Keshilli Bashkiak
> Gjendja Civile
> Asistenca Sociale
> Arti & Kulture
Sherbime te Qytetarit
> Formularet
> Dokumentacioni per leje dhe sheshe ndertimi
> Njoftime per tendera
 
Si dhe ku Jemi!
>

Shoqatat

> Bankat
> Shendetsia
> Arsimi
>

Ambienti

> Transporti
> Pensioni
> Studentat
> Ansambli Mirdita
> Sporti

 

 
 

 
-

 

Rrėsheni, njė javė me Korpin e Krishtit

Fjala pershendetese Ipeshkevit Palmieri

Fjala pershendetese e Gjon Dedajt

 

RRĖSHEN. Prej tri vitesh komuniteti i Rrėshenit feston Korpin e Krishtit pas njė bashkėpunimi nė mes bashkisė dhe Dioqezės Rrėshen. Kėtė vit moto e kėsaj feste lidhej me faktin se pėrtej pengesave qė ndeshen ndaj ēdo “ecje-bashkimi”, i krishteri nuk shkurajohet dhe vazhdon tė propozojė shenja miqėsie, vėllazėrie, uniteti, dashurie reciproke, besuese nė Zotin e pranishėm nė Eukaristi: shenjė e dashurisė dhe shteg bashkimi.

Qytetarė tė shumtė tė gjitha moshave iu bashkuan kėsaj feste qė tashmė po kthehet nė traditė nė Rrėshen e mė gjerė, qė nga aktivitetet e shumta civile si konkurse,olimpiada,spektakle tė tė rinjėve, ekspozita me piktura dhe etnografi, si dhe meshat fetare nė  katedrale tė udhėhequra nga udhėheqėsi shpirtėror i dioqezės ipeshkvi monsinjor Cristoforo Palmieri.

Jashtė vėmendjes sė kėsaj jave nuk mbeten dhe ditė tė caktuara pėr shėrbimin ndaj tė sėmurėve tek spitali dhe njerėzve nė nevojė tė qytetit dhe fshatrave, adhurimi eukaristik, dhe lutjet e tė rinjėve vincensianė.

Dita e fundit e fetės si epilog i saj ngėrtheu njė gamė tė gjerė veprimtarish tė larmishme qė nga procesioni pėrgjatė rrugėve kryesore tė qytetit dhe mė pas spektakli teatror i  trupės “Ilirikum” tė Shkodrės, titulluar “Vincenci, Luiza dhe ne”. Qytetarėt e shumtė iu gėzuan dhe performancave interesante tė grupeve tė tė rinjėve vincencianė tė Durrėsit,Shkodrės,Lezhės, Mollasit, Durrėsit dhe shume famullive tė Kosovės.

Ndėrsa pas meshės sė shenjtė tė pasdites tė udhėhequr nga imzot Palmieri, procesioni ka kaluar nė sheshin e qytetit ku janė bėrė pėrshėndetjet e rastit nga drejtuesi i dioqezės dhe kryetari i bashkisė Rrėshen Gjon Dedaj, si dhe bekimi i kėsaj feste mbarėpopullore.

Ndėrkaq nė pallatin e kulturės grupi Eagle Dance,te drejtuar nga koreografi i talentuar lezhjan Gazmend Goelmi dhe kėngėtare tė rinj nga Lezha dhe Mirdita, pėrmbylėn kėtė javė veprimtarish me njė show emocionues pėr qytetarėt e shumtė.

A.Ndoja